Humanitarian Law Center Kosovo

Humanitarian Law Center Kosovo Vizioni i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë është për një shoqëri që ballafaqohet me të kaluarën dhe respektohen të drejtat e njeriut. Od početka 2011.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë është themeluar në Prishtinë në Maj të vitit 1997 nga aktivistja e mirënjohur për të drejtat e njeriut Znj. Natasha Kandiq si degë e zyrës së Fondit për të Drejtën Humanitare. Deri me shpërthimin e armiqësive midis forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shkurt 1998 FDH ka hulumtuar rastet e torturave, burgosjeve të paligjshme dhe gjykimeve politike. Pas kësaj date, FDH Kosovë, e ka zhvendosur fokusi në dokumentimin e vrasjeve dhe/ose të zhdukjes së personave si pasojë e luftës në Kosovë. Kur NATO-ja ka intervenuar në Kosovë në vitin 1999, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë përkohësisht ka lëvizur me zyrat e tij në Mal të Zi, ku ka vazhduar punën e dokumentimit me refugjatët shqiptarë atje. Pas marrëveshjes së paqes së vitit 1999, me të cilën kishte përfunduar lufta, FDH Kosovë është kthyer në Prishtinë për të vazhduar punën e tij të dokumentimit. Që nga ajo kohë, FDH Kosovë ka publikuar një numër të madh të raporteve, ka avokuar për të drejtat e viktimave, i ka monitoruar proceset gjyqësore në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara në baza etnike dhe politike, ka kërkuar fort nga autoritetet që të sjellin përpara drejtësisë kryerësit e krimeve të luftës si dhe ka hulumtuar vrasjet dhe / ose zhdukjen e shqiptarëve, serbëve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve në Kosovë. Sot, FDH Kosovë e fokuson punën e tij në dokumentimin e krimeve të luftës, në monitorimin e gjykimeve dhe në promovimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare. FDH Kosovë ka krijuar dhe implementuar një program për të edukuar të rinjtë mbi të kaluarën. Plani dhe programi i edukimit jo-formal është i orientuar drejt pjesëmarrësve, bazuar në faktet dhe rrëfimet e viktimave. Nga viti 2011 Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë funksionon si organizatë e pavarur dhe implementon projekte dhe aktivitete disa prej të cilave realizohen bashkërisht me FDH në Serbi. Në mesin e këtyre projekteve është edhe Nisma Rajonale për themelimin e Komisionit Rajonal (KOMRA) ku FDH Kosovë luan rol aktiv në kuadër të Koalicionit për KOMRA. FDH Kosovë kontribuon në krijimin e mbështetjes publike për KOMRA brenda Kosovës përmes procesit të konsultimit dhe përmes angazhimit publik në punën me komunitetet. Selia e FDH Kosovë është në Prishtinë.

-----------------------------------------------------------------
Fond za humanitarno pravo Kosovo je osnovan u Prištini/Prishtinë u maju 1997, od strane poznate aktivistkinje za ljudska prava gđe. Nataše Kandić, kao ogranak fonda za humanitarno pravo. Do početka sukoba između srpskih snaga bezbednosti i Oslobodilačke Vojske Kosova u februaru 1998, FHP Kosovo se bavio dokumentovanjem slučajeva policijske represije prema Albancima, istraživanjem slučajeva torture, nezakonitog pritvaranja i političkih suđenja. Nakon ovog datuma, FHP Kosovo je svoj fokus prebacio na dokumentovanje ubistava i/ili nestanaka kosovskih Albanaca i kosovskih Srba. Tokom NATO intervencije 1999 godine, FHP Kosovo je privremeno izmestio svoju kancelariju u Crnu Goru gde je nastavio rad na dokumentovanju među albanskim izbeglicama u Crnoj Gori. Nakon što je u junu 1999. godine potpisan mirovni sporazum kojim je okončan sukob na Kosovu, FHP Kosovo se vratio u Prištinu/Prishtinë i nastavio rad na dokumentovanju. Od tada, FHP Kosovo je objavio brojne izveštaje, zalagao se za prava žrtava, pratio suđenja i zahtevao od vlasti da izvedu počinioce ratnih zločina pred lice pravde, a takođe i istraživao ubistva i/ili nestanke Albanca, Srba, Roma, Bošnjaka i drugih na Kosovu. Danas, FHP Kosovo fokusira svoj rad na dokumentovanje ratnih zločina, praćenje suđenja i promovisanje prava etničkih zajednica. FHP Kosovo je oblikovao i sprovodi program za obrazovanje mladih o prošlosti. Neformalni obrazovni plan program je orijentisan na učesnike i zasnivaće se na činjenicama i pričama žrtava. Godine Fond za humanitarno pravo Kosovo funkcioniše kao nezavisna organizacija i sprovodi svoje projekte i aktivnosti, neke od kojih se sprovode zajedno sa FHP u Srbiji. Među ovim projektima je i Regionalna Inicijativa za formiranje Regionalne Komisije (REKOM) gde FHP Kosovo igra aktivnu ulogu u okviru koalicije za REKOM. FHP Kosovo daje svoj doprinos na stvaranju javne podrške za REKOM na Kosovu kroz konsultativni proces i kroz javno angažovanje na radu sa zajednicama. Sedište FHP Kosovo je u Prištini.

