KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims

Call Directions Website

KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims, Str. Hamez Jashari 16b/2, Pristina.

Informohuni më shumë rreth angazhimit të QKRMT-së duke vizituar faqën tonë në internet.
_________________________

Learn more about KRCT’s efforts by following us or visiting our website for more information.

Tetë vjet nga dalja e saj publike, dëshmia e Vasfije Krasniqi Goodman mbetet një pikë kthese në historinë e përballjes s...
16/10/2026

Tetë vjet nga dalja e saj publike, dëshmia e Vasfije Krasniqi Goodman mbetet një pikë kthese në historinë e përballjes së Kosovës me krimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Me guximin për ta bërë publike të vërtetën e saj, Vasfija theu heshtjen, sfidoi stigmën dhe hapi një rrugë që për vite ishte mbuluar nga frika, paragjykimet dhe mohimi.

Zëri i saj nuk ishte vetëm një dëshmi për atë që kishte përjetuar, por edhe një sfidë për të gjithë shoqërinë që të përballet me të vërtetën. Ajo dëshmoi se turpi nuk u përket të mbijetuarve, por atyre që kryen krimin. Dalja e saj publike u dha forcë zërave të tjerë dhe e bëri edhe më të qartë se heshtja nuk mund të jetë përgjigjja jonë ndaj padrejtësisë.

QKRMT qëndron pranë Vasfijes dhe të gjithë të mbijetuarve, duke e shndërruar përkushtimin ndaj tyre në punë të vazhdueshme për mbështetje, dinjitet dhe drejtësi.

Sepse guximi për të folur e çan heshtjen, por përgjegjësia për të dëgjuar, për të vepruar dhe për të kërkuar drejtësi na takon të gjithëve. Vasfije Buqe Goodman, simbol i forcës, guximit dhe qëndresës, me zërin dhe të vërtetën e saj, ndihmoi në thyerjen e murit të heshtjes.

📰🇽🇰🇺🇦 kuadër të një sesioni të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) për gazetare nga Ukraina, Selvi ...
15/10/2026

📰🇽🇰🇺🇦 kuadër të një sesioni të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) për gazetare nga Ukraina, Selvi Izeti Çarkaxhiu, psikologe në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ndau përvojën profesionale të QKRMT-së në mbështetjen e të mbijetuarve dhe trajtimin e pasojave afatgjata të konfliktit.

💬 Diskutimi u përqendrua te përvojat dhe nevojat e të mbijetuarve, rehabilitimi dhe riintegrimi, stigma shoqërore, qasja në drejtësi dhe rëndësia e gazetarisë etike në raportimin për traumën dhe pasojat e luftës.

U theksua rëndësia e intervistimit të ndjeshëm ndaj traumës dhe e raportimit me përgjegjësi, duke respektuar privatësinë, dinjitetin dhe të drejtën e të mbijetuarve për të vendosur se si dëshirojnë ta ndajnë përvojën e tyre. Përvoja e Kosovës dëshmon se rehabilitimi dhe riintegrimi kërkojnë mbështetje të vazhdueshme, luftim të stigmës dhe angazhim institucional e shoqëror. Gazetaria etike mund të luajë një rol thelbësor në thyerjen e heshtjes, sfidimin e paragjykimeve dhe parandalimin e riviktimizimit të të mbijetuarve.

****

📰🇽🇰🇺🇦 As part of a session organized by the Association of Journalists of Kosovo (AJK) for journalists from Ukraine, Selvi Izeti Çarkaxhiu, psychologist at the Kosovo Rehabilitation Centre for Torture Survivors (KRCT), shared KRCT’s professional experience in supporting survivors and addressing the long-term consequences of conflict.

💬 The discussion focused on survivors’ experiences and needs, rehabilitation and reintegration, social stigma, access to justice, and the importance of ethical journalism when reporting on trauma and the consequences of war.

The session highlighted the importance of trauma-sensitive interviewing and responsible reporting that respect survivors’ privacy, dignity, and right to decide how they wish to share their experiences. Kosovo’s experience demonstrates that rehabilitation and reintegration require sustained support, efforts to combat stigma, and institutional and societal commitment. Ethical journalism can play a vital role in breaking the silence, challenging prejudice, and preventing the retraumatization of survivors.

✈️ Bashkohuni me ne sot në Çikago, në ngjarjen “Minds for Peace KOSOVO”!Dr. Feride Rush*ti, Drejtoreshë Ekzekutive e QKR...
15/10/2026

✈️ Bashkohuni me ne sot në Çikago, në ngjarjen “Minds for Peace KOSOVO”!

Dr. Feride Rush*ti, Drejtoreshë Ekzekutive e QKRMT-së, do të jetë folëse kryesore në këtë ngjarje humanitare, duke vënë në pah nevojat e fëmijëve të prekur nga trauma ndërbrezore e luftës dhe rëndësinë e mbështetjes për ta dhe familjet e tyre në Kosovë.

📅 Sot, 15 tetor | ⏰ 17:30–21:00

📍 Tebala Events Center, Çikago

🔗 Bashkohuni me ne: mindsforpeace-kosovo.com...

✈️ Join us today in Chicago for “Minds for Peace KOSOVO”!

Dr. Feride Rush*ti, Executive Director of KRCT, will be the keynote speaker at this humanitarian event, bringing attention to the needs of children affected by intergenerational war trauma and the importance of supporting them and their families in Kosovo.

