Shtatëmbëdhjetë

Shtatëmbëdhjetë Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit.

📣THIRRJE PËR APLIKIM🌀𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗠𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺 𝗞𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸 – 𝗣𝗶𝗸𝗲̈𝗽𝗮𝗺𝗷𝗮🌀Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja...
06/10/2026

📣THIRRJE PËR APLIKIM
🌀𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗠𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺 𝗞𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸 – 𝗣𝗶𝗸𝗲̈𝗽𝗮𝗺𝗷𝗮🌀

Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale.
Andaj edhe qëllimi i kësaj shkolle është t’i ofroj të rinjve dhe të rejave mundësi për të marrë aftësi të avancuara me fokus të veçantë në shkrimin dhe mendimin kritik si mjete për tu bërë faktorë ndryshimi në shoqëri. Në qendër të shkollës do të jenë ekologjia dhe çështjet mjedisore, me vëmendje të veçantë ndaj ndryshimeve klimatike dhe mënyrës se si këto tema ndërthuren me barazinë shoqërore e gjinore, të drejtat e njeriut, mosdiskriminimin, si dhe nevojat, prioritetet dhe interesat e të rinjve dhe të rejave.
Nëse e ke pasion shkrimin, je student/e, bloger/e, dhe dëshiron t’i thellosh njohuritë mbi shkrimin dhe të zhvillosh mendimin kritik, atëherë ky modul është një mundësi shumë e mirë për ty.
🌀 Përveç programit intensiv, shkolla ofron edhe
- mentorim një me një si mbështetje shtesë deri në finalizim të shkrimeve individuale
- mundësi për publikim të shkrimit/eve në platformën Pikëpamja
- mundësi për publikim të shkrimit/eve në libërthin Pikëpamja
- pajisje me çertifikatë
🌀Kush ka të drejtë të aplikoj?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata/ato prej moshës 19 deri në 25 vjeçare, nga të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Po ashtu të rinjtë e të rejat e të gjitha etnive dhe gjinive.
🌀Detajet e shkollës:
🗓️Datat: 17–20 nëntor 2026
⏰Orari: 16:00–20:00
📍Lokacioni: Rezidenca 17, Prishtinë
🌀𝗦𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗵𝗲𝗻𝗶 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈ 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗲̈𝘀?
📌Plotëso formën e aplikimit në linkun më poshtë:
https://docs.google.com/.../1FAIpQLSe1iDtq1Ir.../viewform...
Afati i fundit për aplikim: 30 tetor 2026
*Ky edicion i Shkollës Pikëpamja organizohet në bashkëpunim me Fondacionin Shtatëmbëdhjetë dhe përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe1iDtq1IrpFibLyHFaNk5vmobl77F8aEEhQth4wQTTkhLKAA/viewform?usp=publish-editor

Afati i fundit për aplikim: 30 tetor 2026

*Ky edicion i Shkollës Pikëpamja organizohet në bashkëpunim me Fondacionin Shtatëmbëdhjetë dhe përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.

METAMORPHOSIS V KACALLAR – GJURMËKori SiparantumJavën që shkoi përmbyllëm edicionin e pestë dhe të fundit të Metamorphos...
24/09/2026

METAMORPHOSIS V

KACALLAR – GJURMË

Kori Siparantum

Javën që shkoi përmbyllëm edicionin e pestë dhe të fundit të Metamorphosis, të cilin e përjetuam së bashku përmes muzikës, zërit dhe kujtesës së qytetit.
Në bashkëpunim me Korin Siparantum, rrugët, hapësirat dhe historia e lagjes së Kacallarve u rikthyen në një përvojë artistike që lidhi të kaluarën me të tashmen. Performanca u hap me premierën e veprës “Gjurmë” nga Memli Kelmendi, e kompozuar posaçërisht për këtë ngjarje.
Edhe shiu u bë pjesë e kësaj përvoje, duke na shoqëruar gjatë performancës së korit dhe duke i dhënë mbrëmjes një atmosferë të veçantë. Një kujtim që do ta mbajmë me vete.

Falënderojmë nga zemra Korin Siparantum, Memli Kelmendin, të gjithë bashkëpunëtorët/et dhe secilin/secilën prej jush që u bëtë pjesë e këtij rrugëtimi. Falë pranisë dhe përfshirjes suaj, ky edicion u bë një moment i veçantë përmbyllës i një projekti që, përmes artit, ka sjellë në vëmendje historitë, kujtesën dhe gjurmët e qytetit tonë.

