Të Rinjtë E Raçakut

Të Rinjtë E  Raçakut Ështe organizatë joqeveritare (OJQ) nga Raçaku-Shtime me veprim në Kosovë.

KODI ETIK I ORGANIZATËS:
Të dishë të respektosh të tjerët do të thot të dish të respektosh veten dhe vendin tënd, andaj ne si grup dhe organizat do perpiqemi që ma hapa të vegjel e të sigurt të arrijm në vepra të mëdha të cilat do e ngrisin imazhin e vendit, historia e të cilit vend nuk duhet harruar kurrë. ‘’Suksesi, nderi dhe imazhi i fshatit tim është brenga ime kryesore, andaj betohem se në k

ëtë aspect do punoj me nder, përkushtim, besnikëri e mbi të gjitha me krenari duke qenë korrekt e tolerant në bashkëpunim me banorët dhe koleget e grupit’’.

11/12/2025

Mirësevini në faqen zyrtare të Turnirit Tradicional Memorial “15 Janari – Reçak”! 🏆
Ashtu si vitin e kaluar, kemi nisur përgatitjet për turnirin e këtij viti. Këtu do të gjeni lajmet më të fundit, oraret dhe informacion për pjesëmarrësit.
Ju ftoj ta pëlqeni faqen dhe të ndiqni çdo zhvillim. Presim t’ju kemi me ne!

Turneu memorial “Ditët e Reçakut” kushtuar 26 vjetorit të Masakrës së Reçakut 15.01.1999Të nderuar pjesëmarrës të turneu...
16/01/2025

Turneu memorial “Ditët e Reçakut” kushtuar 26 vjetorit të Masakrës së Reçakut 15.01.1999

Të nderuar pjesëmarrës të turneut “Ditët e Reçakut”
Këshilli Organizativ i turneut do t’ju falënderojë të gjithëve për pjesëmarrjen dhe angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm. Keni treguar një frymë të lartë sportive, korrektësi dhe respekt të ndërsjellë, duke e bërë këtë ngjarje të paharrueshme për të gjithë, njeherit duke respektuar edhe qëllimin e turneut. Loja juaj ishte një shembull i shkëlqyer i shpirtit të pastër sportiv.

Faleminderime të veçanta i shkon gjithashtu institucioneve komunale për mbështetje financiare, që e mundësuan realizimin e këtij turneu. Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për grupet e bizneseve lokale në Shtime, të cilat dhanë kontribut financiar dhe krijuan atmosfere tejet familjare me ne si këshill organizativ dhe me të gjithë pjesëmarrësit, e cila atmosferë ishte shumë e rëndësishëm për zhvillimin e këtij aktiviteti.

Një mirënjohje e thellë shkon edhe për deputetin gjerman njëherit qytetar nderi të Shtimes z. Hartmut Ganzke, i cili na nderoi me vizitën e tij dhe ofroi kontributin e tij të vlefshëm në realizimin e turneut.
Për më tepër, dëshirojmë të shprehim nderimin dhe respektin tonë të thellë për veteranët e UÇK-së, për familjet e dëshmorëve, martirëve dhe invalidët e luftës. Falë sakrificës dhe guximit të tyre, ne mund të realizojmë aktivitete të tilla dhe të jetojmë në një realitet të lirë dhe demokratik.

Urime ekipeve fituese të turneut:
Vendi i parë: FC Vjosa
Vendi i dytë: FC Infra Ing
Vendi i tretë: FC Mishtore Mentori
Suksese të mëtutjeshme të gjithë sportistëve, shihemi në turne të tjerë!

Me respekt,
Këshilli Organizativ i Turneut “Ditët e Reçakut”

Finalja e Turneut Përkujtimor “Ditët e Reqakut”                    FC Vjosa vs. FC Infra INGNë një atmosferë me plot emo...
12/01/2025

Finalja e Turneut Përkujtimor “Ditët e Reqakut”
FC Vjosa vs. FC Infra ING

Në një atmosferë me plot emocion, finalja e turneut përkujtimor “Ditet e Reqakut” do të zhvillohet mes dy ekipeve që kanë treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe një lojë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut: FC Vjosa dhe FC Infra ING.

Krenaria e qytetit të Shtimes FC Vjosa, një ekip me traditë, ka arritur të kalojë çdo sfidë me forcën duke treguar një lojë të shkëlqyer dhe një disiplinë të lartë në fushë. Ky ekip ka arritur të bëjë krenar çdo tifoz të qytetit dhe është gati të luftojë deri në fund për titullin e fituesit të turneut “Ditët e Reqakut”.

Nga ana tjetër, FC Infra ING ka bërë një rrugë fantastike drejt finales, duke krijuar një senzacion të vërtetë në këtë turne. Ky ekip, i mbushur me talente të rinj dhe lojtarë me shumë potencial, ka arritur të befasojë të gjithë duke mposhtur disa nga pretendentët e turneut. Me paraqitjet e tyre të shkëlqyera ka kaluar ekipe të forta për të arritur në finale. Rreziku dhe energjia e FC Infra ING janë bërë faktorë kyç për suksesin e tyre deri më tani.

