05/05/2026
Realizimi me sukses i aktiviteteve të projektit
“Programi vjetor për edukimin dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore” 🎨
Përmbyllje e suksesshme aktivitetesh në kuadër të këtij projekti, i cili kishte për qëllim fuqizimin e të rinjve përmes njohjes, edukimit dhe promovimit të vlerave tona kulturore dhe artistike.
Gjatë zbatimit të projektit janë realizuar:
✅ Trajnime dhe sesione edukative për të rinjtë
✅ Punëtori kreative në fushën e artit dhe kulturës
✅ Vizita në objekte të trashëgimisë kulturore
✅ Ekspozitë artistike, aktivitete promovuese dhe ndërgjegjësuese në komunitet
Përmes këtyre aktiviteteve, të rinjtë patën mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, të shprehin kreativitetin dhe të rrisin vetëdijen për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e këtij projekti!
Ky projekt është përkrahur nga: Ministria e Kulturës dhe Turizmit!