Lëvizja FOL

Lëvizja FOL Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lëvizja FOL, Nonprofit Organization, Rr. Andrea Gropa nr. 35, Pristina.

Lëvizja FOL filloi punën e saj në vitin 2008 si një projekt në kuadër të Programit për Qytetari Aktive në Forumin për Iniciativa Qytetare ndërsa më vonë në vitin 2009, është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare e pavarur me seli në Prishtinë, ku themelues të saj ishin Petrit Zogaj, Mexhide Demolli-Nimani dhe Ramadan Ilazi. Misioni ynë: FOL angazhohet për promovimin e politikave dhe praktikave të qeverisjes së mirë, të bazuara në vlera të përbashkëta të transparencës dhe llogaridhënies, dhe punon për të fuqizuar ndikimin qytetar në vendimmarrje, përmes hulumtimit dhe analizës së politikave publike, dhe mbështetjes dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Vizioni ynë: Shoqëri me qeverisje demokratike ku pjesëmarrja aktive e qytetarit në proceset e politikë‐bërjes dhe ato të
vendimmarrjes publike është bazë e qeverisjes transparente, llogaridhënëse dhe në mbrojtje të interesit publik.

02/10/2026

Lëvizja FOL dënon mënyrën jotransparente të shkarkimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Lëvizja FOL dënon mënyrën jotransparente në të cilën Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendimin për shkarkimin e z. Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Një veprim i tillë në mbledhje me dyer të mbyllura, pa i bërë të qarta për publikun faktet, arsyet dhe procedurën e ndjekur, cënon rëndë besimin në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe në vet pavarësinë e sistemit prokurorial.

FOL e konsideron të papranueshme që publiku të informohet për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë Speciale vetëm përmes një komunikate, pa pasur mundësi të kuptojë bazën faktike dhe arsyetimin e këtij vendimi.

FOL thekson se mundësia ligjore e bazuar në nenin 22 paragrafi 2 i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për mbylljen e takimeve për çështje të caktuara nuk e përjashton detyrimin e KPK-së për transparencë dhe arsyetim. Mbyllja e mbledhjes duhet të shpjegohet me rrethana konkrete, duke sqaruar edhe pse nuk ka qenë e mundur që vetëm pjesët që përmbajnë informacion të mbrojtur të trajtohen pa praninë e publikut.

Për këto arsye, Lëvizja FOL kërkon nga KPK publikimin pa vonesë të vendimit të plotë dhe të arsyetuar, në mënyrë që të siguron se ka ndjekur një proces të drejtë, të paanshëm, transparente dhe të bazuar në dispozita ligjore.

01/10/2026

📣🔴 𝑫𝒆𝒌𝒍𝒂𝒓𝒂𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒕 𝒆 𝒐𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒂𝒕𝒂𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒐𝒒𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒄𝒊𝒗𝒊𝒍𝒆

𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje.

Vonesat institucionale dhe zgjedhjet eventuale nuk kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjen e Presidentit/es. Prej dy vitesh, institucionet e Kosovës kanë funksionuar në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë. Një tjetër bllokadë institucionale do ta thellonte këtë krizë dhe do ta zgjaste pasigurinë politike, duke dobësuar më tej demokracinë dhe kontrollin demokratik, mundësitë për zhvillim ekonomik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Arritja e marrëveshjes për Presidentin/en kërkon kompromis të ndërsjellë. Nga shumica parlamentare kërkojmë që të jetë e hapur ndaj kandidaturave që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake. Në anën tjetër, nga partitë opozitare presim propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme. Nga të gjitha palët kërkojmë gatishmëri për të rishikuar qëndrimet fillestare dhe për t’u dakorduar mbi kandidaturat, mbështetjen parlamentare dhe pjesëmarrjen e nevojshme për përfundimin e procesit në afat.
Zgjedhja e Presidentit/es përmes një marrëveshjeje të arritur në përputhje me Kushtetutën do t’i mundësonte vendit të dalë nga bllokada aktuale dhe institucioneve të vazhdojnë punën e tyre. Një marrëveshje e tillë nuk kërkon tejkalimin e dallimeve politike ndërmjet shumicës dhe opozitës, por vetëm bashkëpunimin institucional të nevojshëm për përfundimin e procesit dhe funksionimin e shtetit. Presidenti/ja përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, andaj edhe marrëveshja duhet të udhëhiqet nga ky rol kushtetues.

