16/03/2020
Koronavirusi
Të anulohen investimet kapitale për t’u ndihmuar bizneset dhe familjet me të ardhura të ulëta.
Instituti për Kërkime Ekonomike me shqetësim po i ndjek rrethanat e krijuara pas përhapjes së virusit Covid-19 në Kosovë. Parimisht jeta e njeriut është gjëja më e shtrejt, por përpos kësaj edhe mirëqenia sociale është tejet e rëndësishme për jetën e njeriut. Instituti për Kërkime Ekonomike beson që mbyllja e bizneseve përkohësisht do të ketë pasoja në projekt-buxhetet e ardhshme dhe në mirëqenien sociale në përgjithësi.
Ne nuk e kundërshtojmë këtë masë të domosdoshme, por besojmë që duhet një rishikim i buxhetit duke i anuluar disa projekte kapitale për t’i zëvendesuar ato linja buxhetore me rigjallërim të bizneseve pas përfundimit të kësaj situate.
Investimet kapitale janë rrjedhojë e të ardhurave buxhetore, e të ardhurat buxhetore janë të lidhura ngusht me profitin e bizneseve prej të cilave kalkulohen obligimet tatimore. Në këto momente ndërtimi rrugëve e shkollave është luks, derisa stabiliteti i ekonomisë është jetik.
Nëse nuk ndërmarren masa për përkrahje të bizneseve atëherë në vitin tjetër nuk do të ketë as investime kapitale por do të ketë edhe deficit buxhetor.
Po ashtu, nëse situata vazhdon të përkeqsohet, është tejet e nevojshme që t’i sigurohen produkte ushqimore familjeve me të ardhura tejet të ulëta. Njerëzit do të detyrohen të dalin jashtë për të siguruar mbijetesën, e kjo e rrezikon edhe jetën e të tjerëve.
Meqenese jemi në një situatë të jashtëzakonshme, nuk ka rrugë tjetër përpos rishikimit të buxhetit dhe anulimi i shumë projekteve kapitale në përputhje me kornizat ligjore.
Investimet kapitale mund të presin, por rënia e ekonomisë nuk pret – ajo shkaktohet shpesh pikërisht nga gjendjet e jashtëzakonshme.
Propozim në rrethana të jashtëzakonshme