Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS

Directions Website Contact the organization

Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS Iniciativa Kosovare për Stabilitet - (IKS ) është institut kërkimor i pavarur, jo profitabil që fokusohet në hulumtime empirike dhe analiza të zhvillimeve

Iniciativa Kosovare për Stabilitet - (IKS ) është institut kërkimor i pavarur, jo profitabil që fokusohet në hulumtime empirike dhe analiza të zhvillimeve shoqëroro-ekonomike në Kosovë. E themeluar në vitin 2004, IKS ofron hulumtime inovative dhe të ndërlidhura me politika relevante, me qëllim të inicimit të debateve mbi çështje të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës. Ne besojmë që debatet publike të bazuara në fakte përbëjnë themelin e një vendim-marrje demokratike. ne linkun me poshte shihni statutin e IKS-it:
http://www.iksweb.org/sq/iks
***************************************************

The Kosovar Stability Initiative (IKS) is an independent, not-for-profit think tank focusing on empirical research and analysis of socio-economic developments in Kosovo Founded in 2004, IKS offers innovative and policy-relevant research with the aim of initiating debates on issues of importance for Kosovo's future. We believe that evidence-based public debates stand at the core of democratic decision making.

13/10/2026

Vetëm kur Kosova ta zgjidhë çështjen e mbrojtjes sociale me një fond të veçantë, mund të flasim për barazi dhe mirëqenie; deri atëherë, skemat, ndërhyrjet ad hoc, shpërndarja e parave sipas vullnetit të lirë dhe vendimmarrja e njëanshme do të mbeten pjesë e përditshmërisë sonë.

🌻 Gëzuar 10-vjetorin, Forumi Ekonomik i Grave!Bashkë për më shumë mundësi. Bashkë për më shumë barazi. Bashkë për një ek...
08/10/2026

🌻 Gëzuar 10-vjetorin, Forumi Ekonomik i Grave!

Bashkë për më shumë mundësi.
Bashkë për më shumë barazi.
Bashkë për një ekonomi ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin.

🌻 10 VJET FORUMI EKONOMIK I GRAVE

10 vite angazhim të përbashkët për një ekonomi ku gratë kanë më shumë mundësi, më shumë zë dhe më shumë fuqi vendimmarrëse.
Më 16 nëntor 2016, u hodh një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një zëri të përbashkët për avokim dhe fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë – u nënshkrua Akti i Themelimit të Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Që nga ajo ditë, FEG është zhvilluar si një platformë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile, duke bashkuar zërat, ekspertizën dhe përvojën rreth një qëllimi të përbashkët: avancimin e pozitës së grave në ekonomi dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, FEG dhe organizatat anëtare kanë kontribuar në një rrugëtim të rëndësishëm ndryshimi.

📌 Kemi hulumtuar dhe sjellë në vëmendje të publikut barrierat me të cilat përballen gratë në tregun e punës, diskriminimin gjinor, punësimin joformal dhe potencialin e pashfrytëzuar ekonomik të grave.

📌 Kemi hartuar rekomandime dhe agjenda të politikave publike për fuqizimin ekonomik të grave, përfshirë Agjendën Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave.

📌 Kemi avokuar për politika më të drejta të punësimit, lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, zgjerimin e shërbimeve të kujdesit dhe shpërndarjen më të barabartë të përgjegjësive familjare.

📌 Kemi promovuar ndërmarrësinë e grave, përmirësimin e qasjes në financa, teknologji dhe tregje, si dhe pjesëmarrjen e tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

📌 Kemi krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve publike, bizneseve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në dialogun dhe proceset e politikëbërjes për një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

Sot, dhjetë vite më vonë, Forumi Ekonomik i Grave bashkon 9 organizata të shoqërisë civile dhe një rrjet prej qindra anëtarësh, duke vazhduar të jetë një hapësirë ku bashkohen idetë, ekspertiza dhe veprimi për fuqizimin ekonomik të grave.
Por 10-vjetori nuk është vetëm një moment për të kujtuar atë që kemi bërë.

Është edhe një moment për të parë përpara.
Sepse edhe sot, gratë vazhdojnë të përballen me barriera në tregun e punës, në pronësi dhe ndërmarrësi, në ndarjen e përgjegjësive të kujdesit dhe në pjesëmarrjen në vendimmarrje.
Prandaj, misioni i FEG mbetet po aq i rëndësishëm sa ditën kur u themelua.

10 vite punë.
10 vite bashkëpunim.
10 vite avokim.
10 vite zë për gratë në ekonomi.
Dhe mbi të gjitha, 10 vite besim se një Kosovë më e zhvilluar ekonomikisht nuk mund të ndërtohet pa pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave.