Si organizata të shoqërisë civile, jemi të gatshme të kontribuojmë në këtë përpjekje përmes lehtësimit të diskutimeve eventuale. Në ditët e mbetura, presim që gatishmëria për dialog të shoqërohet me hapa të qartë dhe konkret për arritjen e një marrëveshjeje dhe për përfundimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit/es brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

𝑶𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒂𝒕𝒂𝒕 𝒏𝒆̈𝒏𝒔𝒉𝒌𝒓𝒖𝒆𝒔𝒆: (𝒔𝒊𝒑𝒂𝒔 𝒓𝒆𝒏𝒅𝒊𝒕 𝒂𝒍𝒇𝒂𝒃𝒆𝒕𝒊𝒌)
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
CEL Kosova - Qendra për Barazi dhe Liri
Civil Rights Program Kosovo – CRP/K
Community Building Mitrovica (CBM)
Democracy Plus (D+)
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Dylberizm
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF)
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Forumi për Iniciativa Qytetare
Fourth Wave
Group for Legal and Political Studies (GLPS)
Handikos Istog
Iniciativa për Progres (INPO)
Iniciativa Qytetare Skenderaj
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti KLGI
Instituti Riinvest
INTEGRA NGO
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)
Kosova -Women 4 Women
Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)
Lëvizja FOL
NGO "Syri i Vizionit"
NGO ROMTEGRA
OMM Gjethi
Organizata e Personave me Aftësi të kufizuara-Handikos Kaçanik
Organizata Germin
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - “ÇOHU!”
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Qendra për Politika dhe Avokim
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
Rrjeti i Grave të Kosovës
Rrjeti i OJQ-ve AVONET
Rrjeti i OJQve të Grave Qeliza
SEKHMET Institute
ShL- Kosova
The Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRTC)

Forcimi i Ekosistemit të Mediave Lokale në Kosovë Sot u mbajt takimi i parë prezantues me përfaqësues të mediave lokale ...
28/09/2026

Forcimi i Ekosistemit të Mediave Lokale në Kosovë

Sot u mbajt takimi i parë prezantues me përfaqësues të mediave lokale nga nëntë komuna të Kosovës, në kuadër të projektit "Fuqizimi i Ekosistemit të Medias Lokale në Kosovë", financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane përmes GIZ-it. Drejtorja e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli Nimani, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Asociacionit së Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, njoftuan mediat pjesëmarrëse me qëllimet, aktivitetet dhe përfitimet konkrete që ky projekt sjell për mediat lokale, nga mentorimi editorial dhe trajnimet për dukshmëri digjitale, e deri te mbështetja financiare për prodhim raportimesh cilësore.

Gjatë muajve të ardhshëm, media nga Gjakova, Peja, Prizreni, Viti, Mitrovica (Jug dhe Veri), Klina, Podujeva dhe Gjilani do të përfitojnë nga pako të plotë shërbimesh falas, që synon të forcojë profesionalizmin, qëndrueshmërinë financiare dhe sigurinë e gazetarëve në terren.

Lëvizja FOL dhe AGK falënderojnë të gjitha mediat pjesëmarrëse për angazhimin dhe presin një bashkëpunim të frytshëm në ditët në vijim!

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Programit , i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, i zbatuar nga GIZ dhe DW Akademie.

25/09/2026

Letter to Amnesty International regarding request for clarification of Amnesty International’s statement on the Thaçi et al. judgment

Dear Ms Major and Amnesty International colleagues,

We, the undersigned civil society organisations in Kosovo, write to express concern about the framing of Amnesty International’s statement of 16 September 2026 concerning the first-instance judgment against Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi and Jakup Krasniqi.

