Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës INDUSTRIA E DRURIT TE KOSOVES

🛑U mbajt me sukses Puntoria Informuese për Programin SCORE, organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (S...
18/06/2026

🛑U mbajt me sukses Puntoria Informuese për Programin SCORE, organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Gjatë aktivitetit, përfaqësues të ndërmarrjeve u informuan mbi përfitimet e Programit SCORE, procesin e aplikimit dhe mundësitë konkrete që ky program ofron për rritjen e produktivitetit, përmirësimin e sigurisë në punë dhe forcimin e marrëdhënieve të punës.

🤝 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe kontributin e tyre në diskutimet e zhvilluara.

📢 Ftojmë të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të sektorit të përpunimit të drurit që të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin SCORE deri më 25 Qershor 2026.

📧 Për të pranuar Formularin e Shprehjes së Interesit, ju lutemi dërgoni email në:
✉️ [email protected]
✉️ [email protected]

Programi SCORE zbatohet nga SHPDK, në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.

18/06/2026

🛑HAPPENING NOW | Sesioni Informues për Programin SCORE 🚀

Sot, në Hotel International – Veternik, po zhvillohet sesioni informues për Programin SCORE, një mundësi e shkëlqyer për bizneset që synojnë të rrisin produktivitetin, të përmirësojnë proceset e punës dhe të forcojnë bashkëpunimin brenda organizatës.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit po njihen me përfitimet e programit SCORE, kriteret e aplikimit dhe mundësitë që ky program ofron për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve.

🤝 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për interesimin dhe angazhimin!

📍 Hotel International, Veternik
🕙 10:00 – 12:00

Programi SCORE zbatohet nga SHPDK, në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.

🌲 THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT - Për pjesëmarrje në programin SCOREA jeni një ndërmarrje e sektorit të përpunimit t...
16/06/2026

🌲 THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT - Për pjesëmarrje në programin SCORE

A jeni një ndërmarrje e sektorit të përpunimit të drurit dhe mobilieve në Kosovë?

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), fton ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të sektorit të përpunimit të drurit të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin SCORE.

Programi SCORE synon të mbështesë ndërmarrjet në rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e marrëdhënieve të punës përmes vlerësimeve profesionale, identifikimit të mundësive për përmirësim dhe ofrimit të rekomandimeve konkrete për avancimin e proceseve të biznesit.

Programi SCORE - një mundësi për të rritur produktivitetin, përmirësuar sigurinë në punë dhe bërë biznesin tuaj më konkurrues.

✅ Vlerësim bazë profesional - falas
✅ Raport me rekomandime konkrete
✅ Mbështetje dhe mentorim gjatë zbatimit
✅ Bashkëfinancim nga ILO

📌 Pjesëmarrja është PA PAGESË për ndërmarrjet e përzgjedhura.
⏰ Afati: 25 Qershor 2026

Për të pranuar Formularin e Shprehjes së Interesit, ju lutemi të dërgoni një email në adresat e mëposhtme:

📧 [email protected]
📧 [email protected]

Pas pranimit të kërkesës suaj, formulari i aplikimit do t’ju dërgohet me email.

Programi SCORE zbatohet nga SHPDK, në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.

📢 Ftesë për kompanitë e industrisë së drurit!A po kërkoni mënyra për të rritur produktivitetin e ndërmarrjes suaj dhe pë...
15/06/2026

📢 Ftesë për kompanitë e industrisë së drurit!

A po kërkoni mënyra për të rritur produktivitetin e ndërmarrjes suaj dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e punës?

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), ju fton të merrni pjesë në sesionin informues për Programin SCORE, i cili do të mbahet më 18 qershor 2026, nga ora 10:00–12:00, në Hotel International Prishtina – Veternik.

Programi SCORE ndihmon ndërmarrjet të identifikojnë mundësi konkrete për përmirësim, të rrisin efikasitetin dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet menaxhmentit dhe punëtorëve.

Gjatë takimit do të prezantohen përfitimet e programit, procesi i aplikimit dhe mundësitë konkrete për mbështetje të kompanive të sektorit.

Programi SCORE zbatohet nga SHPDK, në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.

🇽🇰🤝🇨🇭 Mision i suksesshëm biznesor i industrisë së drurit të Kosovës në ZvicërShoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës...
15/06/2026

🇽🇰🤝🇨🇭 Mision i suksesshëm biznesor i industrisë së drurit të Kosovës në Zvicër

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) organizoi me sukses Misionin Biznesor në Cyrih dhe Lucern, Zvicër,me pjesëmarrjen e 12 kompanive kosovare nga sektori i përpunimit të drurit dhe mobilieve.

