Kosova - Women 4 Women

Call Directions Website

Kosova - Women 4 Women By utilizing skills, knowledge, and resources, women will be able to create sustainable change for, themselves, their families, and community.

KW4W supports the marginalized women in Kosovo to earn and save money, improve health and well-being, influence decisions within the family and community, and connect to networks for support. Our mission is to support the marginalized women in Kosovo to earn and save money, improve health and well-being, influence decisions within the family and community, and connect to networks for support.

14/10/2026

Një projekt i rëndësishëm, i realizuar nga një ekip i përkushtuar, me vajzat dhe për vajzat, për të ardhmen e tyre dhe mundësitë që meritojnë.

“Her Path, Her Skills” përmbyllet me mesazhin se çdo vajzë duhet të ketë mundësinë të zgjedhë profesionin që dëshiron, të ndjekë pasionin e saj dhe të ndërtojë një karrierë të qëndrueshme.

Faleminderit donatorëve, partnerëve, nxënëseve, mësimdhënësve dhe prindërve për besimin dhe përkushtimin. Së bashku, fuqizuam bindjen se arsimi profesional është më shumë se një diplomë: është një hap drejt punësimit dhe një të ardhmeje më të mirë.

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

14/10/2026

Pjesë nga paneli i diskutimit “Nga Arsimi në Punësim: Ndërtimi i Rrugëve për Vajzat në IAAP” në kuadër të konferencës përmbyllëse të projektit “Her Path, Her Skills” - “Duke Thyer Barrierat, Duke Ndërtuar të Ardhmen: Vajzat në IAAP” organizuar nga Kosova – Women 4 Women (KW4W) në partneritet me LuxDev dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut.

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

14/10/2026

Ka qenë kënaqësi e vecantë me punu me qindra vajza në pesë komuna të ndryshme, për t’i informuar ato për rëndësinë dhe mundësitë që ka shkolla profesionale në profilizimin profesional, zhvillimin e shkathtësive, qasjen e menjëhershmë ne tregun e punës dhe karrierë të qëndrueshme!

Ardiana Maraj - Koordinatore e Projektit, K-W4W

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

14/10/2026

Jemi të lumtur që sot kemi gjithnjë e më shumë vajza, që vijojnë studimet në inxhinieri dhe shkenca ekzakte, që dikur në shoqërinë tonë, ka qenë tabu!

Anita Kadriu - Drejtoreshë e Departamentit të Arsimit Parauniversitar, MASH

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

14/10/2026

Pas cdo vajze që ulet në bankën e shkollës, që hap një libër, që ngre dorën për të bërë një pyetje, që ëndërron për profesionin e saj të ardhshëm, qëndron një potencial i jashtëzakonshëm!

Azize Sekiraqa – Heta Zyrtare e Lartë për Barazi Gjinore, MASH

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

14/10/2026

Investimi në të drejtat e vajzave, nuk është vetëm cështje barazie. Është gjithashtu një nga mënyrat më efektive, për të ndërtuar familje më të forta, komunitete më të qëndrueshme dhe një ekonomi më gjithpërfshirëse!

Giovanni Tordini
Përfaqësues Rezident në Kosovë, Lux-Development

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

14/10/2026

Nuk duhet që në asnjë mënyrë t’i mësojmë vajzat që ta përshtatin të ardhmen e tyre, me kufizimet që ua vendos shoqëria!

Edi Gusia - Drejtoreshë Ekzekutive, Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Kryeminstrit

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

Edukimi dhe aftësimi profesional janë çelësi për pavarësi ekonomike dhe të ardhme të barabartë. Kosova Women 4 Women kis...
12/10/2026

Edukimi dhe aftësimi profesional janë çelësi për pavarësi ekonomike dhe të ardhme të barabartë. Kosova Women 4 Women kishte nderin te punonte disa muaj me mijëra vajza në shumë komuna, për t’i frymëzuar ato të zgjedhin profesionet e së ardhmes.

Sot në konferencën përmbyllëse të projektit “Her Path, Her Skills” - “Duke Thyer Barrierat, Duke Ndërtuar të Ardhmen: Vajzat në IAAP”, ndamë sukseset në fuqizimin e vajzave dhe promovimin e mundësive të barabarta.

Po ndajmë me ju këtë album fotografish nga kjo ngjarje.

12/10/2026

Në kuadër të konferencës përmbyllëse të projektit “Her Path, Her Skills” - “Duke Thyer Barrierat, Duke Ndërtuar të Ardhmen: Vajzat në IAAP” organizuam edhe një panel diskutimi: “Nga Arsimi në Punësim: Ndërtimi i Rrugëve për Vajzat në IAAP” me panelistë: Ariel Shaban - Përfaqësues i Sektorit Privat, Valbonë Beka - Këshilltare për orientim në karrierë, Anita Kadriu - Drejtore e arsimit parauniversitar, Sahare Krasniqi - Nxënëse nga shkolla profesionale“Ismail Dumoshi” Obiliq, Saranda Musa - Role Model dhe me moderimin e Laura Cakolli.

Panelistët ndanë pervojën e tyre personale dhe profesionale për rëndësinë e shkollimit profesional.

Shkolla profesionale nuk është vetëm një diplomë!

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

12/10/2026

Kosova – Women 4 Women (KW4W) në partneritet me LuxDev dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut, ka organizuar sot Konferencën përmbyllëse të projektit “Her Path, Her Skills” - “Duke Thyer Barrierat, Duke Ndërtuar të Ardhmen: Vajzat në IAAP”, për të shënuar punën disa mujore, dedikuar shkollimit profesional të vajzave dhe mundësitë që ato kanë në tregun e punës.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit, donatorët dhe institucionet tona, që dhanë kontribut në këtë ngjarje, kaq të rëndësishme për të ardhmen e vajzave.

Shkolla profesionale nuk është vetëm një diplomë!

Zgjedh aftësitë, ndërto të ardhmen!

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38345266267

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova - Women 4 Women posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share