Our concern centres on the reference to convictions that “give hope to thousands of victims of the Kosovo war”, followed by background information confined entirely to the proceedings against these four individuals. While the statement invokes the wider suffering of Kosovo’s war victims, it provides no context concerning crimes committed by Serbian forces in Kosovo. In our view, this creates an incomplete account of the wider history to which the statement refers.

We recognise that a judgment in one case can offer encouragement to victims awaiting justice in other cases. However, the distinction between that broader hope and the specific responsibility adjudicated in these proceedings must be clear. Without it, readers unfamiliar with the conflict may associate the wider population of Kosovo’s war victims with the crimes alleged in this particular judgment.

The background section’s inclusion of offence-specific figures does not adequately resolve this concern. Those figures describe the scope of the case; they do not explain the broader context of wartime victimisation or distinguish the different perpetrators responsible. Equally, the references to acquittals on crimes against humanity and the possibility of appeal, while necessary, address the procedural outcome rather than this contextual omission.
The Kosovo Memory Book database, compiled jointly by the Humanitarian Law Center and the Humanitarian Law Center Kosovo, recorded, as of 7 November 2014, 13,517 people killed or disappeared in connection with the Kosovo war between 1 January 1998 and 31 December 2000: 10,792 Albanians, 2,197 Serbs, and 528 Roma, Bosniaks and members of other communities. The record includes civilians and members of armed forces. These figures document losses across the conflict and its aftermath; they do not establish responsibility attributable to the four defendants, nor do they encompass the full range of harms suffered by survivors.

Separately, according to data collected by the same organisations, Serbian forces killed 6,872 Albanian civilians in Kosovo between 20 March and 14 June 1999. This documented scale of civilian killing is essential context when invoking the wider population of Kosovo’s war victims and their continuing demands for justice. Twenty-seven years later, not a single senior VJ or MUP commander has been prosecuted in Serbia for operations in which thousands of civilians were killed, despite thousands of facts established in ICTY judgments concerning the actions of VJ and MUP units and their links to command structures headed by generals who were ultimately convicted.

We do not expect a statement about an individual judgment to recount the entire history of the war. Nevertheless, when Amnesty International expressly invokes the wider population of Kosovo’s war victims, it should provide enough context to represent that history responsibly. Omitting any reference to crimes committed by Serbian forces leaves the experiences of their victims outside the account, even as the statement draws on the suffering of Kosovo’s victims collectively.

Precision matters both for individual accountability and for public understanding. Responsibility must remain tied to specific perpetrators, acts and findings. The broader history of the conflict should not be conveyed through a single proceeding, and justice for victims whose cases fall outside that proceeding must remain visible.
We therefore request that Amnesty International revise the statement to distinguish explicitly between the victims covered by the Thaçi et al. trial and the wider population of Kosovo’s war victims. We further ask that it include concise context acknowledging crimes committed by Serbian forces and the continuing need for accountability for those crimes. If the reference to thousands of victims is intended to convey the wider encouragement that accountability may offer, that meaning should be stated clearly.

Our request reflects a commitment to truth, justice and reparation for all victims, irrespective of ethnicity or the identity of those responsible. We support fair proceedings, respect for the right of appeal, and public communication that accurately represents both judicial findings and the historical context in which they arise.

We would welcome a written response explaining how Amnesty International intends to address these concerns.

The undersigned civil society organisations
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
Kosovo Law Institute (KLI)
Council for the Defence of Human Rights and Freedoms (CDHRF)
Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova
Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)
FOL Movement
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA)
The Kosovar Organization for Talent and Education (TOKA)
Schüler Helfen Leben Kosova
Fourth Wave
Ramadan Ilazi - Head of Research at Kosovo Centre for Security Studies (KCSS)
Network of NGO’s AVONET
YES NGO

23/09/2026
Përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë takuar sot kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës,...
15/09/2026

Përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë takuar sot kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj

Sot përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë takuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë digjitale të gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe për nevojën për parandalimin dhe adresimin e kërcënimeve, sulmeve dhe formave të tjera të dhunës apo gjuhës së urrejtjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e shoqërisë civile i shprehën kryeprokurorit Isufaj shqetësimet e tyre lidhur me rënien e lirisë së medias. Ata potencuan rëndësinë e sistemit prokurorial dhe atij të drejtësisë në mbrojtjen e lirisë së fjalës e të mediave, si dhe theksuan nevojën për rritjen e mbrojtjes ndaj aktivistëve dhe gazetarëve, duke kërkuar që këto çështje të prioritizohen.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Lëvizjes FOL, Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova), Sbunker, Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK), Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Hibrid Info, Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), si dhe gazetarja Saranda Ramaj dhe aktivistja Flutura Kusari.