Me këtë edicion përmbyllet Metamorphosis — pesë edicione, shumë histori dhe kujtime që vazhdojnë të jetojnë përmes nesh.
Faleminderit që ish*t pjesë e këtij rrugëtimi. ❤️

Fotot: Atdhe Mulla

----

METAMORPHOSIS V

KACALLAR – TRACES

Siparantum Choir

Last week, we brought the fifth and final edition of Metamorphosis to a close, sharing an experience shaped by music, voice, and the memory of the city.
In collaboration with Siparantum Choir, the streets, spaces, and history of the Kacallar neighborhood returned as an artistic experience connecting the past with the present. The performance opened with the premiere of “Gjurmë” (Traces), a composition by Memli Kelmendi created especially for this occasion.
The rain also became part of the experience, accompanying the choir’s performance and giving the evening a special atmosphere — a memory we will carry with us.

Our heartfelt thanks go to Siparantum Choir, Memli Kelmendi, all our collaborators, and everyone who became part of this journey. Your presence and participation made this edition a special closing moment for a project that, through art, has brought the stories, memories, and traces of our city into focus.

With this edition, Metamorphosis comes to a close — five editions, countless stories, and memories that continue to live on through us.
Thank you for being part of this journey. ❤️

Photos: Atdhe Mulla

----
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.

Shtatëmëbëdhjetë is supported by the Kosovar Civil Society Foundation (KCSF) program ‘EJA Kosovo’, co-financed by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and Sweden. Ministry of Culture, Youth and Sport. Also by Ministry of Culture, and Tourism and Municipality of Prishtina.

Një falënderim i veçantë për gjashtë vullnetaret që ishin pjesë e Rezidencës 17 gjatë muajve të verës!Tri prej tyre u an...
23/09/2026

Një falënderim i veçantë për gjashtë vullnetaret që ishin pjesë e Rezidencës 17 gjatë muajve të verës!

Tri prej tyre u angazhuan në procesin e riciklimit të letrës, duke kontribuuar me punën dhe energjinë e tyre në këtë proces krijues, ndërsa tri të tjera ndihmuan në organizimin e bibliotekës sonë, duke i dhënë më shumë kujdes dhe jetë hapësirës së librave.

Faleminderit për kohën, energjinë, punën dhe përkushtimin që ndatë me ne gjatë gjithë kësaj periudhe. Përmes angazhimit tuaj, jo vetëm që kontribuuat në realizimin e këtyre aktiviteteve, por edhe ndihmuat në krijimin e një hapësire më të hapur, më të gjallë dhe më të afërt me komunitetin.

Vullnetarizmi është një mënyrë e bukur për të mësuar, për të ndarë ide dhe për të krijuar së bashku. Jemi shumë të lumtur që këtë verë patëm mundësinë t'i ndajmë këto përvoja me ju.

Faleminderit që ish*t pjesë e Rezidencës 17 dhe që e bëtë këtë verë edhe më të veçantë!

---
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.

Udhëheqësja e Shtatëmbëdhjetë, Nita Zeqiri dhe dirigjenti i Siparantum Choir Memli Kelmendi, ndajnë detaje rreth edicion...
18/09/2026

Udhëheqësja e Shtatëmbëdhjetë, Nita Zeqiri dhe dirigjenti i Siparantum Choir Memli Kelmendi, ndajnë detaje rreth edicionit të fundit të Metamorphosis dhe intervenimit artistik specifik për lokacionin që do të zë vend nesër me datën 19.09.2006 në ora 19:00.

Për më shumë ju ftojmë të dëgjoni bisedën në Express-KTV

| KTV© KOHA. All rights reserved.

17/09/2026

Metamorphosis V
Kacallar - Gjurmë

Kori Siparantum Choir

19.09.2026 / 19:00h

Lokacioni / Location

"Që nga viti 2018, Metamorphosis, si projekt i fondacionit Shtatëmbëdhjetë, ka rikthy vëmendjen tek objektet e braktisun...
14/09/2026

