Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë

Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë Organizata u themelua në Janar 2012, nën mbështetjen profesionale të profesionistëve nga fusha e Psikologjisë, Psikiatrisë dhe Edukimit.

Të dashur miq,Me shumë mirënjohje falënderojmë Distriktin Rotarian 2485 Shqipëri Kosovë për mbështetjen e tyre të çmuar ...
30/04/2026

Të dashur miq,

Me shumë mirënjohje falënderojmë Distriktin Rotarian 2485 Shqipëri Kosovë për mbështetjen e tyre të çmuar ndaj ANAK dhe degës së organizatës Autizmi në Prizren, përmes organizimit të një mbrëmjeje bamirëse dhe mobilizimit të fondeve për fëmijët me autizëm.

Jemi veçanërisht mirënjohës që për ANAK janë mbledhur 3,500 euro një kontribut i rëndësishëm që ndihmon drejtpërdrejt në vazhdimin e shërbimeve për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për mbështetje.

Në një kohë kur sfidat janë të shumta dhe mbështetja institucionale shpesh mungon, solidariteti dhe angazhimi i komunitetit bëhen thelbësore. Veprime të tilla nuk janë vetëm ndihmë financiare ato janë një mesazh i fuqishëm se këta fëmijë dhe familjet e tyre nuk janë vetëm.

Një falënderim i veçantë për Florentina Dushi, si guvernatore për këtë vit, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e vazhdueshëm. Vlerësojmë veçanërisht përpjekjet e saj për të na mbështetur jo vetëm financiarisht, por edhe përmes krijimit të mundësive për bashkëpunime dhe mbështetje profesionale nga rrjeti i Rotaryanëve jashtë vendit.

Faleminderit për besimin, përkushtimin dhe humanizmin që treguat. Kontributi juaj ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e shumë fëmijëve dhe familjeve.

Së bashku, bëjmë ndryshimin.

Procesi i ndërhyrjeve terapeutike në organizatën tonë përfshin rivlerësimin e vazhdueshëm të Planit Individual të Punës,...
30/04/2026

Procesi i ndërhyrjeve terapeutike në organizatën tonë përfshin rivlerësimin e vazhdueshëm të Planit Individual të Punës, duke përcaktuar objektiva të reja sipas nevojave dhe progresit të secilit fëmijë.

Kjo qasje mundëson monitorim dhe përshtatje të vazhdueshme, duke ofruar mbështetje të individualizuar për përmirësimin e tyre.

Shërbimi ofrohet pa pagesë në kuadër të projektit “Mirëmbajtja e shërbimeve terapeutike profesionale për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre”, i financuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ANAK, në bashkëpunim me organizatat Autizmi dhe Autizmi Fle...
02/04/2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ANAK, në bashkëpunim me organizatat Autizmi dhe Autizmi Flet, organizoi një marsh ndërgjegjësues me qëllim rritjen e vetëdijes dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen personat në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre.

Marshi solli bashkë qytetarë, prindër dhe aktivistë për të kërkuar më shumë mbështetje dhe përfshirje për këtë komunitet.

Në bashkëpunim me ZQM, u mbajt një konferencë e cila shërbeu si hapësirë diskutimi ndërmjet ofruesve të shërbimeve, institucioneve dhe profesionistëve, për të adresuar nevojat dhe për të propozuar zgjidhje konkrete. Një ndër fokusët kryesorë ishte avancimi i procesit për miratimin e Projektligjit për të Drejtat, Vlerësimin, Trajtimin dhe Njohjen e Statusit, si dhe për Shërbimet dhe Përfitimet për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Gjatë këtyre aktiviteteve, ritheksuam angazhimin tonë për të avokuar për të drejtat dhe mirëqenien e personave në spektrin e autizmit në Kosovë.

02/04/2026

🔊𝗞𝗢𝗠𝗙: 𝟭𝟬 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝘃𝗼𝗻𝗲𝘀𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗹𝗶𝗴𝗷 𝗷𝗲𝘁𝗶𝗸 - 𝗙𝗲̈𝗺𝗶𝗷𝗲̈𝘁 𝗺𝗲 𝗮𝘂𝘁𝗶𝘇𝗲̈𝗺 𝗲𝗻𝗱𝗲 𝗽𝗮 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗮𝗿𝗮𝗻𝘁𝘂𝗮𝗿

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF rithekson sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen fëmijët në spektrin e autizmit dhe prindërit e tyre, në realizimin e të drejtave të tyre themelore.

