Unioni i Studentëve Pro-Europian

Unioni i Studentëve Pro-Europian UNIONI I STUDENTËVE PRO-EUROPIAN

SOT VENDOSET E ARDHMJA E UNIVERSITETIT TONË 🗳️Të dashur kolegë,Sot nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh, është dita kur...
29/04/2026

SOT VENDOSET E ARDHMJA E UNIVERSITETIT TONË 🗳️

Të dashur kolegë,

Sot nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh, është dita kur zëri ynë merr fuqi. Prej 15 vitesh, ne kemi qenë pranë jush, duke e dëshmuar se përvoja dhe përkushtimi bëjnë diferencën.

Kemi zgjedhur kandidatët më të përgatitur, ata që e njohin çdo sfidë të korridoreve tona dhe që do të na përfaqësojnë me dinjitet si në Këshille Studentore, ashtu edhe në Parlament.

Mos e neglizho fuqinë tënde!

Hyr në: e-votimi.uni-pr.edu

Voto USPE me numrin 5 në të dyja fletëvotimet. ✅

Voto për stabilitet, voto për përfaqësimin që meriton!

VOTO 5 ✋ – VOTO USPE 💙

20/04/2026

Reagim i Unionit të Studentëve Pro Europian (USPE)

Të dashur studentë të Universitetit të Prishtinës,

Që nga fillimi i këtij viti akademik, studentët janë përballur me një situatë të paqartë dhe të paadresuar siç duhet, e cila ka prekur në mënyrë të veçantë studentët e vitit të parë (por, jo vetëm).

Kjo paqartësi u thellua edhe më shumë kur organizatat SKV dhe REFORMA, në udhëheqje të Parlamentit Studentor, paraqitën një kërkesë shumë të dyshimtë ndaj Rektoratit, kinse për mbajtjen e afateve të parregullta të provimeve.
Kjo u bë pa një vendim zyrtar dhe pa transparencë ndaj organizatave tjera studentore, duke lënë studentët pa një informim të saktë dhe pa një zgjidhje konkrete.

Sot, jemi në një situatë ku studentët e vitit të parë (dhe jo vetëm) nuk po mund të hyjnë në provimet e afatit të prillit.

Për më tepër, po përballemi me mungesë të theksuar transparence dhe me një mungesë bashkëpunimi nga ana e kryesisë aktuale të Parlamentit Studentor ndaj organizatave tjera.

Sot është mbajtur një takim me menaxhmentin e UP-së; megjithatë, nga ky takim nuk ka dalë një zgjidhje konkrete që adreson nevojat urgjente të studentëve të vitit të parë. Konsiderojmë se diskutimet e tilla duhet të jenë më të strukturuara dhe të orientuara drejt rezultateve të matshme.
Pasojat e kësaj papërgjegjësie po i bartin kryesisht studentët e vitit të parë.

Për informim të drejtë të studentëve, rikujtojmë se në kohën kur USPE ka qenë në udhëheqje të Parlamentit Studentor, në Tetor të 2024, jemi përballur me situata të ngjashme.

Megjithatë, kemi vepruar gjithmonë me transparencë të plotë, në bashkëpunim me të gjitha organizatat studentore dhe me përfaqësim të denjë të interesit studentor. Si rezultat, kemi arritur të sigurojmë mbajtjen e afateve të parregullta në dobi të studentëve.

USPE mbetet e përkushtuar që të mbrojë të drejtat e studentëve dhe kërkon urgjentisht:
• Zgjidhje të kësaj çështje lidhur me mbajtjen e afatit të prillit,
• Përfshirje të të gjitha palëve relevante në vendimmarrje,
• Transparencë të plotë nga ana e Parlamentit Studentor.

Në fund, të dashur studentë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha këto zhvillime t’i keni parasysh kur të vijë momenti i votimit me 29 Prill.

Zëri juaj ka peshë dhe përcakton se kush ju përfaqëson.

Studentët meritojnë transparencë, përfaqësim të drejtë dhe vendimmarrje që bëhet në interesin e tyre, jo procese të mbyllura dhe pa llogaridhënie.

Vota juaj është mjeti kryesor për të kërkuar përgjegjësi dhe për të sjellë ndryshim real. Andaj, me 29 Prill votoni USPE, votoni numër 5 🖐️💙.

Me respekt,
Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE)

HIGH FIVE🖐️💙Të dashur studentë,Me kënaqësi ju njoftojmë se sot fillon Fushata Zgjedhore Studentore për zgjedhjet e datës...
16/04/2026

HIGH FIVE🖐️💙

Të dashur studentë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se sot fillon Fushata Zgjedhore Studentore për zgjedhjet e datës 29 Prill.

