15/11/2025
Një grup biznesesh të energjisë solare nga Kosova përfunduan me sukses një vizitë studimore dhe trajnim njëjavor në Berlin, ku patën mundësinë të përfitojnë nga praktikat më të avancuara dhe njohuritë e fundit mbi zhvillimet në industrinë gjermane të energjisë së diellit. Kjo eksperiencë u vlerësua lart nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan rëndësinë e vazhdimit të aktiviteteve të tilla për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve profesionale dhe teknologjike të industrisë së energjive të ripërtëritshme në Kosovë.
Një moment i veçantë i programit ishte takimi me Shoqatën Gjermane për Energji të Ripërtëritshme (BEE), ku u mirëpritëm nga udhëheqësi i zyrës për projekte ndërkombëtare, z. Sebastian Jasim. Ai prezantoi në mënyrë të shkëlqyeshme zhvillimet në sektorin energjetik në Gjermani dhe Evropë, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Me shumë entuziazëm njoftojmë se KIMERK dhe BEE do të nisin së shpejti projekte të përbashkëta për të mbështetur zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.
Vizita u përmbyll me një pritje në Ambasadën e Kosovës në Berlin, ku Ambasadori z. Faruk Ajeti na prezantoi nga afër punën e Ambasadës dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit për promovimin e potencialit të Kosovës për investime në sektorin e energjive të ripërtëritshme. Ky rrjetëzim institucional është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës së Kosovës në tregjet ndërkombëtare të energjisë së gjelbër.
E gjithë kjo vizitë dhe trajnim u realizua me mbështetjen e LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency , përmes Projektit për Tranzicion të Energjisë dhe Klimë. Një falënderim i veçantë për përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse: ELING , Elen , Alfa Solar Energy , SunVolta Energy , Megaterm , Solar2 , Hotas Solar LLC dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, të cilët ishin shumë aktivë gjatë të gjitha aktiviteteve dhe e përfaqësuan sektorin e energjisë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përpara drejt energjisë së së ardhmes për Kosovën! ☀️🇽🇰
Luxembourg Aid & Development Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in Pristina
A group of solar energy businesses from Kosovo successfully concluded a one-week study visit and training program in Berlin, where they had the opportunity to learn from the most advanced practices and gain the latest insights into developments in the German solar energy industry. This experience was highly appreciated by the participants, who emphasized the importance of continuing such initiatives to further strengthen the professional and technological capacities of the renewable energy sector in Kosovo.
A special highlight of the program was the meeting with the German Renewable Energy Federation (BEE), where we were warmly welcomed by the Head of International Projects, Mr. Sebastian Jasim. He delivered an excellent presentation on the developments in the energy sector in Germany and across Europe, as well as on opportunities for future cooperation. With great enthusiasm, we announce that KIMERK and BEE will soon initiate joint projects to support the development of the energy sector in Kosovo.
The visit concluded with a reception at the Embassy of Kosovo in Berlin, where Ambassador Mr. Faruk Ajeti introduced us to the work of the Embassy and discussed opportunities for cooperation to promote Kosovo’s potential for investment in the renewable energy sector. This institutional networking represents an important step toward strengthening Kosovo’s position in international green energy markets.
The entire visit and training program was made possible with the support of LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency, through the Energy and Climate Transition Project. Special thanks to the participating companies: ELING, Elen, Alfa Solar Energy, SunVolta Energy, Megaterm, Solar2, Hotas Solar LLC, as well as representatives of the Ministry of Economy, who were very active throughout all activities and represented Kosovo’s energy sector in the best possible way.
Moving forward toward the energy of the future for Kosovo! ☀️🇽🇰
Luxembourg Aid & Development
Embassy of the Grand Duchy of Luxembourg in Pristina