Fëmijët në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre vazhdojnë të përballen me mungesë të shërbimeve cilësore dhe të qasshme në sektorët kyç, si shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi. Sfidat janë veçanërisht të theksuara në identifikimin dhe vlerësimin e hershëm, si dhe në sigurimin e ndërhyrjeve të hershme, të cilat janë vendimtare për zhvillimin e fëmijëve me autizëm.

Shpenzimet financiare që familjet duhet të përballojnë për të siguruar shërbimet e domosdoshme dhe të specializuara për fëmijët në spektrin e autizmit janë shumë të larta, duke rënduar mirëqenien ekonomike dhe sociale të familjeve. Në shumicën e rasteve njëri nga prindërit, kryesisht nëna, detyrohet të lërë punën dhe të përkujdeset 24 orë për fëmijën me autizëm.

Pavarësisht kapaciteteve profesionale dhe ekspertizës së organizatave jo qeveritare që punojnë me fëmijët në spektrin e autizmit, mbështetja financiare institucionale nga komunat dhe Qeveria për këto organizata vazhdon të jetë e ulët dhe nuk mbulon nevojat për ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme për të ofruar shërbime pa pagesë për fëmijët. Rrjedhimisht, në mungesë të një sistemi të qëndrueshëm publik, organizatat joqeveritare vazhdojnë të mbajnë barrën kryesore të ofrimit të shërbimeve.

Përfshirja kuptimplotë e fëmijëve në spektrin e autizmit në sistemin arsimor vazhdon të jetë sfiduese, për shkak të mungesës së informimit, mbështetjes adekuate, burimeve, stafit të specializuar dhe monitorimit profesional. Jo të gjithë fëmijët kanë asistentë në shkolla apo mbështetje të vazhdueshme gjatë procesit mësimor.

Prindërit, përveç sfidave të përditshme, përballen edhe me rëndim të gjendjes së tyre ekonomike, pasi shpesh detyrohen të paguajnë vetë për sigurimin e asistentëve për fëmijët e tyre. Kjo situatë është edhe më e theksuar në nivelin parashkollor, ku mungesa e asistentëve në kopshte cenon drejtpërdrejt bazat e ndërhyrjes së hershme. Prindërit e fëmijëve me autizëm përballen me nivele të larta stresi, për shkak të sfidave të përditshme në kujdes, edukim dhe sigurimin e shërbimeve të nevojshme për fëmijët e tyre. Ky stres lidhet edhe me barrën financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Iniciativa për hartimin e një ligji, i cili ka për qëllim të trajtojë dhe të ofrojë mbështetje të barabartë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, bazuar në nevojat e tyre, përfshirë edhe fëmijët në spektrin e autizmit, e nisur në vitin 2016, shënoi një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të legjislacionit në Kosovë. Projektligji për të Drejtat, Vlerësimin, Trajtimin dhe Njohjen e Statusit, Shërbimet dhe Përfitimet për Personat me Aftësi të Kufizuara synon të vendosë një qasje moderne bio-psiko-sociale.

Megjithatë, pavarësisht avokimit të vazhdueshëm të shoqërisë civile, projektligji është zvarritur prej dhjetë vitesh dhe ende nuk është miratuar. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta miratojë urgjentisht këtë projektligj, në përputhje me nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

KOMF thekson se çdo fëmijë në spektrin e autizmit ka të drejtë të barabartë për zhvillim, edukim dhe mirëqenie, dhe për të garantuar këtë, kërkon nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për:

· Përmirësimin e mekanizmave për identifikim dhe ndërhyrje të hershme
· Sigurimin e shërbimeve të hershme dhe ndërhyrjeve të specializuara
· Rritjen e financimit për organizatat që ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm
· Rritjen e përfshirjes në arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës përmes shtimit të numrit të asistentëve, stafit profesional dhe ngritjes se kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve për të punuar me fëmijët me autizëm
· Ofrimin e mbështetjes për prindërit dhe familjet

KOMF rekomandon që përpos mbështetjes së prindërve dhe familjeve, duhet të investohet edhe në edukimin dhe vetëdijesimin e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi, për autizmin. Po ashtu duhet të themelohen dhe zgjerohen aktivitetet e kulturës dhe sportit, duke kontribuar kështu në promovimin dhe integrimin e tyre aktiv në shoqëri.

