Shoqata e Gjahtarëve "GOLLAKU"

Shoqata e Gjahtarëve "GOLLAKU" SHOQATA E GJAHTARËVE "GOLLAKU"

25/07/2026

SH.GJ ”GOLLAKU”
SH.GJ “KAPROLLI”

Shoqata e Gjahtarëve “GOLLAKU” – KeqekollëNJOFTIMTë gjithë anëtarëve të rregullt të shoqatës i njoftojmë se më datën 25....
21/04/2026

Shoqata e Gjahtarëve “GOLLAKU” – Keqekollë
NJOFTIM

Të gjithë anëtarëve të rregullt të shoqatës i njoftojmë se më datën 25.04.2026, në ora 10:00, do të mbahet ekspozita e zagareve (qenëve të gjuetisë) në fshatin Grashticë (te stadiumi sportiv).

Të gjithë gjahtarët janë të obliguar të jenë prezent me zagaret e tyre për t’u pajisur me librezat e zagareve (qenëve të gjuetisë); në të kundërtën nuk do të kenë mundësi që në teren (vendgjueti) “Prishtina 1”, “Prishtina 2” dhe “Prishtina 3” t’i lëshojnë zagaret e tyre.

Mbetemi me shpresë se thirrjes do t’i përgjigjeni pozitivisht.

Me vete duhet të keni:

* Librezen e anëtarësisë së shoqatës dhe
* Nga 2 foto të zagareve

Me respekt!

Të nderuar anëtarë të Shoqatës së Gjuetarëve “GOLLAKU” – Keqekollë,Në bazë të Vendimit të MPBZHR-së, shpallet i mbyllur ...
27/01/2026

Të nderuar anëtarë të Shoqatës së Gjuetarëve “GOLLAKU” – Keqekollë,

Në bazë të Vendimit të MPBZHR-së, shpallet i mbyllur Sezoni i Gjuetisë për periudhën 2025/2026, për të gjitha llojet e kafshëve të egra, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sezoni i gjuetisë ishte i hapur sipas Vendimit me Ref. KM123/2025, të datës 26.09.2025, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 11/2007, për Sezonin e Gjuetisë, të datës 14.09.2007, dhe mbyllet në interes të ruajtjes dhe mbrojtjes së faunës së egër.

Sezoni i Gjuetisë shpallet i mbyllur duke filluar nga data 02 shkurt 2026.

Bazuar në këtë vendim, ju njoftojmë se Shoqata e Gjuetarëve “GOLLAKU” – Keqekollë do të ndërpresë dhe mbyllë zyrtarisht Sezonin e Gjuetisë për vitin 2025/2026.

Ky njoftim bëhet për qëllime informimi dhe evidencimi institucional.

NjoftimDuke u bazuar në Vendimin e Hapjes së Sezonit të Gjuetisë nga MPBZHR, të datës 26.09.2025, Shoqata merr vendim që...
11/12/2025

Njoftim

Duke u bazuar në Vendimin e Hapjes së Sezonit të Gjuetisë nga MPBZHR, të datës 26.09.2025, Shoqata merr vendim që t’i njoftojë të gjithë gjahtarët anëtarë në SHGJ “GOLLAKU” – Keqekollë, respektivisht vendgjuetinë “Prishtina 3”, se ndërpritet gjuetia në lepur nga data 30.11.2025.

Vendimi është marrë duke u bazuar në PM 1-vjeçar 2025–2026 për vendgjuetinë “Prishtina 3”.

Të gjithë gjahtarët që nuk e respektojnë këtë vendim të Shoqatës do të gjobiten dhe ekziston mundësia që në të ardhmen të mos jenë pjesë e Shoqatës.

Address

Keqekollë
Pristina
10000

Telephone

+38344277105

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Gjahtarëve "GOLLAKU" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Gjahtarëve "GOLLAKU":

Shortcuts

Share