-----------------------------------------------------------------
The Humanitarian Law Center Kosovo was established in Prishtinë/Priština in May 1997, by well known human rights activist Mrs. Natasa Kandic, as branch office of Humanitarian Law Center. Until the outbreak of hostilities between Serbian security forces and the Kosovo Liberation Army in February 1998, HLC Kosovo focused on documenting police repression of Albanians, investigating cases of torture, illegal detention, and political trials. After this date, HLC Kosovo shifted its focus to documenting the killings and-or disappearances of Kosovo Albanians and Kosovo Serbs.When NATO intervened in 1999, HLC Kosovo temporarily moved its office to Montenegro, where it continued its documentation work among the Albanian refugees there. Following the June 1999 peace agreement that ended the war, HLC Kosovo returned to Prishtinë/Priština to continue its documentation work. Since that time, HLC Kosovo has published numerous reports, advocated for the rights of victims, monitored trials, urged authorities to bring war crimes perpetrators to justice, and investigated the killing and-or disappearances of Albanians, Serbs, Roma, Bosnians and others in Kosovo. Today, HLC Kosovo focuses its work on documenting crimes, trial monitoring and promoting ethnic minority rights. HLC Kosovo has created and is in the process of implementing a program for teaching youth about the past. The non-formal curriculum is participant-oriented, based on facts and victims' stories. From 2011 Humanitarian Law Center Kosovo function's as an independent organization and implements projects and activities some of which in cooperation with HLC in Serbia. Among these projects is also Regional Initiative for establishing Regional Commission (RECOM). HLC Kosovo contributes by creating public support for RECOM in Kosovo throughout consultative process and public engagement in working with communities.

Hapet ekspozita “Gjindemi mirë” nga Manushaqe Ibrahimi dhe Çlirimtare JanuzajDje, më 8 tetor 2026, u hap ekspozita “Gjin...
09/10/2026

Hapet ekspozita “Gjindemi mirë” nga Manushaqe Ibrahimi dhe Çlirimtare Januzaj

Dje, më 8 tetor 2026, u hap ekspozita “Gjindemi mirë”, projekt fitues i edicionit të katërt të thirrjes për projekte artistike “DwP Creations”.
Ekspozita u hap në ish-bibliotekën “Hivzi Sulejmani” te Qafa dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 nëntor 2026, çdo ditë pune, nga ora 12:00 deri në 16:00.

