13/03/2026
Së bashku me Institutin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Space Syntaks prezanton botimin “I kujt është kampusi?”: mësimdhënia e bazuar në kërkim.
Ky botim është rezultat i një pune semestrale me studentët e Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, i zhvilluar në kuadër të Institutit të Sociologjisë në bashkëpunim me Space Syntaks. Projekti synoi ta trajtojë kampusin universitar si një hapësirë ku ndërthuren historia, politika, ekonomia dhe jeta e përditshme.
Përmes një qasjeje të mësimdhënies së bazuar në kërkim, studentët u angazhuan drejtpërdrejt me kampusin si terren studimi — duke analizuar arkitekturën, hapësirat publike, dinamikat shoqërore dhe shtresimet historike të tij. Qëllimi ishte të ndërthurej teoria sociologjike me kërkimin në terren dhe reflektimin kritik mbi hapësirat që i përdorim çdo ditë.
Botimi përmbledh një sërë hulumtimesh studentore mbi tema si trashëgimia moderniste e kampusit, përfaqësimi gjinor në universitet, hapësirat joformale të prodhimit të dijes, fragmentimi i pronës, komercializimi i hapësirave dhe roli i kampusit në momentet e protestës dhe kontestimit shoqëror. Ishte kënaqësi e veçantë të punojmë me dhe , si dhe me të gjithë studentët që ishin pjesë e këtij cikli të mësimit të bazuar në kërkim, shkrimet e të cilëve mund t’i lexoni këtu: 🔗 https://heyzine.com/flip-book/2b96069ac9.html