🙏 Falënderojmë të gjitha organizatat themeluese dhe anëtare, gratë dhe burrat që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, partnerët, donatorët, institucionet, bizneset, ekspertët, aktivistët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në punën e Forumit gjatë këtyre dhjetë viteve.

🌻 Gëzuar 10-vjetorin, Forumi Ekonomik i Grave!

Bashkë për më shumë mundësi.
Bashkë për më shumë barazi.
Bashkë për një ekonomi ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin.




**************************************************************

🌻 10 YEARS OF THE WOMEN’S ECONOMIC FORUM
10 years of collective commitment to an economy where women have more opportunities, a stronger voice, and greater decision-making power.

On 16 November 2016, an important step was taken towards establishing a united voice for advocacy and women's economic empowerment in Kosovo – the Founding Act of the Women's Economic Forum (WEF) was signed.

Since then, WEF has grown into a joint platform of civil society organisations, bringing together voices, expertise and experience around a shared goal: advancing women's position in the economy and creating equal opportunities for their participation in Kosovo's economic development.

Over the past decade, WEF and its member organisations have contributed to meaningful efforts to advance women's economic empowerment.

📌 We have conducted research and raised public awareness of the barriers women face in the labour market, gender-based discrimination, informal employment and the economic cost of women's untapped potential.

📌 We have developed policy recommendations and agendas to advance women's economic empowerment, including the National Agenda for Women's Economic Empowerment.

📌 We have advocated for fairer employment policies, maternity and parental leave, expanded care services and a more equitable distribution of family and care responsibilities.

📌 We have promoted women's entrepreneurship, improved access to finance, technology and markets, and greater representation of women in leadership and decision-making positions.

📌 We have built bridges between civil society, public institutions, businesses and international partners, contributing to policy dialogue and decision-making processes that support a more inclusive economy.

Today, ten years later, the Women's Economic Forum brings together nine civil society organisations and a network of hundreds of members, continuing to serve as a platform where ideas, expertise and collective action come together to advance women's economic empowerment.

But our 10th anniversary is not only a moment to reflect on what we have achieved. It is also a moment to look ahead. Women continue to face significant barriers in the labour market, property ownership and entrepreneurship, the distribution of care responsibilities, and participation in decision-making.
That is why WEF's mission remains just as important today as it was on the day it was founded.

10 years of work.
10 years of cooperation.
10 years of advocacy.
10 years of amplifying women's voices in the economy.
And above all, 10 years of believing that a more prosperous Kosovo cannot be built without the full and equal participation of women.

🙏 We extend our sincere gratitude to all founding and member organisations, the women and men who have been part of this journey, our partners, donors, institutions, businesses, experts, activists and everyone who has contributed to the Forum's work over the past decade.

🌻 Happy 10th Anniversary, Women's Economic Forum!

Together for more opportunities.
Together for greater equality.
Together for an economy where women not only participate, but also lead.



Instituti Riinvest
Democracy for Development (D4D)
Instituti GAP
Kosova - Women 4 Women
Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Kosova Women's Network
Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo
Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS
QIKA

📢 IKS is expanding its team and invites motivated candidates to apply for the position of Research and Administrative As...
08/10/2026

📢 IKS is expanding its team and invites motivated candidates to apply for the position of Research and Administrative Assistant.

If you are passionate about research, organized in your work, and eager to contribute to the work of a Kosovo-based organization focused on stability and positive change, this opportunity could be for you.

📄 For the full vacancy announcement, including the position requirements and application details, check the link in the comments.

IKS në dialogun global për migriminIKS kishte kënaqësinë të ishte pjesë e dialogut global mbi qeverisjen e migracionit p...
05/10/2026

IKS në dialogun global për migrimin

IKS kishte kënaqësinë të ishte pjesë e dialogut global mbi qeverisjen e migracionit për punë, të zhvilluar në Tiranë në kuadër të programit “Shaping development-oriented migration” (MEG).

Drejtoresha Ekzekutive e IKS, Brikene Hoxha, mori pjesë në këtë dialog, së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore nga 10 vende dhe 4 kontinente.

Dialogu krijoi hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave të përbashkëta, me fokus në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse, të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore dhe të orientuara drejt zhvillimit në fushën e migracionit.

Një mundësi e vlefshme për të lidhur përvojën lokale me diskutimet globale dhe për të kontribuar në zgjidhje praktike për qeverisjen e migracionit.
------
IKS at the Global Dialogue on Migration

IKS was pleased to be part of the global dialogue on labour migration governance, held in Tirana as part of the “Shaping development-oriented migration” (MEG) programme.

