05/08/2026
OTKT dhe MDA diskutojnë organizimin e Samitit të Ballkanit
Drejtori Ekzekutiv i Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), Meriton Sunduri, dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg, zhvilluan një takim me CEO’n MDA-së (Management Development Associates), Driton Dalipi, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit lidhur me organizimin e Samitit të Ballkanit i cili planifikohet të mbahet në muajin tetor.
Në takimin e mbajtur sot në zyrat e OTKT-së u diskutua organizimi i Samitit të Ballkanit, në të cilin parashihet të marrin pjesë përfaqësues të qeverive të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Driton Dalipi theksoi se, në kuadër të Samitit të Ballkanit që organizohet nga MDA, synohet krijimi i një platforme ku vendet pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të prezantojnë projektet e tyre, të zhvillojnë diskutime tematike, si dhe të realizojnë takime të strukturuara të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit në formatet B2B (Biznes me Biznes), G2B (Qeveri me Biznes) dhe koncepte të tjera të ngjashme.
Nga ana e OTKT-së, Meriton Sunduri dhe Esin Muzbeg prezantuan strukturën dhe misionin e Odës, duke theksuar se do të informojnë anëtarët e saj për Samitin e Ballkanit, si dhe organizatat partnere me të cilat bashkëpunojnë në rajon, përveç palëve të tjera të interesuara që mund të përfshihen në këtë iniciativë.
Gjatë Samitit të Ballkanit pritet të trajtohen tema me rëndësi strategjike, si transporti, mjedisi, energjia, qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale, Lojërat Mesdhetare 2030, industria, shërbimet digjitale dhe bujqësia. Gjithashtu, do të vlerësohen potencialet investuese dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
--
KTTO-MDA, Balkan Zirvesini Görüştü
KTTO İcra Müdürü Meriton Sunduri ve Genel Sekreteri Esin Muzbeg, MDA (Managment Development Associates) CEO’su Driton Dalipi ile Ekim ayında düzenlenmesi planlanan Balkan Zirvesi konusunda işbirliği olanaklarını görüştü. Bugün KTTO ofisinde yapılan toplantıda, Kosova, Arnavutluk ve Kuzey Makedonya hükümet temsilcilerinin katılımıyla düzenlenmesi planlanan Balkan Zirvesi ele alındı.
Driton Dalipi, MDA olarak organize ettikleri Balkan Zirvesi kapsamında, ilgili ülkelerin projelerini sunabileceği, tematik tartışmaların yapılabileceği ve B2B, G2B ve diğer konseptlerde eşleştirme görüşmelerinin yapılabileceği bir platform sunmayı hedeflediklerini dile getirdi.
KTTO’dan Sunduri ve Muzbeg, Oda’nın yapısını ve amacını anlatarak, Balkan Zirvesine ilişkin bilgilendirmeyi, başta üyeleri ve bu bölgelerde işbirliği içinde olduğu paydaş kuruluşlarının yanı sıra ilgili olabilecek diğer paydaşlara da duyuracağını dile getirdiler.
Balkan Zirvesinde, Ulaştırma, Çevre, Enerji ve Yapay Zeka Data Merkezleri, 2030 Akdeniz Oyunları, Sanayi, Dijital Hizmetler ve Tarım konularının ele alınması ve üç ülke için yatırım potansiyellerinin değerlendirilmesi öngörülüyor.