KOMF bën thirrje për veprim konkret nga të gjitha palët, institucionet, profesionistët dhe shoqëria në tërësi, për të garantuar që fëmijët në spektrin e autizmit të kenë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tyre.

Me rastin e 2 Prillit, ANAK thekson se fëmijët dhe personat në spektrin e autizmit në Kosovë vazhdojnë të përballen me s...
02/04/2026

Me rastin e 2 Prillit, ANAK thekson se fëmijët dhe personat në spektrin e autizmit në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida serioze në qasjen në shërbime cilësore në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Identifikimi dhe ndërhyrja e hershme mbeten të pamjaftueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.

Familjet shpesh mbajnë barrën kryesore të kujdesit dhe kostove financiare, duke u përballur me shpenzime të larta dhe mungesë të mbështetjes së qëndrueshme. Në shumë raste, kjo situatë ndikon edhe në jetën profesionale dhe mirëqenien e përgjithshme të prindërve.
Përfshirja në arsim vazhdon të jetë sfiduese për shkak të mungesës së mbështetjes adekuate, përfshirë asistentët dhe stafin e specializuar. ANAK thekson se çdo fëmijë ka të drejtë për arsim gjithëpërfshirës, zhvillim të plotë dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri.

ANAK u bën thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë për të përmirësuar shërbimet, për të rritur mbështetjen për familjet dhe për të avancuar politikat dhe legjislacionin në këtë fushë. Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.

Falë mbështetjes së Kosovar Civil Society Foundation (KCSF) përmes programit “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia ...
30/01/2026

Falë mbështetjes së Kosovar Civil Society Foundation (KCSF) përmes programit “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia, ANAK ka arritur të mundësojë krijimin e fushatës “Mbështet ofrimin e shërbimeve për Autizëm”, e cila reflekton si rezultatet e prekshme të rreth një dekade e gjysmë pune të ANAK-ut, ashtu edhe nevojën e vazhdueshme për mbështetje për vazhdimin e këtyre shërbimeve jetike.

Përgjatë një pune prej një dekade e gjysmë:

524 fëmijë kanë marrë shërbime të specializuara në ANAK – dhe 46% prej tyre kanë arritur të shprehen me fjalë, duke bërë hapa thelbësorë drejt komunikimit dhe pavarësisë.

Mbi 2,000 familjarë kanë përfituar nga konsultat dhe trajnimet e ofruara nga ANAK.

Mbi 90% e fëmijëve kanë reduktuar sjelljet sfiduese dhe problematike, duke përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e tyre emocionale dhe sociale.

Këto nuk janë vetëm numra – janë histori reale të fëmijëve që po fitojnë zë, vetëbesim dhe mundësi për një jetë më të mirë.

Faleminderit KCSF që qëndroni pranë komunitetit të autizmit në Kosovë dhe që po e bëni të mundur vazhdimin e këtyre shërbimeve thelbësore.

Së bashku, po e mbajmë të gjallë shpresën për qindra familje.

22/01/2026
Si organizatë anëtare e KOMF – Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, Asociacioni Nacional i Autizmit në Ko...
19/01/2026

Si organizatë anëtare e KOMF – Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) mbështet plotësisht këtë reagim dhe qëndrim të përbashkët. Fëmijët me autizëm kanë nevojë për mbështetje profesionale, ndërhyrje të strukturuara dhe mjedise stimuluese, jo për pretendime të pabazuara që deformojnë perceptimin shoqëror. Qëndrojmë për informim të përgjegjshëm dhe shërbime të bazuara në evidencë.

REAGIM

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF shpreh shqetësim të thellë dhe indignim lidhur me raportimet në media se një individ dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm.

KOMF ngre alarmin dhe i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin urgjentisht veprimet dhe masat sipas legjislacionit në fuqi për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe njëherit të paligjshme.

