Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore

Directions Website Contact the organization

Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore QHPSM është organizatë jo-qeveritare me fokus në promovim dhe përmirësim të shëndetit mendor në vend.

NjoftimCertifikatat e akredituara për Konferencën e Nëntë të Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve...
22/07/2026

Njoftim

Certifikatat e akredituara për Konferencën e Nëntë të Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve janë gati.

Ato mund t’i tërhiqni në adresën:

Rruga “Teodor Muzaka”, Mati 1
Blloku C, Hyrja B
Te Ndërtesat e Nderimit
Nr. 04 dhe 05, Prishtinë

Orari i tërheqjes: çdo ditë pune, nga ora 11:00 deri në 18:00.

Është publikuar raporti hulumtues:“Perceptimet e Inteligjencës Artificiale, Pasigurisë dhe Ankthit për të Ardhmen: Ndërl...
13/07/2026

Është publikuar raporti hulumtues:

“Perceptimet e Inteligjencës Artificiale, Pasigurisë dhe Ankthit për të Ardhmen: Ndërlidhja me Stresin, Njohuritë në IA dhe Mirëqenien Psikologjike”

Raporti paraqet gjetjet e një studimi të realizuar në Kosovë mbi perceptimet ndaj inteligjencës artificiale, pasigurinë dhe ankthin për të ardhmen, si dhe ndërlidhjen e tyre me stresin, njohuritë mbi IA dhe mirëqenien psikologjike.

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtu:
http://www.qhpsm.org/wp-content/uploads/2026/07/Perceptimet-e-Inteligjence%CC%88s-Artificiale-Pasigurise%CC%88-dhe-Ankthit-pe%CC%88r-te%CC%88-Ardhmen-Nde%CC%88rlidhja-me-Stresin-Njohurite%CC%88-ne%CC%88-IA-dhe-Mire%CC%88qenien-Psikologjike-.pdf

Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Rrjetit YouthHub WB&T. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian, Democracy for Development (D4D) apo Rrjetit YouthHub WB&T.

Raporti i Konferencës së Nëntë mbi Mirëqenien, Shëndetin, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve tani është publikuar.Ky rap...
07/07/2026

Raporti i Konferencës së Nëntë mbi Mirëqenien, Shëndetin, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve tani është publikuar.

Ky raport përmbledh diskutimet, prezantimet dhe rekomandimet kryesore nga konferenca, duke theksuar nevojën për bashkëpunim ndërsektorial, parandalim të hershëm, mbështetje për familjet dhe profesionistët, arsim gjithëpërfshirës dhe mbrojtje konkrete të të drejtave të çdo fëmije.

Raportin mund ta gjeni në bio si dhe në linkun:
http://www.qhpsm.org/wp-content/uploads/2026/07/Raport-mbi-Konferencen-e-Ne%CC%88nte%CC%88-mbi-Mire%CC%88qenien-She%CC%88ndetin-Edukimin-dhe-te%CC%88-Drejtat-e-Fe%CC%88mije%CC%88ve.pdf

Falënderojmë të gjithë folësit, pjesëmarrësit, partnerët dhe mbështetësit që kontribuuan në këtë hapësirë të rëndësishme profesionale.

Edukimi TëDrejtatEFëmijëve Konferenca2026

Raporti i Konferencës së Nëntë mbi Mirëqenien, Shëndetin, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve tani është publikuar.Ky rap...
07/07/2026

Raporti i Konferencës së Nëntë mbi Mirëqenien, Shëndetin, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve tani është publikuar.

Ky raport përmbledh diskutimet, prezantimet dhe rekomandimet kryesore nga konferenca, duke theksuar nevojën për bashkëpunim ndërsektorial, parandalim të hershëm, mbështetje për familjet dhe profesionistët, arsim gjithëpërfshirës dhe mbrojtje konkrete të të drejtave të çdo fëmije.

Raportin mund ta gjeni në linkun:
http://www.qhpsm.org/wp-content/uploads/2026/07/Raport-mbi-Konferencen-e-Ne%CC%88nte%CC%88-mbi-Mire%CC%88qenien-She%CC%88ndetin-Edukimin-dhe-te%CC%88-Drejtat-e-Fe%CC%88mije%CC%88ve.pdf

Falënderojmë të gjithë folësit, pjesëmarrësit, partnerët dhe mbështetësit që kontribuuan në këtë hapësirë të rëndësishme profesionale.

Më 26 qershor 2026 prezantuam gjetjet e raportit hulumtues “Perceptimet e Inteligjencës Artificiale, Pasigurisë dhe Ankt...
01/07/2026

Më 26 qershor 2026 prezantuam gjetjet e raportit hulumtues “Perceptimet e Inteligjencës Artificiale, Pasigurisë dhe Ankthit: Ndërlidhja me Stresin, Njohuritë në IA dhe Mirëqenien Psikologjike”.