01/09/2026

📢 Lëvizja FOL fiton rastin gjyqësor për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe interesit publik

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar në tërësi si të pabazuar kërkesëpadinë e ngritur ndaj Lëvizjes FOL, duke konfirmuar se deklaratat e organizatës lidhur me interesin publik dhe llogaridhënien e zyrtarëve bien në kuadër të lirisë së shprehjes dhe debatit publik.

Në aktgjykimin e datës 21.07.2026 (C.nr.581/15), gjyqtarja Shpresa Veselaj vlerësoi se rasti është në përputhje me praktikën e GJEDNJ (Lingens kundër Austrisë), sipas së cilës liria e shprehjes mbron edhe deklaratat kritike dhe shqetësuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona dhe funksione publike.

Gjykata theksoi:
"…është refuzuar, pikërisht për arsye se mediat, e madje edhe e paditura në kuadër të Shoqërisë civile – përkatësisht 'Lëvizja Fol', gëzon një shkallë të lartë mbrojtjeje kur veprojnë në kuadër të debatit publik si mund të jetë edhe rasti konkret."
Ky vendim është një fitore e rëndësishme jo vetëm për Lëvizjen FOL, por për të gjithë organizatat e shoqërisë civile dhe median që punojnë në mbrojtje të transparencës, llogaridhënies dhe interesit publik.

Falënderojmë avokatin Admir Salihu, i cili pro bono ka përfaqësuar Lëvizjen FOL në gjykatë, për angazhimin dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të lirisë së shprehjes!

Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtën për t'u shprehur lirshëm në funksion të interesit publik!

https://levizjafol.org/levizja-fol-fiton-rastin-gjyqesor-per-mbrojtjen-e-lirise-se-shprehjes-dhe-interesit-publik/

𝐃𝐧𝐕: 𝐔.𝐃.𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬, 𝐙𝐧𝐣, 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐊𝐐𝐙-𝐧𝐞̈, 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝟏𝟎 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐨𝐬𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩...
31/08/2026

𝐃𝐧𝐕: 𝐔.𝐃.𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬, 𝐙𝐧𝐣, 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐊𝐐𝐙-𝐧𝐞̈, 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝟏𝟎 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐨𝐬𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞

Demokracia në Veprim (DnV) vlerëson se u.d. e Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, sot, me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka përmbyllur përbërjen e plotë të këtij institucioni. KQZ-ja ka mbetur me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë.

Për DnV-në, argumenti se KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të shërbejë si arsyetim për moskompletimin e saj. Kushtetuta e ka përcaktuar përbërjen e KQZ-së dhe respektimi i saj nuk mund të varet nga vlerësimi nëse mungesa e një anëtari e pengon apo jo punën e përditshme.

Normalizimi i një praktike të tillë krijon precedent të dëmshëm, dobëson sigurinë juridike dhe cenon besimin në institucionin që ka përgjegjësinë kryesore për administrimin e zgjedhjeve.

Prandaj, Demokracia në Veprim i bën thirrje U.D. Presidentes Albulena Haxhiu që pa vonesë ta përmbyllë procesin dhe ta kompletojë KQZ-në me anëtarin e njëmbëdhjetë. Emërimi duhet të bëhet në përputhje me modelin strikt të përfaqësimit të grupeve parlamentare, të zbatuar në praktikën institucionale deri në ciklin e fundit, ku grupet përfaqësohen fillimisht në mënyrë të barabartë dhe vendet shtesë plotësohen sipas radhës së grupeve më të mëdha.