IKS Executive Director Brikene Hoxha participated alongside representatives of civil society and state institutions from 10 countries across four continents.

The dialogue provided an important space to exchange experiences, discuss shared challenges, and explore how global approaches can inform national and local solutions.

A valuable opportunity to connect local experience with global discussions and contribute to more inclusive, gender-responsive and development-oriented migration policies.

Raportim më i informuar mbi migriminIKS kontribuoi në diskutimet me gazetarët duke ndarë të gjeturat dhe përvojën nga pu...
05/10/2026

Raportim më i informuar mbi migrimin

IKS kontribuoi në diskutimet me gazetarët duke ndarë të gjeturat dhe përvojën nga puna në fushën e migrimit dhe të punëtorëve migrantë.

Një hapësirë e rëndësishme për të shkëmbyer njohuri dhe për të nxitur raportim më të informuar, të saktë dhe të bazuar në dëshmi.

----

Reporting migration

IKS contributed to the discussions by sharing research findings and practical experience from our work on migration, labour market dynamics, and migrant workers’ rights.

We value opportunities that strengthen evidence-based reporting and contribute to a more informed public discussion on migration and its development dimensions.

Takim pune mes organizatave që merren me të drejtat e punëtorëve, me fokus në bashkërendimin e prioriteteve dhe hapave t...
25/09/2026

Takim pune mes organizatave që merren me të drejtat e punëtorëve, me fokus në bashkërendimin e prioriteteve dhe hapave të përbashkët për avancimin e avokimit.

Diskutimi u përqendrua në sfidat me të cilat përballen punëtorët në Kosovë, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe krijimin e një qasjeje më të koordinuar ndaj institucioneve dhe akterëve relevantë.

Synimi është që shqetësimet dhe nevojat e punëtorëve të përkthehen në kërkesa konkrete dhe veprime të përbashkëta që kontribuojnë në respektimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Drejtoresha Ekzekutive e IKS, Brikenë Hoxha, ishte pjesë e punëtorisë për hartimin e Projektligjit për Sigurinë dhe Shën...
23/09/2026

Drejtoresha Ekzekutive e IKS, Brikenë Hoxha, ishte pjesë e punëtorisë për hartimin e Projektligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke kontribuar në diskutimet dhe rekomandimet për avancimin e kuadrit ligjor dhe përafrimin e tij me standardet e BE-së.

Vazhdon procesi i hartimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Në kuadër të procesit të hartimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, më 21-22 shtator është zhvilluar punëtoria me pjesëmarrjen e anëtarëve të Grupit Punues dhe palëve relevante të interesit.

Projektligji synon të avancojë kuadrin ligjor për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke forcuar masat parandaluese dhe vlerësimin e riskut në vendin e punës, përcaktuar më qartë përgjegjësitë e punëdhënësve dhe personave përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe rritur përfshirjen e të punësuarve në çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Projektligji synon njëkohësisht përafrimin e kuadrit ligjor vendor me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, në përputhje me Direktivën 89/391/KEE.

Gjatë kësaj faze janë shqyrtuar propozimet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve, me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të Projektligjit dhe forcimit të standardeve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Pas shqyrtimit dhe harmonizimit të tyre, do të përcaktohen konkluzionet dhe rekomandimet për finalizimin e Projektligjit.

Procesi i konsultimeve vazhdon me të gjitha grupet e interesit.

19/09/2026

Edward P. Joseph dhe Tim Judah, anëtarë të Bordit të IKS-së, në KALLXO.com analizuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe implikimet e tij për Kosovën dhe drejtësinë ndërkombëtare.

Ndiqeni diskutimin e plotë

15/09/2026

Përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë takuar sot kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë digjitale të gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe për nevojën për parandalimin dhe adresimin e kërcënimeve, sulmeve dhe formave të tjera të dhunës apo gjuhës së urrejtjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e shoqërisë civile i shprehën kryeprokurorit Isufaj shqetësimet e tyre lidhur me rënien e lirisë së medias. Ata potencuan rëndësinë e sistemit prokurorial dhe atij të drejtësisë në mbrojtjen e lirisë së fjalës e të mediave, si dhe theksuan nevojën për rritjen e mbrojtjes ndaj aktivistëve dhe gazetarëve, duke kërkuar që këto çështje të prioritizohen.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Lëvizjes FOL, Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova), Sbunker, Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK), Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Hibrid Info, Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), si dhe gazetarja Saranda Ramaj dhe aktivistja Flutura Kusari.

Address

Sylejman Vokshi, 50/2, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS:

Shortcuts

Share