Kjo ekspozitë e autoreve Manushaqe Ibrahimi dhe Çlirimtare Januzaj e kuruar nga Blerta Hoçia përshkon arkivat personale dhe ato publike, mediat e kohës, materialet e gazetarëve e të fotoreporterëve dhe ndalet për të dëgjuar rrëfimet e personave që e kanë jetuar atë moment. Duke u nisur së pari, si ndodh shpesh, nga rrëfimet e përjetimet e prindërve dhe familjarëve, ku historitë dhe traumat e bashkëndara marrin përmasa universale e ku secili gjen një copëz të vetes së dikurshme të groposur thellë në kujtesë.
Si pjesë e hulumtimit të saj, Manushaqja ka përfshirë edhe arkivat personale të babait, i cili për një kohë të gjatë ka ruajtur, së bashku me kujtimet luftës edhe një numër videokasetash me programet e TVSH-së shqiptare, ku një botë e pastër e kompozuar bukur shfaqej si atdheu ideal, ai vend që i përkasim dhe na përket. Artistja shkëput nga këto imazhe në lëvizje vetëm peisazhet me male, pyje, fusha e njerëz që punojnë tokën nën tingujt e një Shqipërie të lulëzuar. Dhe këtë, na e prezanton së bashku me vendin e vërtetë që gjetën të dëbuarit e luftës në kampet e Kukësit, Tropojës, Durrësit etj. Një kontrast që fuqizohet me pamjen e lajmërimeve origjinale të fotografuara dhe riprintuara për ekspozitë e që i mbivendosen këtij peisazhi.

Puna e dy autoreve ndërthuret si konceptualisht ashtu edhe në jetën reale. Duke ndjekur një hartë sa personale aq edhe kolektive, Çlirimtarja niset nga një fotografi e shkrepur në kohën dhe vendin ekzakt ku ajo ka lindur, në tendën e një kampi refugjatësh në Kavajë të cilën e ndan me publikun si një gjurmë të padukshme të kohës. Nga aty vizaton një linjë që përshkon vendet dhe momentet e rëndësishme, bën bashkë kujtimet dhe personat që i mbajnë ato nëpërmjet intervistave dhe emocioneve që akoma janë pjesë e atij rrugëtimi të largët.

Kjo është edhe arsyeja pse kjo ekspozitë i kushtohet këtij momenti, atë, ku pas largimit në kushte të jashtëzakonshme, rrugës së gjatë për të arritur në kufi me Shqipërinë ose Maqedoninë, rrëmujës, dhimbjes, pasigurisë për veten, familjen, të afërmit e shtëpinë, pas këtij momenti, mbërritja por jo edhe shpëtimi.

Faleminderit të gjithëve që na u bashkuat dje në hapje!

Ky projekt u mbështet nga: Konfederata Zvicerane - Departamenti Federal i Zvicrës për Punët e Jashtme dhe NED.
--------
Otvorena izložba „Dobro smo“ autorki Manushaqe Ibrahimi i Çlirimtare Januzaj

Juče, 8. oktobra 2026. godine, otvorena je izložba „Dobro smo“, projekat izabran u okviru četvrtog izdanja poziva za umetničke projekte „DwP Creations“.
Izložba je otvorena u nekadašnjoj biblioteci „Hivzi Sulejmani“ kod Qafe i biće otvorena do 6. novembra 2026. godine, svakog radnog dana od 12:00 do 16:00 časova.

Ova izložba autorki Manushaqe Ibrahimi i Çlirimtare Januzaj, čija je kustoskinja Blerta Hoçia, prolazi kroz lične i javne arhive, medije iz tog vremena, materijale novinara i fotoreportera i zastaje da sasluša priče ljudi koji su proživeli taj trenutak. Polazi, kao što se često dešava, od priča i iskustava roditelja i članova porodice, u kojima zajedničke priče i traume dobijaju univerzalne razmere i svako pronalazi delić svog nekadašnjeg bića, duboko zakopanog u sećanju.
U okviru svog istraživanja, Manushaqe je uključila i lične arhive svog oca, koji je dugo čuvao, zajedno sa sećanjima na rat, i niz video-kaseta sa programima albanske televizije TVSH. U njima se jedan čist i lepo komponovan svet prikazivao kao idealna domovina, mesto kojem pripadamo i koje pripada nama. Umetnica iz ovih pokretnih slika izdvaja samo pejzaže sa planina, šuma, polja i ljudi koji obrađuju zemlju uz zvuke jedne procvetale Albanije. To nam predstavlja zajedno sa stvarnim mestom koje su ljudi proterani tokom rata zatekli u kampovima u Kukešu, Tropoji, Draču i drugim mestima. Taj kontrast dodatno pojačavaju originalna obaveštenja, fotografisana i ponovo odštampana za izložbu, koja se postavljaju preko ovog pejzaža.