English below:

🟠📢DIA: Acting President Haxhiu should complete the CEC; functioning with 10 members does not justify leaving its constitutional composition incomplete
Democracy in Action (DiA) considers that, with today’s appointment of the new members of the Central Election Commission (CEC), Acting President Albulena Haxhiu has not completed the full composition of this institution. The CEC has been left with 10 of the 11 members foreseen by the Constitution.

For DiA, the argument that the CEC can function with 10 members cannot serve as justification for leaving its composition incomplete. The Constitution determines the composition of the CEC, and compliance with it cannot depend on an assessment of whether the absence of one member affects its day-to-day functioning.

Normalizing such a practice creates a harmful precedent, weakens legal certainty, and undermines trust in the institution that bears the primary responsibility for administering elections.

DiA therefore calls on Acting President Albulena Haxhiu to conclude the process without delay and complete the CEC by appointing its eleventh member. The appointment should be made in accordance with the strict model of parliamentary group representation applied in institutional practice until the most recent cycle, whereby parliamentary groups are initially represented equally, while additional seats are allocated in order to the largest parliamentary groups.

Serbian below:

🟠📢DnD: Vršiteljka dužnosti predsednice, gđa Haxhiu, treba da kompletira CIK; funkcionisanje sa 10 članova ne opravdava nepotpun ustavni sastav

Demokratija na delu (DnD) ocenjuje da vršiteljka dužnosti predsednice, gđa Albulena Haxhiu, današnjim imenovanjem novih članova Centralne izborne komisije (CIK) nije kompletirala puni sastav ove institucije. CIK je ostao sa 10 od 11 članova predviđenih Ustavom.

Za DnD, argument da CIK može da funkcioniše i sa 10 članova ne može služiti kao opravdanje za nekompletiranje njenog sastava. Ustav je utvrdio sastav CIK-a i njegovo poštovanje ne može zavisiti od procene da li odsustvo jednog člana ometa svakodnevno funkcionisanje institucije.

Normalizovanje ovakve prakse stvara štetan presedan, slabi pravnu sigurnost i narušava poverenje u instituciju koja ima glavnu odgovornost za sprovođenje izbora.

Stoga, Demokratija na Delu poziva vršiteljku dužnosti predsednice Albulenu Haxhiu da bez odlaganja okonča proces i kompletira CIK imenovanjem jedanaestog člana. Imenovanje treba izvršiti u skladu sa striktnim modelom zastupljenosti parlamentarnih grupa, koji je primenjivan u institucionalnoj praksi do poslednjeg ciklusa, prema kojem su parlamentarne grupe najpre ravnopravno zastupljene, dok se dodatna mesta popunjavaju prema redosledu najvećih parlamentarnih grupa.

See less

MONITORIMI I MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËSJANAR – QERSHOR 2026Lëvizja FOL ka vazhduar monitorimin e mbledh...
24/08/2026

MONITORIMI I MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS

JANAR – QERSHOR 2026

Lëvizja FOL ka vazhduar monitorimin e mbledhjeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë periudhës janar – qershor 2026, duke përcjellë punën, vendimmarrjen dhe diskutimet e zhvilluara në kuadër të mbledhjeve të Këshillit.

Për një pasqyrë më të detajuar të gjetjeve të monitorimit, shihni infografikat tona këtu ⬇️:

*Ky publikim është financuar nga Rockefeller Brothers Fund.

MONITORIMI I MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS JANAR - QERSHOR 2026Lëvizja FOL ka vazhduar monitorimin e mb...
24/08/2026

MONITORIMI I MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

JANAR - QERSHOR 2026

Lëvizja FOL ka vazhduar monitorimin e mbledhjeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës gjatë periudhës janar – qershor 2026, duke përcjellë punën, vendimmarrjen dhe diskutimet e zhvilluara në kuadër të mbledhjeve të KPK-së.

Për një pasqyrë më të detajuar të gjetjeve të monitorimit, shihni infografikat tona këtu:

*Ky publikim është financuar nga Rockefeller Brothers Fund.

Address

Rr. Andrea Gropa Nr. 35
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja FOL posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lëvizja FOL:

Share