Finalja e këtij turneu përkujtimor do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli. Është një ngjarje që nderon sakrificën dhe kujtimin e heronjve të Kosovës, një moment i bashkimit të qytetarëve dhe tifozëve në një atmosferë sportive. Ky është një takim mes dy ekipeve të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët: të krenohemi me heronjtë tanë, lirinë dhe të kujtojnë sakrificën që ka mundësuar këtë moment.

I ftojmë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij eventi historik dhe të mbështesin ekipet që do të luftojnë për të fituar trofeun e këtij turneu të rëndësishëm. Finalja e turneut përkujtimor “Ditet e Reqakut” është një mundësi e shkëlqyer për të treguar respektin dhe mirënjohjen për sakrificën e atyre që kontribuan në lirinë e Kosovës.

Ju mirëpresim të bashkoheni në këtë ngjarje të veçantë në Sallen e Sporteve në Shtime.
Me respekt për të gjithë: Këshilli Organizativ!

Njoftim: Me datën 15 janar 2025 në ora 15:00, do të zhvillohet ndeshja hapëse e finales në turneun përkujtimor “Ditët e ...
12/01/2025

Njoftim:
Me datën 15 janar 2025 në ora 15:00, do të zhvillohet ndeshja hapëse e finales në turneun përkujtimor “Ditët e Reqakut”, një ngjarje e rëndësishme që nderon historinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

Kjo ndeshje do të sjellë përballë njëra-tjetrës ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke ofruar një mundësi për t’u nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në një atmosferë nderimi dhe respekti të ndërsjellë, ku do të bashkohen dy gjenerata të ndryshme në një garë sportive simbolike.

Ftohen të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm, për të treguar respektin dhe mirënjohjen për ata që sakrifikuan për të ardhmen e Kosovës. Turneu “Ditet e Reqakut” vazhdon të jetë një kujtim i përjetshëm i luftës për liri dhe paqe.

Ju mirëpresim!
Me respekt: Këshilli organizativ!

Sot u zhvilluan ndeshjet e Gjiros  së dytë në turneun “Ditët e Reçakut”Nesër do të zhvillohen ndeshjet e dhiros së III-t...
11/01/2025

Sot u zhvilluan ndeshjet e Gjiros së dytë në turneun “Ditët e Reçakut”
Nesër do të zhvillohen ndeshjet e dhiros së III-të dhe ato për vendin e tretë të turneut.

Jeni të mirëseardhur t’i ndjekni superndeshjet e xhiros së tretë!
Ju mirëpresim!

11/01/2025
10/01/2025

FTESË

Të nderuar dashamirë të sportit e në veqanti të futbollit të vogël, ju ftojmë me shumë kënaqësi që të vini dhe të merrni pjesë në zhvillimin e ndeshjeve në futbollit të vogël që mbahen për nder të përvjetorit të 26-të të Masakrës së Reçakut i cili mbahet në Sallën e Sporteve në Shtime.
Ndeshjet do të zhvillohen këtë të shtune dhe të diele (11 dhe 12 janar 2025) nga ora 12:00.

Shpresojmë që do të bashkoheni me ne në këtë ngjarje të paharrueshme, si simbolikë për bashkim e për rikujtim të trashëgimisë sonë historike.

Me respekt,
Këshilli Organizativ!

08/01/2025

Këto janë çiftet për xhiron e dytë në turneun “Ditët e Reçakut”.
Me datën 11.01.2025 (shtunë) në Sallën e Sporteve në Shtime

12:00-12:30 FC Drenasi 04 vs FC Kopshti Arti
12:30-13:00 FC Sllupqani vs FC Xhavit Kozhani
13:00-13:30 FC Autodeteling Shala vs FC Mix
13:30-14:00 FC Selatin Morina vs FC Infra Ing
14:00-14:30 FC Vjosa vs FC Godanci
14:30-15:00 FC Belinci vs FC E7
15:00-15:30 FC Xoni Bau vs FC Reçaku
15:30-16:00 FC Mishtore Mentori vs FC Hidroizolim Lumi

06/01/2025

Rezultatet pas xhiros së parë në turneun e futbollit të vogël: “Ditët e Reçakut”

E shtunë. 04.01.2025
KF Selatin Morina - Rez zyrtar
KF Sllupqani 6:3 KF Naim Beka
KF Hidroizolim Lumi 9:2 KF Komuna Shtime
KF Erindi Kompany 3:6 KF Infra Ing
KF Mbe Emini 2:4 KF Reçaku
KF Kopshti Arti 2:2 KF Mentor Salihu (Pen: 2:1)
KF Gllas Reklama 2:6 KF Belinci
KF Xhavit Kozhani - Rez zyrtar

E diele 05.01.2025

KF Ismajl Luma 3:5 KF Godanci
KF Ilirida 0:4 KF Musolli
KF Junior team 1:2 KF E7
KF Kushtrimi Metal 1:7 KF Drenasi 04
KF Xoni Bau - Rez zyrtar
KF Mishtore Mentori 5:1 KF Dugolli
KF Shokët 3:5 KF Vjosa
KF Champion 0:5 KF Mix
KF Auto detaling shala -Rez zyrtar

Address

Raçak
Pristina
REPUBLIKAEKOSOVES

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Të Rinjtë E Raçakut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share