Rad dveju autorki prepliće se i konceptualno i u stvarnom životu. Prateći mapu koja je podjednako lična i kolektivna, Çlirimtare polazi od fotografije snimljene tačno u vreme i na mestu gde je rođena, u šatoru izbegličkog kampa u Kavaji. Tu fotografiju deli sa publikom kao nevidljivi trag vremena. Odatle povlači liniju koja prolazi kroz važna mesta i trenutke, povezujući sećanja i ljude koji ih čuvaju kroz intervjue i emocije koje su i dalje deo tog davnog putovanja.
Upravo zato je ova izložba posvećena tom trenutku: dolasku, ali ne i spasenju, nakon odlaska u izuzetnim okolnostima, dugog p**a do granice sa Albanijom ili Makedonijom, pometnje, bola i neizvesnosti za sebe, porodicu, bližnje i dom.

Hvala svima koji su nam se juče pridružili na otvaranju!

Ovaj projekat podržali su: Švajcarska Konfederacija – Savezno ministarstvo spoljnih poslova Švajcarske i NED.

--------

“We Are Doing Well” exhibition by Manushaqe Ibrahimi and Çlirimtare Januzaj opens

Yesterday, 8 October 2026, the exhibition “We Are Doing Well” opened as a winning project of the fourth edition of the “DwP Creations” call for artistic projects.
The exhibition opened at the former “Hivzi Sulejmani” library in Qafa and will remain open until 6 November 2026, every working day from 12:00 to 16:00.

This exhibition by Manushaqe Ibrahimi and Çlirimtare Januzaj, curated by Blerta Hoçia, moves through personal and public archives, the media of the time, materials produced by journalists and photojournalists, and pauses to listen to the accounts of people who lived through that moment. It begins, first of all, as often happens, with the stories and experiences of parents and family members, in which shared histories and traumas take on universal dimensions, and where each person finds a fragment of their former self, buried deep within memory.
As part of her research, Manushaqe has also incorporated her father's personal archives; alongside his wartime memories, he had long preserved a number of videotapes containing programs from Albanian Television (TVSH), in which a clean, beautifully composed world appeared as an ideal homeland: that place to which we belong and that belongs to us. From these moving images, the artist extracts only the landscapes of mountains, forests, fields, and people working the land, accompanied by the sounds of a flourishing Albania. She presents these alongside the real place that those displaced by the war encountered in the camps of Kukës, Tropojë, Durrës, and elsewhere.

A contrast that is intensified by the images of the original announcements, photographed and reprinted for the exhibition, which are superimposed onto this landscape. The work of the two artists intertwines both conceptually and in real life. Following a map that is as personal as it is collective, Çlirimtare begins with a photograph taken at the exact time and place where she was born: inside the tent of a refugee camp in Kavajë, which she shares with the public as an invisible trace of the time. From there, she draws a line that passes through significant places and moments, bringing together memories and the people who carry them through interviews and emotions that are still part of that distant journey.

This is precisely why this exhibition is dedicated to that moment: the point where, after departing under extraordinary circumstances, the long journey to the borders of Albania or Macedonia, the chaos, the pain, and the uncertainty regarding oneself, family, loved ones, and home, arrival did not equate to salvation.

Thank you to everyone who joined us at yesterday’s opening!

This project was supported by the Swiss Confederation – the Swiss Federal Department of Foreign Affairs and NED.

07/10/2026

Gjindemi mirë | Manushaqe Ibrahimi & Çlirimtare Januzaj

📆 8 tetor 2026
⌛️ 19:00
📍 Ish Biblioteka ‘Hivzi Sulejmani’ (Te Qafa)
Ju mirëpresim!