Studimi ofroi një pasqyrë mbi mënyrën se si të rinjtë në Kosovë e perceptojnë inteligjencën artificiale dhe ndikimin që pasiguria për të ardhmen mund të ketë në stresin, ankthin dhe mirëqenien e tyre psikologjike. Gjetjet treguan se pasiguria lidhet me nivele më të larta të ankthit dhe stresit, ndërsa njohuritë mbi inteligjencën artificiale lidhen me mirëqenie më të lartë psikologjike. Këto rezultate theksojnë rëndësinë e edukimit mbi IA dhe të mbështetjes së të rinjve në përshtatjen ndaj ndryshimeve të shpejta teknologjike.

Pas prezantimit u zhvillua një diskutim i hapur me përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistë të fushave të ndryshme mbi implikimet e këtyre gjetjeve për arsimin, shëndetin mendor dhe politikat për të rinjtë.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Youth Agents for Mental Health”, me mbështetjen e D4D dhe bashkëfinancimin e Bashkimit Evropian, në kuadër të Rrjetit YouthHub WB&T.

Momente nga dita e dytë e Konferencës së Nëntë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve, e mbajtur ...
10/06/2026

Momente nga dita e dytë e Konferencës së Nëntë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve, e mbajtur më 2 qershor.

Programi vazhdoi me ligjërata nga folës kyç vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Prof. Dr. Margarida Gaspar de Matos, Dr. Erëblir Kadriu, Dr. Natyra Agani, Prof. Mag. Thomas Schrei, Prof. Dr. Ana Kozina, Prof. Asst. Dr. Florim Gallopeni dhe Dr. Linda Hoxha. Konferenca u mbyll me fjalimin kyç përmbyllës të Prof. As. Dr. Fitim Uka, President i Konferencës së Nëntë.

Gjatë ditës së dytë u prezantuan gjithashtu 18 punime shkencore nga studiues, profesionistë dhe ekspertë nga Kosova dhe rajoni, të cilët trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.

Momente nga dita e parë e konferencës
06/06/2026

Momente nga dita e parë e konferencës

Varfëria, pabarazia, mungesa e qasjes në arsim cilësor, dhuna dhe përjashtimi vazhdojnë të prekin mijëra fëmijë në Kosov...
29/05/2026

Varfëria, pabarazia, mungesa e qasjes në arsim cilësor, dhuna dhe përjashtimi vazhdojnë të prekin mijëra fëmijë në Kosovë dhe në botë. Konferenca e Nëntë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve synon të sjellë së bashku profesionistë, studiues dhe vendimmarrës për të diskutuar këto sfida dhe për të ndërtuar zgjidhje më të mira për fëmijët.

📍 1–2 qershor | Swiss Diamond Hotel, Prishtinë
Regjistrimin mund ta bëni në këtë link: https://forms.gle/FemYVopgdSwcw1dV6

Ju mirëpresim.

Në Konferencën e Nëntë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve mirëpresim folësen tonë, PhD cand. ...
28/05/2026

Në Konferencën e Nëntë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve mirëpresim folësen tonë, PhD cand. Dijana Beqa.

Dijana Beqa është kandidate për doktoraturë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me formim interdisciplinar në shkencat shëndetësore, psikologji dhe menaxhim të riskut. Ka përfunduar studimet master në Psikologji Klinike dhe Këshillim, si dhe masterin në Menaxhim të Riskut dhe Sigurime. Aktualisht punon si infermiere në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe si asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani”. Interesat e saj profesionale fokusohen në psikologjinë klinike, psikologjinë shëndetësore dhe qasjet ndërdisiplinare në kujdesin ndaj pacientëve.

Në këtë edicion, ajo do të trajtojë temën: “Analizë e rasteve të identifikuara me vështirësi psiko-zhvillimore tek fëmijët dhe adoleshentët në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’.”

📍 1–2 qershor | Swiss Diamond Hotel, Prishtinë
Regjistrimin mund ta bëni në këtë link: https://forms.gle/FemYVopgdSwcw1dV6

Ju mirëpresim.

Në Konferencën e Nëntë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve mirëpresim folëset tona, BSc. Anesa...
28/05/2026

Në Konferencën e Nëntë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve mirëpresim folëset tona, BSc. Anesa Syla dhe BSc. Fjolla Shala.

Anesa Syla dhe Fjolla Shala janë të angazhuara në fushën e edukimit dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve, me fokus në mirëqenien sociale, emocionale dhe edukative të tyre. Me përvojë në mjedise edukative dhe aktivitete profesionale në psikologji dhe sociologji, ato kontribuojnë në promovimin e praktikave gjithëpërfshirëse dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve në fëmijërinë e hershme.

Në këtë edicion, ato do të trajtojnë temën: “Loja si hapësirë socializimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve shoqërore në fëmijërinë e hershme.”

📍 1–2 qershor | Swiss Diamond Hotel, Prishtinë
Regjistrimin mund ta bëni në këtë link: https://forms.gle/FemYVopgdSwcw1dV6

Ju mirëpresim.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 17:00
Tuesday 10:00 - 17:00
Wednesday 10:00 - 17:00
Thursday 10:00 - 17:00
Friday 10:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore:

Shortcuts

Share