Fakulteti i Edukimit - Keshilli Studentor

Fakulteti i Edukimit - Keshilli Studentor Faqja administrohet nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit. Këshilli i Studentëve është organi më i lartë i cili përfaqëson interesat e Studentëve,

Keshilli i Studenteve éshtë organi me i larte i Fakultetit i cili pérfaqéson interesat e Studenteve , krijon bashkepunim , ofron keshilla, sygjerim , interesohet per çeshtjet Studentore , organizimin e aktiviteteve te lira , sportive, argetuese , vizitave studimore, shkencore, debateve, trajnimeve, tryezave, seminareve , konferencave te ndryshm,e etj.

25/09/2026
25/09/2026
14/09/2026

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se zyrtari i IT-së ka bërë hapjen e sistemit SEMS për paraqitjen e punimit të diplomës.

Luten të gjithë studentët që ta paraqesin Punimin e Diplomës në SEMS, në mënyrë që komisionet përkatëse të mund të përfundojnë procesin e vlerësimit.

Vërejtje me rëndësi:

Ju lutemi të tregoni kujdes të veçantë gjatë paraqitjes, duke u siguruar që emërtimi i punimit të jetë në përputhje të plotë me programin tuaj të studimit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

12/09/2026
Komunikatë Hapet  konkursi  për  pranimin  e  studentëve të UP-së  nëQendrën   e  Studentëve Qendra  e  Studentëve  në  ...
11/09/2026

Komunikatë

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në
Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve në Prishtinë, shpallë konknrsin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2026/2027. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 14.09.2026 deri më datën 18.09.2026.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.
Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

NJOFTIM PËR PUBLIKIMIN E KONKURSIT Qendra e Studentëve – Njofton të gjithë të interesuarit se është hapur konkursi për plotësimin e pozitës: Një (1) Zyrtar/e i/e TI-së për Sisteme Të Më shumë» 1 Shtator, 2026

09/09/2026

Të nderuar student
Ju njoftojmë që në attach mund të gjeni vendim për shtyrjen e afatit për përfundimin e studimeve për studentët e nivelit Baçelor dhe Master me nr. prot.2/818, 9.9.2026.

Të njejtin mund ta gjeni në web faqe, në linkun:https://edukimi.uni-pr.edu/desk/inc/media/D1287679-6D0F-4138-89D3-8B1D3225CDDD.pdf



Shëndet!

04/09/2026

NJOFTIM PËR HAPJEN E SEMS-IT PËR PARAQITJEN E PROVIMEVE

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se SEMS-i do të jetë i hapur për paraqitjen e provimeve më 07.09.2026, deri në orën 23:00.

Ky njoftim vlen vetëm për studentët të cilët kanë kaluar dyfishin e kohëzgjatjes së paraparë të studimeve.

Studentët të cilët kanë probleme me paraqitjen e provimeve gjatë kësaj dite, mund të paraqiten te zyrtari i IT-së, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje teknike.

Hapja e SEMS-it bëhet në përputhje me vendimin e marrë në Mbledhjen e Senatit, të datës 28.08.2026, në përgjigje të kërkesave të shumta të pranuara nga studentët për zgjatjen e afatit për përfundimin e studimeve në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë.

Ju lutemi ta shfrytëzoni këtë mundësi për paraqitjen e provimeve, pasi ky është afati i fundit për paraqitje. Pas përfundimit të këtij afati, sistemi do të mbyllet dhe nuk do të ketë mundësi të tjera për paraqitjen e provimeve.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju dëshirojmë suksese në provime!

Address

AGIM RAMADANI
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Edukimit - Keshilli Studentor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fakulteti i Edukimit - Keshilli Studentor:

Shortcuts

Share