Gjindemi mirë  | Manushaqe Ibrahimi & Çlirimtare Januzaj Ekspozita “Gjindemi Mirë” trajton përvojën e njerëzve të dëbuar...
29/09/2026

Gjindemi mirë | Manushaqe Ibrahimi & Çlirimtare Januzaj

Ekspozita “Gjindemi Mirë” trajton përvojën e njerëzve të dëbuar me dhunë nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 dhe rrugëtimin e tyre drejt vendeve fqinje.
Përmes arkivave digjitale, materialeve audiovizuale e rrëfimeve personale, ekspozita sjell në vëmendje përvojat e ikjes, kufirit, kampeve, pritjes e kthimit duke reflektuar mbi kujtesën e një prej përvojave më të mëdha të zhvendosjes gjatë luftës.
“Gjindemi Mirë” merr emrin nga një prej mesazheve të thjeshta të asaj kohe, fjalë të shkëmbyera mes njerëzve për të treguar se ishin gjallë, se kishin arritur diku dhe se, pavarësisht gjithçkaje, vazhdonin të gjendeshin.
Ky projekt është shpallur fitues i thirrjes për mbështetje në "DwP Creations".

📆 8 tetor 2026
⌛️ 19:00
📍 Ish Biblioteka ‘Hivzi Sulejmani’ (Te Qafa)

Ju mirëpresim!
-------
Dobro smo | Manushaqe Ibrahimi & Çlirimtare Januzaj

Izložba „Dobro smo” bavi se iskustvima ljudi koji su tokom rata 1999. godine nasilno proterani sa Kosova i njihovim putovanjem ka susednim zemljama.
Kroz digitalne arhive, audiovizuelne materijale i lična svedočenja, izložba skreće pažnju na iskustva bekstva, prelaska granice, boravka u kampovima, čekanja i povratka, podstičući razmišljanje o sećanju na jedno od najvećih raseljavanja tokom rata.
„Dobro smo” nosi naziv po jednoj od jednostavnih poruka iz tog vremena, rečima koje su ljudi razmenjivali kako bi javili da su živi, da su nekuda stigli i da su, uprkos svemu, i dalje tu.
Ovaj projekat je izabran za podršku u okviru poziva „DwP Creations”.

📆 8. oktobar 2026.
⌛️ 19:00
📍 Bivša biblioteka „Hivzi Sulejmani” (Te Qafa)
Dobro došli!
-------
We’re doing well | Manushaqe Ibrahimi & Çlirimtare Januzaj

The exhibition “We’re doing well” explores the experiences of people forcibly displaced from Kosovo during the 1999 war and their journeys to neighboring countries.
Through digital archives, audiovisual materials and personal accounts, the exhibition brings attention to experiences of fleeing, crossing borders, living in camps, waiting and returning. It invites reflection on the memory of one of the largest displacements during the war.
“We’re doing well” takes its name from one of the simple messages shared at the time, words exchanged to let others know that people were alive, that they had reached somewhere safe and that, despite everything, they were still there.
This project was selected for support through the “DwP Creations” call.

📆 8 October 2026
⌛️ 19:00
📍 Former “Hivzi Sulejmani” Library (Te Qafa)
We look forward to welcoming you!

29/09/2026
21/09/2026

Thirrje për punë praktike në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) i fton të gjithë studentët (të vitit të tretë dhe të katërt të studimeve) të Fakultetit Juridik (publik dhe kolegjeve private), që të aplikojnë për punë praktike në monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë. Kohëzgjatja e praktikës do të jetë prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj.

Gjatë periudhës së praktikës, studentë do të kenë mundësi që të marrin pjesë dhe të monitorojnë seancat për krimet e luftës në Kosovë pranë gjykatave të Kosovës dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe të mësojnë më shumë për proceset e drejtësisë tranzicionale për gjatë punës në FDHK.

FDHK do t’i mbulojë shpenzimet e studentëve të cilët do të angazhohen në monitorimin e këtyre seancave gjyqësore.

Dokumentet e nevojshme:
• CV
• Letër motivuese
• Çertifikata e notave

Si të aplikoj:
• Studentët e interesuar duhet t’i dërgojnë dokumentet e kërkuara në email-in
[email protected].
• Vetëm studentët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Kriteret për zgjedhjen e kandidatëve:
• Studentët duhet të jenë në vitin e tretë ose të katërt të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik, megjithatë studentët në vitin e fundit të studimeve të cilët janë profilizuar në drejtimin penal dhe të drejtës ndërkombëtare do të kenë përparësi;
• Studenti/ja duhet t’i ketë përfunduar provimet në të drejtën penale dhe procedurën penale;
• Nota mesatare duhet të jetë mbi 7.5;
• Njohja e gjuhës serbe dhe angleze është një përparësi;
• Studentët të cilët deri më sot nuk kanë kryer ndonjë punë praktike, si dhe studentë nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë inkurajohen që të aplikojnë.