📅 Today, October 15 | ⏰ 5:30–9:00 PM

📍 Tebala Events Center, Chicago

🔗 Join us: mindsforpeace-kosovo.com
Event Registration
mindsforpeace-kosovo.com

Join us for an amazing evening!

QKRMT mori pjesë në punëtorin e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkomb...
15/10/2026

QKRMT mori pjesë në punëtorin e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) me temën “Fuqizimi i mbrojtjes së viktimave dhe të drejtave të njeriut”.

Policia e Kosovës dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) mbajnë punëtorinë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave



Prishtinë, 14 tetor 2026

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), ka mbajtur punëtorinë “Fuqizimi i mbrojtjes së viktimave dhe të drejtave të njeriut”, në datat 13 dhe 14 tetor 2026, në Prishtinë.

Kjo punëtori u realizua si fryt i bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera pjesëmarrëse në punëtori, si Prokuroria Themelore në Prishtinë, përfaqësuesit nga mekanizmat për mbrojtjen e viktimave pranë Prokurorive Themelore në Prishtinë dhe Ferizaj, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) si dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).

Në cilësi të ekspertëve gjatë këtij aktiviteti kontributin e tyre e dhanë Z. Martin Uebele, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Landit të Saksonisë dhe Z. Dirk Peglow, Kryetar Federal i Shoqatës së Hetuesve Kriminalë Gjermanë, që të dy ekspertë të shquar nga Gjermania, në fushat e tyre përkatëse.

Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në realizimin e kësaj punëtorie, si një kontribut i rëndësishëm në avancimin e standardeve profesionale dhe institucionale, duke promovuar një qasje të integruar, të koordinuar dhe të përqendruar në dinjitet, siguri dhe të drejtat e viktimave.

Realizimi i suksesshëm i kësaj punëtorie dëshmon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të zhvilluar dhe promovuar praktika bashkëkohore policore, në përputhje me standardet evropiane, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe me institucionet vendore.

🇽🇰🇺🇦 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) pati kënaqësinë të mirëpresë gazetare vizito...
13/10/2026

🇽🇰🇺🇦 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) pati kënaqësinë të mirëpresë gazetare vizitore nga Ukraina dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Gjatë takimit u prezantua puna e QKRMT-së me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, përvoja shumëvjeçare në rehabilitimin dhe mbështetjen e tyre, si dhe sfidat që shoqërojnë procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë.

Përmes diskutimit dhe pyetjeve të gazetareve, u shkëmbyen përvoja dhe perspektiva mbi punën me të mbijetuarat, proceset e rehabilitimit dhe rëndësinë e dokumentimit të përvojave të tyre.

Shkëmbimi i përvojave mes Kosovës dhe Ukrainës krijon mundësi për të ndarë njohuritë dhe mësimet e nxjerra nga kontekste të ndryshme, duke thelluar kuptimin e sfidave me të cilat përballen të mbijetuarit e dhunes sekslauale ne lufte! 🤝

******

🇽🇰🇺🇦 The Kosovo Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT) had the pleasure of welcoming visiting journalists from Ukraine and representatives of the Association of Journalists of Kosovo (AGK).

During the meeting, KRCT presented its work with survivors of wartime sexual violence, its longstanding experience in their rehabilitation and support, as well as the challenges surrounding the transitional justice process in Kosovo.

Through discussion and questions from the journalists, experiences and perspectives were exchanged on working with survivors, rehabilitation processes, and the importance of documenting their experiences.

The exchange of experiences between Kosovo and Ukraine creates opportunities to share knowledge and lessons learned from different contexts, deepening the understanding of the challenges faced by survivors of conflict-related sexual violence. 🤝

💚🧠 “Përvoja të dëgjuara. Zëra të vërtetë. Ndryshim i vërtetë.”Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, kjo moto pasqyron t...
10/10/2026

💚🧠 “Përvoja të dëgjuara. Zëra të vërtetë. Ndryshim i vërtetë.”

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, kjo moto pasqyron thelbin e punës sonë në KRCT, të dëgjojmë të mbijetuarit dhe të veprojmë bashkë me ta.

Përvojat e të mbijetuarve të torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës na udhëheqin çdo ditë , nga mbështetja psikologjike dhe kujdesi afatgjatë, te luftimi i stigmës dhe përpjekjet për drejtësi e njohjen e të drejtave të tyre. Zërat e tyre kanë ndihmuar të thyhet heshtja dhe të nxiten ndryshime në shoqëri e institucione.

Për ne, ndryshimi i vërtetë do të thotë që çdo i mbijetuar të ndihet i dëgjuar, i besuar dhe i mbështetur, me lirinë për të folur kur ndihet gati dhe për të vendosur për jetën e vet.



….

💚🧠 “Lived experiences heard: Real voices. Real change.”

On World Mental Health Day, this motto reflects the heart of KRCT’s work, listening to survivors and taking action alongside them.

The experiences of survivors of torture and wartime sexual violence guide our work every day, from providing psychological support and long-term care to challenging stigma and advocating for justice and the recognition of their rights. Their voices have helped break the silence and drive change in society and institutions.

For us, real change means ensuring that every survivor feels heard, believed, and supported, with the freedom to speak when they feel ready and to make decisions about their own lives.

Address

Str. Hamez Jashari 16b/2
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338243707

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share