"Që nga viti 2018, Metamorphosis, si projekt i fondacionit Shtatëmbëdhjetë, ka rikthy vëmendjen tek objektet e braktisuna dhe historitë që ato mbajnë. Përgjatë katër edicioneve t’kalume, Metamorphosis ka trajtu ish-Menzën e punëtorëve të Ramiz Sadikut, Restorant Marsi, Objektin e Kryqit të Kuq dhe Kino Rininë, ndërsa tash ky projekt po finalizohet me Edicionin 5 të fokusum në Kacallarët. Përmes zanit të Siparantum Choir, hapësinat, historitë dhe kujtimet e Kacallarëve, një prej pjesëve të vjetra të Prishtinës, nga sokakët, shtëpitë me tulla të kuqe, furra, Rilindja dhe hapësirat ku dikur zhvillohej jeta e përditshme, shndërrohen në një përvojë muzikore që lidh të kalumën me të tashmen dhe t’ardhmën." Suzanne Podcast

Edhe pak ditë të verës kanë mbetë, por ende ka ngjarje nën qiell të hapun, koncerte, ekspozita, gastronomi gjithandej - me një Monday Marks nga Prishtina deri n’Tiranë e Shkup

METAMORPHOSIS VKACALLAR - GJURMË19.09.2026 | 19:00HSIPARANTUMSiparantum Choir u themelua në vitin 2016 me synimin për të...
09/09/2026

METAMORPHOSIS V
KACALLAR - GJURMË

19.09.2026 | 19:00H

SIPARANTUM

Siparantum Choir u themelua në vitin 2016 me synimin për të promovuar trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe për ta prezantuar atë në skenën ndërkombëtare. I krijuar nga një grup vullnetarësh të apasionuar pas artit koral, kori ndërthur traditën e muzikës shqiptare me zhvillimet bashkëkohore të artit koral.
Me rreth 50 anëtarë aktivë dhe me më shumë se 220 aktivitete artistike, 21 çmime ndërkombëtare dhe prezencë në 19 shtete, Siparantum Choir është renditur ndër 16 koret dhe ansamblet vokale më të mira në botë sipas INTERKULTUR World Rankings.
Nën drejtimin artistik të Memli Kelmendit, kori vazhdon të zhvillojë një program të pasur që shtrihet nga muzika e Renesancës deri te krijimtaria bashkëkohore, duke përfaqësuar Kosovën në skena të rëndësishme ndërkombëtare dhe duke promovuar përmes muzikës dialogun ndërkulturor, paqen dhe mirëkuptimin.

---

Siparantum Choir was founded in 2016 with the aim of promoting Kosovo’s cultural heritage and presenting it on the international stage. Established by a group of volunteers passionate about choral art, the choir brings together the traditions of Albanian music with contemporary developments in global choral practice.
With around 50 active members, more than 220 artistic activities, 21 international awards, and performances across 19 countries, Siparantum Choir has been ranked among the world’s top 16 choirs and vocal ensembles according to the INTERKULTUR World Rankings.
Under the artistic direction of Memli Kelmendi, the choir’s repertoire spans from Renaissance music to contemporary works. Through its performances in Kosovo and internationally, Siparantum Choir continues to represent Kosovo’s cultural identity while promoting intercultural dialogue, peace, friendship, and mutual understanding through music.

---
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.

METAMORPHOSIS V19.09.2026Shpija me tulla të kuqe"Shpija me tulla të kuq, kështu i kemi thënë."Burg“Por e di që ka qenë p...
27/08/2026

METAMORPHOSIS V

19.09.2026

Shpija me tulla të kuqe
"Shpija me tulla të kuq, kështu i kemi thënë."

Burg
“Por e di që ka qenë policia, e pas policisë ka mbet Klubi i Bokserëve që është thirr ‘Milicia’”

Jetim
"Ka mbetur si një jetim i trajtuar keq."

Shtëpi fantazmash
"Ma jep ndjenjën e një shtëpie të fantazmave."

Qielli është limiti
"Aty vetëm qielli do të ishte limit se çka do të mund të bëhej."

----

The Red Brick House
"That's what we always called it – the Red Brick House."

Prison
"I know the police used it, and after the police, the Boxing Club, known as 'Milicia,' was based there."

Orphan
"It remained like an orphan that had been badly mistreated."

Haunted House
"It gives me the feeling of a haunted house."

The Sky's the Limit
"There, the only limit to what could have been done was the sky."

-------
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.