USPE në këto zgjedhje garon me numrin 5️⃣. Gjatë kësaj periudhe, do të ndajmë me ju punët që kemi realizuar deri më tani, si dhe vizionin tonë për përmirësimin e kushteve studentore në të ardhmen.

USPE ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë zëri i studentëve. 💙

Kërkojmë përkrahjen tuaj në këto zgjedhje, për të vazhduar me përkushtim, përgjegjësi dhe punë konkrete në shërbim të çdo studenti.

🖐️ 💙

REAGIM PUBLIKKundër politizimit të Universitetit të Prishtinës dhe ndarjes së çmimeve për figura politikeTë nderuar stud...
05/10/2025

REAGIM PUBLIK

Kundër politizimit të Universitetit të Prishtinës dhe ndarjes së çmimeve për figura politike

Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtinës,

Ne, si Organizatë Studentore në kuadër të Universitetit të Prishtinës, shprehim kundërshtimin tonë të qartë dhe të argumentuar ndaj vendimit për ndarjen e çmimeve për ushtruesin e detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe për Presidenten e vendit nga ana e Universitetit të Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës është institucion publik akademik, i ndërtuar mbi vlerat e dijes, pavarësisë dhe mendimit të lirë. Ai nuk duhet të shndërrohet në hapësirë për simbolika politike apo për veprime që krijojnë perceptimin e afërsisë me pushtetin.
Ndarja e këtyre çmimeve për figura politike bie ndesh me parimin e neutralitetit institucional dhe me autonominë universitare të garantuar me ligj.

Çmimet dhe mirënjohjet e universitetit duhet t’u ndahen personave që kanë kontribuar në arsimin e lartë, kërkimin shkencor apo zhvillimin akademik, pse jo edhe në zhvillimin e shtetit por jo ndaj figurave publike që kanë post aktiv politik.

Një veprim i tillë jo vetëm që nuk ka bazë akademike, por hap një precedent të rrezikshëm për politizimin e arsimit të lartë, në një kohë kur vetë Universiteti i Prishtinës po përballet me probleme të mëdha në organizim, cilësi dhe mbështetje institucionale.
Gjendja e Universitetit të Prishtinës është jashtëzakonisht e rënduar, pavarësisht proklamimeve që bëhen për të shtrembëruar realitetin. Për fatin e keq të tij, Universiteti i Prishtinës ka rënie të dukshme në numrin e të interesuarëve për studime, që e pasqyron gjendjen reale ku ndodhet.

Edhe më shqetësuese është përpjekja e Parlamentit Studentor, që udhëhiqet nga disa “organizata studentore” të lidhura hapur me parti politike, për ta promovuar këtë ngjarje dhe për të ftuar studentët të marrin pjesë në të. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe e dëmshme për kredibilitetin e përfaqësimit studentor. Është i tmerrshëm fakti që, studentë të tillë janë në përfaqësim.

USPE do të vazhdojë të mbrojë neutralitetin akademik dhe të kërkojë që universiteti të mbetet hapësirë e lirë mendimi, diskutimi dhe zhvillimi intelektual, jo mjedis që zbukurohet për politikanë.

Organizata Studentore USPE
Universiteti i Prishtinës

DITËT E HAPURA 2025 – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit - DEPARTAMENTI I KONSTRUKSIONEVE
25/04/2025

DITËT E HAPURA 2025 – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit - DEPARTAMENTI I KONSTRUKSIONEVE

🎓 DITËT E HAPURA 2025 – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit - DEPARTAMENTI I KONSTRUKSIONEVE
📅 16-17 Maj 2025 | 📍 Universiteti i Prishtinës

🌟 Gati të ndërtosh të ardhmen tënde? Fillon pikërisht këtu!
Ejani dhe përjetoni nga afër jetën në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit - Departamenti i Konstruksioneve! Kjo është mundësia jote për të zbuluar gjithçka që ne ofrojmë – nga programet studimore te laboratorët më modernë në rajon.

🔍 Çfarë do të përjetosh?
✅ Vizita të udhëhequra në ambientet tona
✅ Demonstrime mbresëlënëse në laboratorë
✅ Prezantime për programet bachelor dhe master
✅ Biseda të hapura me studentët tanë dhe profesorët që do t’ju udhëheqin në rrugën drejt suksesit
✅ Mundësi për shkëmbime ndërkombëtare dhe praktika reale

💬 Pyet, eksploro, eksperimento – dhe më e rëndësishmja: imagjino veten si inxhinier i së nesërmes!

🔗 Na vizito më 16-17 Maj dhe bëhu pjesë e një udhëtimi që ndryshon jetën!

👉 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Konstruksioneve, aty ku ëndrrat fillojnë të ndërtohen!

