KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung

Call Directions Website Contact the organization

KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung OEGJK përfaqëson dhe mbron interesat e ekonomisë gjermane në Kosovë dhe atyre kosovare në Gjermani. KDWV - OEGJK

Joining the German-Kosovar Economic Forum? Here's how to get the most out of it in three steps. 1️⃣ Create your account ...
07/10/2026

Joining the German-Kosovar Economic Forum? Here's how to get the most out of it in three steps.

1️⃣ Create your account and choose how you'll participate
2️⃣ Build your profile so the right partners can find you
3️⃣ Plan your Forum: pick your sessions and book B2B meetings

📅 28–29 October 2026 | Emerald Hotel, Pristina

Registration, B2B matchmaking and your personal agenda for the 3rd German-Kosovar Economic Forum all run through one platform.

Register to participate or book your B2B meetings: https://www.b2match.com/e/german-kosovar-economic-forum


Aviation is becoming more accessible in Kosovo, opening new opportunities for learning, discovery, and professional deve...
07/10/2026

Aviation is becoming more accessible in Kosovo, opening new opportunities for learning, discovery, and professional development.

Kosovo Aero & Services (KAS) brings these opportunities closer through flight simulator experiences, discovery flights and gyrocopter pilot training, connecting an interest in aviation with practical experience.

With its Simulator Center at the Innovation and Training Park in Prizren and its Flight Training Base at Stenkovec Airfield near Skopje, North Macedonia, KAS connects aviation activities in Kosovo with practical flight training in the region. KAS recently completed its first flight at the Stenkovec base, marking an important milestone in the development of its flight training activities.

For aspiring pilots, aviation enthusiasts, and organisations interested in developing their teams’ skills, KAS offers an opportunity to explore the world of aviation.

Mundësi të reja bashkëpunimi mes Bavarisë dhe KosovësSot, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Myni...
06/10/2026

Mundësi të reja bashkëpunimi mes Bavarisë dhe Kosovës

Sot, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih, zhvilluam një takim të ngrohtë dhe të frytshëm me Konsullin e Përgjithshëm, z. Afrim Nura, dhe ekipin e tij.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Bavarisë dhe Kosovës dhe për mënyrat se si mund t’i ndihmojmë bizneset të gjejnë partnerë dhe të zhvillojnë kontakte të reja.

Shkëmbyem gjithashtu pikëpamje për Forumin e 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar, që do të mbahet më 28–29 tetor në Prishtinë, dhe mundësinë që ai ofron për t’i afruar kompanitë gjermane me bizneset dhe potencialin ekonomik të Kosovës.

Falënderojmë z. Nura dhe ekipin e tij për mikpritjen, bisedën e hapur dhe angazhimin për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve. Me kënaqësi presim ta vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe t’i zhvillojmë më tej mundësitë që diskutuam.

Bizneset me rrënjë në Kosovë, ura bashkëpunimi në GjermaniPas pjesëmarrjes në Ost-West-Forum BAYERN në Regensburg, Drejt...
06/10/2026

Bizneset me rrënjë në Kosovë, ura bashkëpunimi në Gjermani

Pas pjesëmarrjes në Ost-West-Forum BAYERN në Regensburg, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV/OEGJK), z. Besnik Vasolli, vizitoi AF Security dhe u takua me pronarin e saj, z. Arben Fetoshi.

Me seli në Neutraubling, AF Security ofron shërbime dhe zgjidhje moderne sigurie për biznese, kantiere ndërtimi dhe objekte private, duke kombinuar personelin e specializuar me teknologjinë e sigurisë dhe monitorimin me video. Kompania është një shembull i angazhimit sipërmarrës të njerëzve me rrënjë në Kosovë dhe kontributit të tyre në ekonominë gjermane.

Takimi ishte një mundësi për të njohur më nga afër veprimtarinë e kompanisë dhe për të shkëmbyer ide mbi lidhjet mes bizneseve në Gjermani dhe Kosovë. Për KDWV-në, këto lidhje janë të rëndësishme për të hapur dyer dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi.

Falënderojmë z. Arben Fetoshi për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e hapur. Një falënderim i veçantë për z. Eduard Gashi, kryetar i shoqatës Iliria e.V. dhe pronar i EG ImmoFinanz, për prezantimin dhe mundësimin e këtij takimi.

Takime dhe kontakte të reja për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë Në Ost-West-Forum BAYERN 2026, më 5 teto...
05/10/2026

Takime dhe kontakte të reja për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë

Në Ost-West-Forum BAYERN 2026, më 5 tetor në Regensburg, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare zhvilloi takime me përfaqësues të kompanive, odave ekonomike dhe institucioneve gjermane, duke prezantuar mundësitë që ofron Kosova për biznes dhe investime.

Bisedat u përqendruan te mundësitë për bashkëpunim, lidhja me partnerë në Kosovë dhe kontaktet e reja që do të ndiqen me takime dhe shkëmbime të mëtejshme.

Një hap i rëndësishëm për vazhdimin e këtyre bisedave është Forumi i 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar, më 28–29 tetor 2026, në Hotel Emerald në Prishtinë. Kompanitë dhe partnerët gjermanë u ftuan të marrin pjesë dhe të njihen drejtpërdrejt me bizneset kosovare përmes takimeve B2B, diskutimeve dhe masterklasave në fushat e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale, energjisë dhe infrastrukturës së qëndrueshme, si dhe prodhimit të avancuar dhe industrisë.

Oda u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv, Besnik Vasolli. Vlerësojmë bashkëpunimin me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura, për zgjerimin e kontakteve me partnerët gjermanë dhe promovimin e Kosovës.