KOMF reagon edhe ndaj përhapjes së pretendimeve të pabazuara shkencërisht që autizmin e paraqesin si diçka që mund të “shërohet”. Qasje të tilla janë jo vetëm mashtruese, por edhe të rrezikshme, sepse devijojnë vëmendjen nga nevojat reale të fëmijëve: mbështetje profesionale, ndërhyrje të strukturuara, mjedise stimuluese dhe shërbime të bazuara në evidencë.

Promovimi i premtimeve mashtruese shkakton dëm direkt: krijon pritshmëri joreale, shton stigmatizimin e fëmijëve dhe presionin mbi familjet e tyre, dhe nxit keqkuptim për nevojat reale të fëmijëve me autizëm.

KOMF thekson urgjencën e informimit të përgjegjshëm, përmirësimin e politikave publike dhe investimin në kapacitete dhe shërbime që fuqizojnë fëmijët me autizm dhe familjet e tyre. Vetëm përmes qasjeve të bazuara në shkencë, etikë dhe solidaritet shoqëror mund të krijohet një mjedis që respekton zhvillimin, dinjitetin dhe të drejtat e fëmijëve me autizëm.

Çdo përpjekje për manipulim, mashtrim apo eksperimentim mbi fëmijët me autizëm është i papranueshëm dhe duhet të ndëshkohet nga organet e drejtësisë.

Mirjeta Zogaj - Punëtorja e Vitit 2025Për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme  me fëmijët me autizëm g...
06/01/2026

Mirjeta Zogaj - Punëtorja e Vitit 2025

Për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme me fëmijët me autizëm gjatë vitit 2025. Me përkushtim të vazhdueshëm, ndjeshmëri dhe kompetencë të lartë profesionale, ajo ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e zhvillimit emocional, social dhe komunikues të fëmijëve, duke arritur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në terapi. Puna e saj karakterizohet nga durimi, empatia dhe aftësia për t’iu përshtatur nevojave individuale të çdo fëmije.

Mirjeta dallohet për vetiniciativë të lartë, aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e sfidave profesionale dhe përkushtim të sinqertë për të gjetur zgjidhje efektive edhe në situata komplekse. Gjithashtu, ka ndërtuar raporte shumë të mira bashkëpunimi me kolegët, duke kontribuar pozitivisht në frymën e ekipit dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Përmes punës së saj të pandërprerë, ajo përfaqëson shembullin më të mirë të profesionalizmit, humanizmit dhe përkushtimit ndaj fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Sot, në Kino Armata - Prishtinë, nuk u shënua thjesht një datë në kalendar. Sot u dëgjua zëri i barazisë, u pa fuqia e a...
01/12/2025

Sot, në Kino Armata - Prishtinë, nuk u shënua thjesht një datë në kalendar. Sot u dëgjua zëri i barazisë, u pa fuqia e artit dhe u ndje energjia e përfshirjes reale.
Me shumë emocione u përmbyll aktiviteti për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, i cili përfaqësoi një program gjithëpërfshirës dhe sensibilizues, me qëllim promovimin e potencialit, talentit dhe pjesëmarrjes aktive të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Ekspozita artistike dëshmoi fuqinë e krijimtarisë pa barriera.
Performancat muzikore dhe artistike, nga vetë personat me aftësi të kufizuara, prekën thellë emocionet dhe shpirtin e publikut.
Filmat me tematika ndërgjegjësuese ngritën zërin për realitetet e përditshme.
Paneli diskutiv hapi një dialog të drejtpërdrejtë mbi sfidat dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke theksuar nevojën për veprim konkret dhe përgjegjësi institucionale.

Kjo ngjarje u realizua nga organizatat: Art Without Limit, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë - ANAK dhe Shoqata Down Syndrome Kosova, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Shurdhërve, Klubin Dëshira, Handikos dhe Handicap, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, në kuadër të Programit për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Kjo ditë ishte dëshmi e fuqisë që lind kur bashkohen organizata, artistë, familje dhe qytetarë. Sot nuk u realizua vetëm një aktivitet, sot u ndërtua një hap i fortë drejt një shoqërie më të barabartë, më të ndjeshme dhe më të drejtë.
Faleminderit çdo qytetari që ishte i pranishëm dhe i dha kuptim kësaj dite me praninë dhe mbështetjen e tij.

Address

Rr. Rrustem Statovci
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:00
Tuesday 08:30 - 16:00
Wednesday 08:30 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:30 - 16:00

Telephone

+38349646326

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share