19/08/2026

Organizo eventin tënd: Kopshti i Rezidencës 17 është i hapur për ju
Kopshti i Rezidencës 17 është një hapësirë e hapur komunitare, për takime, aktivitete kulturore, punë kreative, hulumtuese dhe bashkëpunim. Gjatë muajve me mot të mirë, ai shndërrohet në një vend ku mund të zhvillohen aktivitete në ambient të gjelbër dhe mikpritës.
Gjatë muajve korrik dhe gusht, kopshti i Rezidencës 17 është në dispozicion për organizata, kolektive, grupe të pavarura dhe individë që dëshirojnë të organizojnë aktivitete në një ambient të hapur dhe të gjelbër.
Nëse po planifikoni një diskutim, prezantim, punëtori, lexim, performancë, takim komunitar apo ndonjë aktivitet tjetër kulturor, edukativ ose social, ju ftojmë ta shfrytëzoni hapësirën tonë.
Për rezervim të kopshtit regjistorhuni në link
https://forms.gle/3wXudm5KwB1GsjY57
SHËNIM: Shfrytëzimi i hapësirave në Rezidenca 17 është pa pagesë dhe nuk mbështetë projekte komerciale apo aktivitete fitimprurëse.
---
Host Your Event: The Garden of Rezidenca 17 is Open for You
The Garden of Rezidenca 17 is an open community space for gatherings, cultural activities, creative and research work, and collaboration. During the warmer months, it becomes a welcoming green setting where a wide range of activities can take place.
Throughout July and August, the garden is available to organizations, collectives, independent groups, and individuals who wish to organize activities in an open-air environment.
Whether you are planning a discussion, presentation, workshop, reading, performance, community gathering, or another cultural, educational, or social event, we invite you to make use of our space.
To reserve the garden, please register via the following link:
https://forms.gle/3wXudm5KwB1GsjY57
Please note: The use of Rezidenca 17's spaces is free of charge. However, the space is not available for commercial projects or profit-generating activities.
----
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.

Rezidenca INFRARED: “Ahti i pemëve ka me ju nxanë”Studio e hapur & prezantimRezidenca 17 | 25.06.2026 | 18:00hJu ftojmë ...
16/06/2026

Rezidenca INFRARED: “Ahti i pemëve ka me ju nxanë”
Studio e hapur & prezantim

Rezidenca 17 | 25.06.2026 | 18:00h

Ju ftojmë në prezantimin publik të projekteve të zhvilluara në kuadër të Rezidencës INFRARED 2026.

Duke marrë titullin nga projekti hulumtues i Valmira Rash*tit, “Ahti i pemëve ka me ju nxanë” bashkon në një mbrëmje prezantimet e Valmira Rash*tit, Manushaqe Ibrahimit dhe Vullnet Jakupit, të cilët/at gjatë rezidencës kanë hulumtuar marrëdhëniet mes kujtesës, natyrës dhe ndryshimeve mjedisore përmes praktikave artistike dhe kërkimore.
Nga një herbarium familjar që rikthen në vëmendje biodiversitetin e humbur, te bimët që ripushtojnë hapësirat e braktisura dhe reflektimet mbi "ahtin" si kujtesë kolektive dhe formë e hershme e vetëdijes ekologjike, projektet ofrojnë perspektiva të ndryshme mbi mënyrat se si lidhemi me ambientin dhe historitë që ai bart.

Ju mirëpresim të njiheni nga afër me proceset e punës, të dëgjoni mbi hulumtimet e tyre dhe të bashkoheni në diskutimin që do të pasojë prezantimet.

------

INFRARED Residency: “The Trees’ Curse Will Catch You”
Open Studio & Presentation

Rezidenca 17 | June 25, 2026 | 18:00

Join us for the public presentation of the projects developed as part of the INFRARED Residency 2026.
Taking its title from Valmira Rash*ti’s research project, “The Trees’ Curse Will Catch You,” this Open Studio brings together the work of Valmira Rash*ti, Manushaqe Ibrahimi, and Vullnet Jakupi, whose residency projects explore the relationships between memory, nature, and environmental change through artistic and research-based practices.
From a family herbarium that revisits lost biodiversity, to plants reclaiming abandoned spaces, and reflections on 'ahti' as a form of collective memory and an early expression of ecological consciousness, the projects offer different perspectives on how we relate to the environment and the stories it holds.

We invite you to engage with the working processes, learn more about their research, and join the conversation following the presentations.

----
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina

Address

St. Nazim Gafurri, No. 271
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 11:00 - 18:00
Tuesday 11:00 - 18:00
Wednesday 11:00 - 18:00
Thursday 11:00 - 18:00
Friday 11:00 - 18:00

Telephone

+38349170078

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtatëmbëdhjetë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shtatëmbëdhjetë:

Shortcuts

Share