Të nderuar koleg, Unioni i Studentëve Pro Europian ia uron festen e Fitër Bajramit.Zoti ia u shtoftë begatitë, lumturinë...
30/03/2025

Të nderuar koleg,

Unioni i Studentëve Pro Europian ia uron festen e Fitër Bajramit.
Zoti ia u shtoftë begatitë, lumturinë e harmoninë, ia u dhashtë shëndetin, vullnetin për punë, sukseset në jetë e veçanërisht në studime!

Me fat!

Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë! Sot shënohet një datë historike e shpalljes së pavarësisë si kurorëzim  i sakrific...
17/02/2025

Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë!

Sot shënohet një datë historike e shpalljes së pavarësisë si kurorëzim i sakrificës së gjeneratave të tëra që luftuan, punuan dhe dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë tonë.

Urime!

USPE udhëheq me Parlamentin Studentor!Të nderuar studentë,Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Plaurat Krasniqi, nga organi...
04/02/2025

USPE udhëheq me Parlamentin Studentor!

Të nderuar studentë,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Plaurat Krasniqi, nga organizata studentore USPE, do të udhëheqë Parlamentin Studentor nga data 01.02.2025, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit qeverisës të Parlamentit Studentor.

Plaurati vjen me përvojën e Kryetarit të Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, kjo përvojë do t'i shërbej të forcojë bashkëpunimin mes studentëve dhe institucioneve, të adresojë çështjet e rëndësishme që prekin jetën studentore dhe të nxisë projekte që do të përmirësojnë cilësinë e studimeve dhe mirëqenien e studentëve.

I urojmë suksese në këtë detyrë të rëndësishme!
USPE, si një nga organizatat më të rëndësishme dhe me ndikim në jetën studentore, ka pasur dhe vazhdon të ketë një rol të jashtëzakonshëm në avancimin e të drejtave dhe interesave të studentëve. Përfaqësuesit e saj janë gjithmonë të angazhuar për përmirësimin e kushteve dhe edukimit të studentëve, dhe jemi të sigurt se Plaurati do të vazhdojë këtë traditë të suksesshme.

Me respekt,
Unioni i Studentëve Pro-Europian

15 VITE USPE Unioni i Studentëve Pro-Europian i themeluar me datë 04.02.2010, sot shënon 15 vjetorin e saj të themelimit...
04/02/2025

15 VITE USPE

Unioni i Studentëve Pro-Europian i themeluar me datë 04.02.2010, sot shënon 15 vjetorin e saj të themelimit, si organizata më e vjetër ekzistente dhe më me përvojë në mbrojtjen e interesave të studentëve.

USPE ka qenë gjithmonë në ballë të ndryshimeve dhe përfaqësimit dinjitoz. Student dhe aktivist vullnetmirë të bashkuar vazhdojnë të ndjekin rrugën e USPE-së në lidership me dinjitet, e vetëm me një qellim parësor - studentin.
..vazhdojmë bashkë.

15 VITE "Lidership, aktivizëm, vendosmëri."

REALIZOHEN KËRKESAT E PARLAMENTIT STUDENTORTë nderuar studentë,Pas diskutimeve të shumta me menaxhmentin e Universitetit...
11/11/2024

REALIZOHEN KËRKESAT E PARLAMENTIT STUDENTOR

Të nderuar studentë,

Pas diskutimeve të shumta me menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe pas debateve të shumta intensive, sot Senati i UP-së vendosi për mbajtjen e:
- Vlerësimit intermediar I (Nëntor),
- Vlerësimit intermediar II (Prill),
- Studentët kanë drejtë t’i paraqesin deri në 3 (tre) provime për secilin vlerësim intermediar.

Hapja e SEMS dhe dinamika e mbajtës së provimeve do t’i takojë njësive akademike, por afati fundit kohor për vendosjen e notave në SEMS për VLERËSIMIN INTERMEDIAR I do të jetë 20 Dhjetor, ndërsa për VLERËSIMIN INTERMEDIAR II do të jetë 10 Maj.

Gjithashtu lidhur me procedurat e vlerësimit të studentëve dhe mbajtjen e provimeve, Senati do të nxjerrë RREGULLORE TË VEÇANTË duke pasur parasysh specifikat e programeve të studimeve.

Ky vendim është plotësisht konform statutit dhe kërkesave të studentëve. Parlamenti Studentor do të jetë gjithmonë në përkrahje të reformave të cilat kanë qëllim ngritjen e cilësisë në arsim, por pa u cenuar të drejtat e studentëve.
Rrjedhimisht, meqë kërkesat tona u realizuan në plotëni, Protesta e thirrur për ditën e nesërme ANULOHET.

SUKSESE NË PROVIME!

Address

Str. Nënë Tereza P. N
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Unioni i Studentëve Pro-Europian posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Unioni i Studentëve Pro-Europian:

Share