05/10/2026
Stafi ynë, së bashku me mysafirët nga Islamic Relief Türkiye, vazhduam vizitat te familjet me fëmijë jetimë dhe familjet që jetojnë në kushte të vështira.
Gjatë vizitave, takuam familjen që kemi mbështetur me ndërtimin e shtëpisë, si dhe një familje të cilës i është hapur një bunar me thellësi mbi 100 metra.
Ndoshta nuk mund t’ua largojmë të gjitha vështirësitë, por do të jemi gjithmonë pranë tyre, për t’i ndihmuar që sadopak t’ua lehtësojmë jetën e përditshme. Dhe familje të tilla ka shumë anembanë Kosovës.
Kur i viziton këto familje dhe i sheh nga afër kushtet në të cilat jetojnë, e kupton edhe më shumë se sa shumë vlejnë donacionet që bëhen përmes Islamic Relief Kosova dhe se si ato mund të shndërrohen në vepra bamirësie që ua lehtësojnë, sadopak, jetën këtyre familjeve.