Shoqata e Pavarur Sindikale KOSTT

Shoqata e Pavarur Sindikale KOSTT Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata e Pavarur Sindikale KOSTT, Labor Union, Pristina.

Letër urimiI nderuar Bastrim Selmanaj,Me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit, në emër të Sindikatës së Pavarur të KOSTT...
10/09/2026

Letër urimi

I nderuar Bastrim Selmanaj,

Me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit, në emër të Sindikatës së Pavarur të KOSTT-it dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe shumë vite të bukura në pension.
Bastrim, ti nuk ishe vetëm koleg, por ishe një sindikalist i vërtetë, i cili ndër vite qëndrove me përkushtim pranë kolegëve dhe në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve. Kontributi, korrektësia dhe solidariteti yt do të mbeten të respektuara dhe të kujtuara nga të gjithë ne.
Me pensionimin tënd mbyllet një kapitull i rëndësishëm i jetës së punës, por fillon një kapitull i ri, me më shumë kohë për veten, familjen dhe njerëzit e dashur.
Urime ditëlindjen dhe pensionimin, kolegu ynë i çmuar Bastrim!
Të urojmë shëndet, jetë të gjatë, qetësi dhe vetëm të mira në çdo ditë që vjen.

Me respekt dhe mirënjohje,

Arben Pllana
Kryetar i Sindikatës së Pavarur të KOSTT-it

Mbështetje e plotë për zërin e punëtorëve!Shoqata e Pavarur Sindikale e KOSTT-it shpreh mbështetjen e plotë për reagimin...
22/08/2026

Mbështetje e plotë për zërin e punëtorëve!

Shoqata e Pavarur Sindikale e KOSTT-it shpreh mbështetjen e plotë për reagimin e Kryetarit të Sindikatës së Re të KEK-ut, z. Xhelal Jashari.

Jeta dhe siguria e punëtorit duhet të jenë mbi çdo pozitë, pagë apo interes personal. Humbja e punëtorëve në vendin e punës është një tragjedi që nuk duhet të kalojë në heshtje dhe as të normalizohet.

Sindikata duhet të jetë zëri i punëtorit, sidomos atëherë kur të tjerët heshtin. Ne qëndrojmë pranë punëtorëve të KEK-ut dhe familjeve të tyre dhe përkrahim çdo kërkesë të drejtë për siguri, dinjitet dhe përgjegjësi institucionale.

Respekt për punëtorin!

Siguria në vendin e punës nuk është privilegj – është e drejtë!

Shoqata e Pavarur Sindikale e KOSTT-it
Në mbështetje të Kryetarit Xhelal Jashari.

Sinqerisht,
Arben Pllana

TURPI SPASKA FUND

MENAXHIM PA NDJENJA

Të humbasësh një koleg në frontin e punës është njësoj si të humbasësh një bashkëluftëtar në betejë. Dhimbja është e madhe, sepse nuk humbëm vetëm një punëtor, por një njeri, një koleg dhe një pjesëtar të familjes së madhe të KEK-ut.

Por përtej dhimbjes, shtrohet një pyetje që nuk mund të heshtet më:
Si është e mundur që për 7 muaj të kemi 4 punëtorë të vdekur në vendin e punës dhe të mos ketë asnjë dorëheqje morale?
Disa drejtorë e menaxherë duket se janë bërë “lëpirës të një page”, duke punuar me frikën se mos e humbin postin. Por posti nuk është gjithçka! Paga dhe karrigia nuk mund të jenë më të rëndësishme se jeta e një punëtori.

Pashë Zotin, a nuk ju vjen turp?

A mendoni se punëtorët janë patate apo fije bari, që ju t’i plotësoni egot tuaja me paga të majme dhe vetura deri në 50 mijë euro, të cilat i përdorni edhe pas orarit të punës për në shtëpitë tuaja?

Vetëm paratë e shpenzuara për këshilltarë të jashtëm dhe për derivate nga përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit të punës do të mund të mjaftonin për blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe për rritjen e sigurisë në vendin e punës.

JO MË!

Nuk do t’i përmbushni më egot tuaja në kurriz të djersës, mundit dhe jetës së punëtorëve.

Punëtorët kanë familje. Në fund të ditës ata duan të kthehen të gjallë te fëmijët, bashkëshortet, prindërit dhe familjet e tyre.

Turpi dhe marrja, spaskan fund!

Prandaj, BRAVO atyre menaxherëve që kanë dhënë dorëheqje, kur kanë parë se nuk kanë pasur kushtet për të garantuar punën dhe sigurinë e punëtorëve.

Sot, të paktën, ata janë me faqe të bardhë.
Jeta e punëtorit duhet të jetë mbi çdo post, mbi çdo pagë dhe mbi çdo interes personal.

MJAFT MË ME HESHTJE!