Gjatë misionit, kompanitë zhvilluan takime biznesore B2B me partnerë potencialë, distributorë, investitorë dhe përfaqësues të bizneseve shqiptare në Zvicër, duke prezantuar produktet, kapacitetet dhe potencialin eksportues të industrisë sonë.

Një nga momentet kryesore ishte ngjarja e rrjetëzimit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve, diasporës dhe komunitetit të biznesit. Këtij aktiviteti iu bashkua edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. Mimoza Kusari-Lila, duke dëshmuar mbështetjen institucionale për promovimin e kompanive kosovare dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me diasporën dhe tregjet ndërkombëtare.

Misioni kulmoi me pjesëmarrjen në Panairin B2B të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare në Lucern, ku kompanitë kosovare zhvilluan takime intensive, shkëmbyen ide për bashkëpunim dhe promovuan potencialin e industrisë së drurit të Kosovës në një nga tregjet më të rëndësishme evropiane.

Ky mision konfirmoi edhe një herë rëndësinë e lidhjes së bizneseve kosovare me diasporën dhe tregjet ndërkombëtare, duke hapur mundësi të reja për partneritete, eksport dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Ky aktivitet realizohet me përkrahjen të projektit HOME të , financuar nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit.

11/06/2026

🎥🪵 Nxënësit gjatë demonstrimit praktik në TinoSana, Itali

Këto pamje tregojnë fuqinë e të mësuarit përmes praktikës. Nxënësit e sistemit dual italian demonstrojnë aftësitë e tyre profesionale duke punuar në mjedis real pune, pranë mjeshtërve të zanatit.

🎓🔨 Kur shkolla dhe industria bashkëpunojnë, të rinjtë fitojnë njohuri, përvojë dhe kompetenca që i përgatisin për karrierë të suksesshme.

Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in Pristina Luxembourg Aid & Development LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency

🇽🇰Vizitë Studimore nga delegacioni i SHPDK në TinoSana — Almenno San Bartolomeo, ItaliDelegacioni i Shoqatës së Përpunue...
11/06/2026

🇽🇰Vizitë Studimore nga delegacioni i SHPDK në TinoSana — Almenno San Bartolomeo, Itali

Delegacioni i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës — SHPDK pati nderin të vizitojë TinoSana, një nga kompanitë më prestigjioze të Italisë, e themeluar në vitin 1965 dhe e specializuar në prodhimin dhe përpunimin e drurit, kryesisht për interierin e jahteve dhe projekteve luksoze ndërkombëtare.

🪵 Kjo vizitë ishte më shumë se një shkëmbim profesional — ishte një mundësi e çmuar për të parë nga afër se si tradita artizanale dhe teknologjia moderne bashkëjetojnë në funksion të cilësisë dhe konkurrueshmërisë globale.

🎓 Një nga momentet më frymëzuese të vizitës ishte vëzhgimi i drejtpërdrejtë i sistemit dual të arsimit dhe aftësimit profesional (VET) në veprim — rreth 15 nxënës nga shkollat profesionale italiane ishin të integruar plotësisht në linjat e prodhimit të kompanisë, duke fituar kompetenca reale pranë mjeshtrave të zanatit.

🙌 Një moment i veçantë dhe shumë i rëndësishëm gjatë vizitës ishte bashkëpunimi i drejtpërdrejtë ndërmjet delegacionit nga Kosova dhe nxënësve italianë — grupi kosovar demonstroi punë praktike me duart e tyre, duke shkëmbyer teknika, njohuri dhe përvojë zanati me nxënësit e sistemit dual italian. Ky bashkëveprim tregoi qartë se gjuha e zanatit nuk ka kufij — dija dhe aftësia praktike lidhin njerëz dhe kultura.

💡 Ky model — ku shkolla takohet me punën — është pikërisht ajo që SHPDK synon ta forcojë dhe ta zhvillojë në Kosovë. Vizitat studimore të këtij lloji janë pjesë e misionit tonë për ngritjen e kapaciteteve, transferimin e praktikave më të mira evropiane dhe ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të Dual VET në sektorin e drurit dhe mobiljeve.

Sepse e ardhmja e sektorit tonë fillon me të rinjtë që mësojnë duke bërë — dhe bashkëpunimet si kjo na tregojnë se jemi në rrugën e duhur.

Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in Pristina Luxembourg Aid & Development LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency

🤝 Bashkëpunim i ri për arsimin profesional në Kosovë —Activity 3.2 Capacity Building — delegacioni i SHPDK-së vizitoi Xy...
10/06/2026

🤝 Bashkëpunim i ri për arsimin profesional në Kosovë —Activity 3.2 Capacity Building — delegacioni i SHPDK-së vizitoi Xylexpo Milan 2026, panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë së drurit.
Momenti kulminant i ditës: takimi me Z. Dario Corbetta, President i ACIMALL — shoqatës italiane me 60 vjet eksperiencë dhe mbi 200 kompani anëtare që përfaqësojnë mbi 85% të industrisë italiane të makinerive për dru.
Biseda hapi rrugën për bashkëpunim konkret në:
✅ Transferim të know-how nga ekspertët e industrisë italiane
✅ Trajnim të trajnerëve për shkollat profesionale në Kosovë
✅ Ngritje të fuqisë punëtore në sektorin e drurit dhe teknologjisë
Një rol kyç e luajti ICE — Italian Trade Agency, Tiranë, e përfaqësuar nga Znj. Manjola Mumajesi, e cila si ndërmjetes institucional koordinoi vizitën tonë dhe si shtytëse e reformave mbështeti ndryshimet në Kosovë e Shqipëri. Faleminderit! 💚
Ky bashkëpunim është fryt i drejtpërdrejtë i investimit që LuxDev po bën në ngritjen e kapaciteteve të VET-it kosovar — duke lidhur Kosovën me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
🇽🇰🇮🇹 Vizita vazhdon!

Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in Pristina LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency Luxembourg Aid & Development

🇮🇹 Delegacioni i SHPDK-së në MilanoSot, më 9 Qershor 2026, delegacioni ynë mori pjesë në panairin ndërkombëtar Xylexpo n...
09/06/2026

🇮🇹 Delegacioni i SHPDK-së në Milano

Sot, më 9 Qershor 2026, delegacioni ynë mori pjesë në panairin ndërkombëtar Xylexpo në Fiera Milano Rho — një nga ngjarjet më të rëndësishme për industrinë e drurit dhe teknologjitë e prodhimit.
Gjatë ditës së sotme:
✅ Vizituam Italian Trade Agency (ITA) — 100 vjet duke promovuar Italinë në tregjet ndërkombëtare
✅ Ndoqëm seminaret me tema mbi teknologjitë moderne të ndërtimit me dru, AI dhe robotikën në prodhim
✅ Realizuam takim bilateral me ACIMALL — shoqatën italiane të prodhuesve të makinerive për dru, që po shënon 60-vjetorin e saj
Kjo vizit studimore është pjesë e projektit LuxDev — Activity 3.2 Capacity Building — dhe ka për qëllim forcimin e sistemit VET në Kosovë përmes eksperiencave dhe partneriteteve evropiane.
Më e mira vjen nesër! 🪵⚙️

Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in Pristina LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency Luxembourg Aid & Development

Me shumë knaqësi isha pjesëmarrëse në Konferencën IV Ndërkombëtare të Prishtinës me temën: “Imazhi dhe Lidershipi Politi...
02/06/2026

Me shumë knaqësi isha pjesëmarrëse në Konferencën IV Ndërkombëtare të Prishtinës me temën: “Imazhi dhe Lidershipi Politik i Gruas Shqiptare: Vlera, Identitet dhe Perspektiva Evropiane” .

Në panelin që pata nderin të marr pjese si paneliste “Akademia, Shoqëria Civile dhe Ndërmarrësia”, u diskutua roli i këtyre tre shtyllave në fuqizimin e gruas, avancimin e barazisë gjinore dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për pjesëmarrjen e gruas në jetën publike dhe në vendimmarrje, duke theksuar se fuqia e gruas është atribut i demokracisë.

Një vlerë e veçantë e këtij paneli ishte përbërja dhe kontributi i profesionisteve më prominente në vendin tonë dhe përtej, lidere të dëshmuara në mbrojtjën e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, edukimit, zhvillimit ekonomik dhe të diplomacisë për gruan dhe lidershipin e saj si atribut i demokracisë.

Kjo konferencë mblodhi rreth 100 gra lidere nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, duke krijuar një platformë të rëndësishme bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash.

Mirënjohje e veçantë për Komunën e Prishtinës, që për dy ditë rradhazi e bënë Kryeqytetin e Republikës së Kosovës epiqender të gruas lidere, Kryetarin Përparim Rama, Nënkryetarin Florian Dushi, Kryesuesën e grave asambleiste znj. Rifadije Sopi dhe të gjithë bashkëpunëtorët.

💜 💙 Së bashku, akademia, shoqëria civile dhe ndërmarrësia mbeten shtyllat kryesore për ndërtimin e një lidershipi të fuqishëm të gruas dhe forcimin e perspektivës evropiane.

Address

Murat Mehmeti 58
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës:

Share