Falënderojmë IHK Regensburg dhe partnerët organizatorë për mundësinë e takimeve dhe shkëmbimit.

Nga kontaktet në Regensburg te mundësitë konkrete në Prishtinë—vazhdojmë bisedat më 28–29 tetor!

Besnik Vasolli, Executive Director of the German-Kosovar Business Association (KDWV), is in Regensburg for the Ost-West-...
04/10/2026

Besnik Vasolli, Executive Director of the German-Kosovar Business Association (KDWV), is in Regensburg for the Ost-West-Forum BAYERN 2026, representing the Association.

He looks forward to connecting with business leaders, chamber colleagues and institutional partners to exchange ideas and explore opportunities for cooperation with Kosovo.

He also brings an invitation to the 3rd German-Kosovar Economic Forum, taking place on 28–29 October 2026 at Hotel Emerald in Prishtina.

Covering digital transformation and AI, energy, sustainable infrastructure and advanced manufacturing, the Forum will bring companies and institutions together for discussions, B2B meetings and practical masterclasses.

KDWV thanks IHK Regensburg and the organising partners for bringing this network together.

Meet Mr.Besnik in Regensburg and continue the conversation in Prishtina later this month!

The programme is here. Two days. One clear journey: from insight to action. Day 1: Digital Transformation & AI, Energy &...
03/10/2026

The programme is here.

Two days. One clear journey: from insight to action.

Day 1: Digital Transformation & AI, Energy & Sustainable Infrastructure, Advanced Manufacturing & Industry.

Day 2: B2B Matchmaking, Masterclasses and business connections.

Come for the ideas.
Stay for the connections.
Leave with next steps.

28–29 October 2026
Emerald Hotel, Pristina

Register at : https://www.b2match.com/e/german-kosovar-economic-forum

🇽🇰 Mundësi të reja për produktet “Made in Kosova” në tregjet e EFTA-sNga 1 tetori 2026, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë K...
02/10/2026

🇽🇰 Mundësi të reja për produktet “Made in Kosova” në tregjet e EFTA-s

Nga 1 tetori 2026, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA është në fuqi me të katër shtetet anëtare: Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Marrëveshja krijon kushte më të favorshme për eksportuesit kosovarë, përmes eliminimit të tarifave doganore për produktet industriale dhe lehtësimeve të përcaktuara për produktet bujqësore. Ajo përfshin edhe tregtinë e shërbimeve, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim.

Për të përfituar nga këto lehtësime, bizneset duhet të përmbushin rregullat e origjinës dhe kërkesat përkatëse të tregut ku eksportojnë.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare i inkurajon prodhuesit dhe eksportuesit vendorë që të shqyrtojnë mundësitë që ofron marrëveshja për zgjerimin e eksporteve dhe krijimin e partneriteteve të reja.

🔗 Më shumë informacion mbi marrëveshjen dhe kushtet përkatëse:

https://www.koha.net/arberi/nga-sot-produktet-made-in-kosova-hyjne-pa-tarifa-doganore-ne-tregjet-e-efta-s

On 26 September 2024, Member States of the European Free Trade Association – Iceland, Liechtenstein, Norway, and Switzerland – and the Republic of Kosovo concluded a Free Trade Agreement. Further details can be found in a Chapter-by-Chapter Fact Sheet.

Ekspertizë gjermane për zhvillimin e prodhimit vendor  🇽🇰🇩🇪Me fokus në cilësi dhe inovacion, kompania vendore Vitafood v...
02/10/2026

Ekspertizë gjermane për zhvillimin e prodhimit vendor 🇽🇰🇩🇪

Me fokus në cilësi dhe inovacion, kompania vendore Vitafood vazhdon ta fuqizojë portofolion e saj prodhuese. E certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare IFS Food v8, HACCP dhe ISO 9001, Vitafood operon në fushën e Private Label, si dhe me brendin e vet 2U, duke ofruar drithëra për mëngjes, bare ushqyese, fruta arrore, produkte të shëndetshme dhe superushqime. Përveç tregut të Kosovës, kompania eksporton produktet e saj edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e OEGJK-së u takuan me menaxhmentin e Vitafood zt.Luan Ajeti dhe zt.Haziz Vila për të diskutuar zhvillimin e kompanisë, kapacitetet prodhuese dhe mundësitë e mëtejshme për bashkëpunim.

Përmes programit Senior Expert Service (SES), të cilin OEGJK e përfaqëson në Kosovë, eksperti gjerman Dr. Martin Ehret u angazhua drejtpërdrejt në Vitafood për të mbështetur zhvillimin e produkteve të reja dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.

Një bashkëpunim që mbështet avancimin e produkteve, fuqizimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e prodhimit vendor drejt tregjeve ndërkombëtare.

From Digital Transformation & AI to Energy & Sustainable Infrastructure and Advanced Manufacturing & Industry, the Forum...
30/09/2026

From Digital Transformation & AI to Energy & Sustainable Infrastructure and Advanced Manufacturing & Industry, the Forum will bring together the ideas and conversations shaping what comes next.

And it doesn’t stop at insight.

Masterclasses. B2B Matchmaking. Networking.

Practical knowledge, relevant connections and opportunities to turn conversations into action.

Come with questions. Leave with next steps.

28–29 October 2026
Emerald Hotel, Pristina

Register now: https://www.b2match.com/e/german-kosovar-economic-forum

Address

Rr. Bekim Fehmiu 110, Icon Tower, Kati 9, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338600880

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung:

Shortcuts

Share