Siguria në KEK duhet të jetë prioriteti numër një, jo vetëm pas një tragjedie, por çdo ditë që një punëtor hyn dhe del nga vendi i punës.

Sindikata e Re e KEK-ut
Xhelal Jashari
Kryetar

Njoftim MortorTë nderuar kolegë,Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se kolegut tonë, Xhevdet Pllana, i ka ndërruar jetë b...
06/04/2026

Njoftim Mortor

Të nderuar kolegë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se kolegut tonë, Xhevdet Pllana, i ka ndërruar jetë babai.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, pas faljes së ikindisë, në ora 17:00, në komunën e Obiliqit, në fshatin Lajthishtë (Leshkoshiq).

I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta kolegut Xhevdet dhe familjes së tij.

Sinqerisht,
Arben Pllana

08/03/2026

Gëzuar 8 Marsin! 🌷

Në këtë ditë të veçantë shprehim mirënjohjen dhe respektin më të madh për të gjitha gratë – nënat, motrat, bashkëshortet dhe koleget tona – të cilat me përkushtimin, forcën dhe dashurinë e tyre e bëjnë jetën më të bukur çdo ditë.

Ju urojmë shëndet, lumturi, suksese dhe sa më shumë respekt e vlerësim në familje, në shoqëri dhe në vendin e punës.

Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas! 🌹

Ngushëllim për KolegunMe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë nga KEK-u, Mixhen Sadiku, i...
27/02/2026

Ngushëllim për Kolegun

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë nga KEK-u, Mixhen Sadiku, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në vendin e punës.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Sadiku, kolegëve dhe gjithë punëtorëve për këtë humbje të madhe.

Humbja e tij është dhimbje për të gjithë ne.
Lutemi dhe shpresojmë që raste të tilla tragjike të mos përsëriten më dhe të jenë të fundit në Kosovë.

Në emër të kolegëve tanë nga Shoqata e Pavarur Sindikale e KOSTT-it, ju shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe Sindikata e Re e KEK-ut .

Me respekt të thellë,
Arben Pllana
Shoqata e Pavarur Sindikale e KOSTT-it

NJOFTIM MORTOR  Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot na la përgjithmonë Fatmir Muçolli, aktivist i njohur, zë i guximsh...
21/12/2025

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot na la përgjithmonë Fatmir Muçolli, aktivist i njohur, zë i guximshëm dhe mbështetës i palëkundur i kauzave të drejta shoqërore.
Fatmiri ishte edhe një përkrahës i vendosur i protestave dhe kërkesave të punëtorëve të KOSTT-it, duke bërë thirrje publike për zgjim, unitet dhe dinjitet të punëtorëve. Ai besonte se e drejta fitohet vetëm me qëndresë dhe guxim.
Pak ditë më parë, pavarësisht sëmundjes së rëndë që po e mundonte, e informova se ishim shumë afër një marrëveshjeje me Menaxhmentin e KOSTT-it përmes ndërmjetësuesve. Ky lajm e gëzoi pafundësisht. U ndje i lumtur që përpjekjet dhe zëri i tij nuk kishin shkuar kot.
Sot, Fatmirit iu dha lamtumira e fundit. Ai u largua nga kjo botë me buzëqeshjen që e karakterizonte, duke marrë me vete lajmin e mirë se mirëqenia e punëtorëve të KOSTT-it po hyn në një fazë më të drejtë – një fitore morale edhe e tij.
Kujtimi, fjala dhe kontributi i Fatmir Muçollit do të mbeten të gjalla ndër ne.
U prehtë në paqe!
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan.

I nderuar Komandant Sabit Lladrovci,Sot ka ardhur koha që të pensionoheni si një hero i gjallë, me nder dhe krenari.Gjat...
18/12/2025

I nderuar Komandant Sabit Lladrovci,

Sot ka ardhur koha që të pensionoheni si një hero i gjallë, me nder dhe krenari.
Gjatë luftës keni dëshmuar trimëri, guxim dhe përkushtim të rrallë, falë të cilave sot ne gëzojmë lirinë dhe mundësinë të pensionohemi me dinjitet – një privilegj që shumë e shumë gjenerata para nesh nuk e patën.

Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë shembull frymëzimi dhe respekti për brezat që vijnë.

Me këtë rast, një falënderim i veçantë shkon edhe për kolegët, për solidaritetin dhe kontributin e tyre në realizimin e kësaj dhurate, si shenjë respekti dhe mirënjohje për veprën dhe sakrificën tuaj.

Edhe njëherë, urime të përzemërta! Ju uroj shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe paqe, duke i gëzuar edhe shumë vite në mesin e familjes dhe miqve.

Me respektin më të madh,
si Kryetar i Sindikatës dhe si bashkpuntor dhe si koleg i Juaji,
Sinqerisht,
Arben Pllana

13/12/2025

Address

Pristina

Telephone

+38344366970

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Pavarur Sindikale KOSTT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category