08/10/2026
: nga orientimi te veprimi
OJQ Yellow, si partnere nga Kosova në projektin EmpowHer, po vazhdon shkëmbimin e dytë virtual, me fokus në sipërmarrjen digjitale dhe fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave të reja nga zonat rurale 💻🚀
Pas shkëmbimit të parë mbi orientimin në karrierë, së bashku me partnerët nga Italia, Curaçao, Spanja, Shqipëria dhe Mali i Zi, po zhvillojmë burime praktike për t’i ndihmuar pjesëmarrëset në Kosovë dhe në vendet partnere të krijojnë dhe menaxhojnë bizneset e tyre të vogla online.
Ja çfarë po përgatisim:
🎓 Kurse interaktive online (MOOC) për sipërmarrjen digjitale.
🎥 Videomësime për planifikimin e biznesit, marketingun online dhe menaxhimin financiar.
🌍 Sesione ndërkulturore për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit.
💬 Diskutime për përdorimin praktik të këtyre mjeteve në komunitetet tona.
Të gjitha burimet do të jenë falas, të hapura për të gjithë dhe të disponueshme edhe në gjuhën shqipe.
✨ Na ndiqni për të rejat në vazhdim!