Iniciativa Qytetare BESO

Iniciativa Qytetare BESO Iniciativa Qytetare BESO – zëri i qytetarëve për drejtësi, transparencë dhe interes publik. Besojmë në angazhim qytetar dhe ndryshim pozitiv.

20/09/2026

Beso, sepse pa besim nuk mund të ndryshosh asgjë.

19/09/2026

Siç duket, partitë u themeluan nga individë dhe militantë, jo nga populli.

Vdiq Rugova, me të edhe LDK-ja.

U largua Hashim Thaçi, me të edhe PDK-ja.

Çfarë pritet të ndodhë me VV-në pasi të shkojë Albin Kurti?

Militantët nuk dinë të vazhdojnë rrugën; ata janë të sëmurë në injorancën e tyre dhe ndihen të përmbushur vetëm duke iu servilosur liderit të tyre apo duke u thirrur në të.

Kosovës i duhet qytetaria aktive, e vetëdijshme dhe e organizuar, jo individët që “shenjtërohen” e pastaj të gjithë dëshpërohen.

Të jem i qartë: Kosova dhe populli i saj nuk kanë afat skadence dhe nuk janë të lidhur me fatin e asnjë individi apo partie politike; andaj e drejta për ta vendosur shtetin në binarët e duhur i takon ekskluzivisht popullit.

Zoti i bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj!

19/09/2026

...midis krimit dhe turpit ndodhet në mes vetëm vdekja...

N. Bonaparta

08/02/2026

Ne duhet të jemi kureshtarë të pangopur dhe gjithmonë të etur për të mësuar. Duhet të jemi të gatshëm të anojmë drejt pasigurisë, të ndërmarrim rreziqe dhe të ecim përpara shpejt edhe kur bëjmë gabime, duke e kuptuar se dështimi është pjesë e pashmangshme e rrugës drejt mjeshtërisë. Po ashtu, duhet të jemi të hapur ndaj ideve të të tjerëve, sepse suksesi i tyre nuk e pakëson tonin. (Rosoff, 2015, par. 5)

05/02/2026

Stiv Uozniaku, ortaku i Stiv Xhobsit, shpjegon se cila është pyetja më e madhe që duhet bërë vetes:

"Ishte me të vërtetë e nevojshme që të ishte kaq i lig, kaq i pasjellshëm dhe mizor, kaq i varur nga situatat dramatike?"

Stiv Uozniaku, thotë se do të ishte më i sjellshëm dhe do t'i trajtonte të gjithë punëtorët e Apple-it, si familje, po në fund reflekton: "Por, sikur ta kisha drejtuar unë Apple-in, ndoshta s'do ta kishim prodhuar kurrë Macintosh-in".

Ky reflektim i Uozniakut na sjellë dituri të dobishme lidhur me mënyrën se si njerëzit duhet menaxhuar, disiplina në punë duhet të jetë e PAKOMPROMIS në mënyrë që rezultati i kërkuar të jetë i paevitueshëm.

Besim, trasnparencë, drejtësi!
09/01/2026

Besim, trasnparencë, drejtësi!

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 18:00
Sunday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Iniciativa Qytetare BESO posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Iniciativa Qytetare BESO:

Share