Sindikata e Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës Sindikata e Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin ia ka ndarë për shfrytëzim Dre...
13/10/2026

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri.

Ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative të Policisë së Kosovës, në funksion të përmbushjes sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare.

Sindikata e Policisë së Kosovës është në shërbim të çdo njësie, regjioni dhe çdo zyrtari policor. Ajo shpreh mirënjohjen e saj për donatorin për këtë kontribut të çmuar, i cili përbën një mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe për përmbushjen sa më efikase të misionit të saj në shërbim të qytetarëve.

06/10/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në mbrojtje të atyre që mbrojnë të tjerët

Prishtinë, 6 tetor 2026

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Prishtinë dhe angazhimin e zyrtarëve policorë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së tyre.

Sindikata e Policisë së Kosovës rithekson se e drejta e qytetarëve për protestë, shprehje të lirë dhe tubim paqësor është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe duhet të respektohet e të garantohet.
Në të njëjtën kohë, kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në dhunë ndaj zyrtarëve policorë, institucioneve apo qytetarëve të tjerë.

SPK dënon fuqishëm çdo akt dhune, hedhjen e mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë që janë në kryerje të detyrës zyrtare. Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik. Ata janë profesionistë të uniformuar, të cilët në këto rrethana kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë sigurinë e të gjithëve.

Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për të gjithë zyrtarët policorë të angazhuar në terren, të cilët edhe në situata të tensionuara janë duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të rendit kushtetues, institucioneve, qytetarëve dhe vetë pjesëmarrësve në protesta.

Në këtë moment të ndjeshëm për vendin, është përgjegjësi e të gjithëve që dallimet politike dhe qëndrimet individuale të mos shndërrohen në përplasje me ata që janë të thirrur për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja. Shumë prej tyre kanë qenë bashkëluftëtarë tuaj dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Çdo polic i lënduar gjatë kryerjes së detyrës është një prind, një fëmijë, një vëlla apo një motër që në fund të ndërrimit pret të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij.

Sindikata e Policisë së Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë, të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e tyre profesional dhe të kërkojë që çdo veprim ndaj tyre të vlerësohet mbi bazën e ligjit dhe jo mbi baza politike.

Sindikata e Policisë së Kosovës

SPK mbështet punën e Policisë në DRP GjilanSindikata e Policisë së Kosovës, në kuadër të angazhimit të saj për të mbësht...
22/09/2026

SPK mbështet punën e Policisë në DRP Gjilan

Sindikata e Policisë së Kosovës, në kuadër të angazhimit të saj për të mbështetur anëtarët dhe punën e përditshme të Policisë së Kosovës, dje realizoi një aktivitet donacioni në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Stacionit Policor Gjilan iu dhurua një printer/fotokopje, ndërsa DRP Gjilan iu dhurua një laptop, të dyja për nevojat e punës.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Kryetarin e DRP-së Gjilan, z. Ragip Ajeti, të cilin e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin.

SPK falënderon donatorët për kontributin dhe mbështetjen e tyre.

Sindikata e Policisë së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të punës dhe nevojave të zyrtarëve policorë.

Sindikata e Policisë së Kosovës

27 vite rrugëtim, 27 vite sakrificë, 27 vite në shërbimKryesia Ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës mori pjesë...
07/09/2026

27 vite rrugëtim, 27 vite sakrificë, 27 vite në shërbim

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës mori pjesë në ceremoninë solemne të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Një ditë për të kujtuar rrugëtimin, për të nderuar ata që dhanë gjithçka për uniformën dhe për të vlerësuar mijëra gra e burra që edhe sot vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve.
Sepse pas uniformës qëndron njeriu, pas detyrës qëndron sakrifica.
E pas 27 viteve qëndron një histori që vazhdon të shkruhet.
Në këtë rrugëtim, Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet pranë pjesëtarëve të saj, me përkushtim për dinjitetin, të drejtat dhe mirëqenien e çdo zyrtari policor.

27 vite histori. Një mision që vazhdon.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, në një prononcim për KOHA.net, tha se pas 27 vjetësh të Policis...
07/09/2026

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, në një prononcim për KOHA.net, tha se pas 27 vjetësh të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e saj vazhdojnë të përballen me një sërë shqetësimesh që lidhen drejtpërdrejt me kushtet e punës dhe mirëqenien e tyre. Ndër shqetësimet kryesore janë ligji për pensionim të pjesëtarëve të policisë, sigurimi shëndetësor dhe jetësor, pagat dhe shtesat, kompensimi i punës së natës, pajisjet dhe kushtet e punës, si dhe mirëqenia e zyrtarëve policorë.
Hoti thekson se, pavarësisht përmirësimeve të dukshme në profesionalizim, trajnim, pajisje dhe infrastrukturë, tash më shumë se kurrë nevojitet rritja e pagave dhe kujdesi më i madh institucional për pjesëtarët e Policisë.

Në vijim gjeni linkun e artikullit të plotë:

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia e Kosovës vazhdon të përballet me shqetësime për kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të saj.Ende nuk është miratua

27 VJETORI I POLICISË SË KOSOVËSSot, më 6 shtator 2026, në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Sindikata e ...
06/09/2026

27 VJETORI I POLICISË SË KOSOVËS

Sot, më 6 shtator 2026, në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës uron të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës për Ditën e Themelimit.

Përkushtimi i tyre i palëkundur në përmbushjen e vizionit, misionit dhe vlerave të Policisë së Kosovës përbën një shembull të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj shërbimit, rendit dhe sigurisë publike.

Me respekt dhe mirënjohje, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Sindikata e Policisë së Kosovës

05/09/2026
19 VJET NGA RËNIA E HEROIT TRIUMF RIZASindikata e Policisë së Kosovës, në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës, përku...
30/08/2026

19 VJET NGA RËNIA E HEROIT TRIUMF RIZA

Sindikata e Policisë së Kosovës, në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës, përkujton me nderim dhe respekt të thellë He**in e Policisë së Kosovës, Triumf Riza.
Sot nderojmë sakrificën, guximin dhe përkushtimin e tij në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Lavdi e përjetshme Heroit Triumf Riza!

Kujtimi për të do të jetojë përherë.

Sindikata e Policisë së Kosovës

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!Me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit policor Altin Kryeziu, si pasojë e lëndimeve të pësuara ...
23/08/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!

Me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit policor Altin Kryeziu, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksidentin e komunikacionit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh familjes së të ndjerit, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ngushëllimet më të sinqerta.

Në këto çaste të dhimbjes së thellë, shprehim respektin tonë për jetën dhe kontributin e të ndjerit në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare, duke ndarë dhimbjen me familjen dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin Altin Kryeziu.

Sindikata e Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj për mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve të punës së...
14/08/2026

Sindikata e Policisë së Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj për mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve të punës së zyrtarëve policorë, njofton se sot, më 14 gusht 2026, Shoqata Sindikale e Policisë së Kosovës në Prizren ka pranuar dy kondicionerë si donacion nga kompania “ABI SH.P.K.” në Prizren.

Donacioni i është dorëzuar Stacionit Policor në Prizren, në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së zyrtarëve policorë.

Shoqata Sindikale e Policisë së Kosovës në Prizren shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për kompaninë “ABI SH.P.K.” për këtë kontribut dhe për gatishmërinë e treguar për të mbështetur Policinë e Kosovës dhe zyrtarët e saj.

Address

Adresa: Luan Haradinaj
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sindikata e Policisë së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Sindikata e Policisë së Kosovës:

Shortcuts

Share