Nëse keni ndonjë pyetje, jeni të mirëseardhur që t’i drejtoheni Nisa Ferati përmes email-it
[email protected].

Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve është 9 Tetor 2026.
___________________________________________________________________

Poziv za stažiranje pri Fondu za humanitarno pravo Kosovo

Fond za humanitarno pravo Kosovo (FHPK) poziva sve studente (treća i četvrta godina studije) Pravnog fakulteta (javni i privatni fakulteti), da se prijave za stažiranje u praćenju suđenja o ratnim zločinima na Kosovu. Staž će trajati od tri (3) do šest (6) meseci.

Tokom stažiranja studenti će moći da prisustvuju i posmatraju sednice suđenja za ratnim zločinima pred kosovskim sudovima i specijalizovanih veća, kao i da steknu nova saznanja o procesima tranzicionalne pravde tokom rada pri FHPK.

FHPK će pokrivati troškove studenata koji će biti angažovani u posmatranju ovih saslušanja.

Potrebni dokumenti:
• CV
• Motivaciono pismo
• Uverenje o ocenama

Kako aplicirati:
• Zainteresovani studenti potrebnu dokumentaciju treba da pošalju na [email protected].
• Samo odabrani studenti biće pozvani na intervju.

Kriterijumi za izbor kandidata:
• Studenti moraju biti na trećoj ili četvrtoj godini studija Pravnog fakulteta, prednost će imati studenti na završnoj godini studija, koji su se opredelili za krivično ili međunarodno pravo;
• Student mora imati položene ispite krivičnog prava i krivično procesnog prava;
• Prosečna ocena na studijama treba da biti iznad 7.5;
• Poznavanje srpskog jezika je prednost;
• Takođe prednost imaju studenti koji do sada nisu imali priliku da stažiraju, kao i studenti iz različitih zajednica koje žive na Kosovu podstiču se da se prijave;

Ako imate bilo kakva pitanja, slobodno se obratite Nisa Ferati preko [email protected].

Rok za podnošenje prijava je 9. oktobar 2026. godine.
_________________________________________________________

Public call for internship at Humanitarian Law Center

Humanitarian Law Center Kosovo (HLCK) invites all students (third and fourth year of study) of the Faculty of Law (public and private college), to apply for an internship for monitoring war crime trails in Kosovo. The duration of the internship will be from three (3) to six (6) months.

During the internship period, students will have opportunities to participate and to monitor the court session of war crime trials in Kosovo in front of Kosovo Courts and Kosovo Specialist Chambers, as well as learn more about transitional justice process through the work of HLCK.

HLCK will cover the costs of students who will be engaged in monitoring these hearings.

Required Documents:
• CV
• Motivation letter
• Certificate of grades

How to apply:
• Interested students should send the following documents to [email protected].
• Only selected students will be contacted for an interview.

Criteria for the selection of the candidates:
• Students must be in third or fourth year of bachelor studies in the Faculty of Law, although students in the last year of studies profiled in the Criminal Law or International Law will be prioritized;
• The student must have completed the exams of Criminal Law and the Criminal Procedure Law;
• The average grade should be above 7.5;
• Knowledge of Serbian and English language is an advantage;
• Students who have not attended any internships until now, as well as students from different communities living in Kosovo are encouraged to apply.

If you have any question, you are welcome to address them to Nisa Ferati on [email protected].

The deadline for submitting applications is October 9, 2026.

Visar Kryeziu ishte i ftuari i radhës në serinë e historive gojore “Ballafaqimi me të Kaluarën – Historitë”.Në këtë inte...
15/09/2026

Visar Kryeziu ishte i ftuari i radhës në serinë e historive gojore “Ballafaqimi me të Kaluarën – Historitë”.

Në këtë intervistë, fotoreporteri rrëfen rrugëtimin e tij personal dhe profesional, nga studimet në Akademinë e Arteve dhe fillimet në gazetën “Koha Ditore”, deri te dokumentimi i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës në Kosovë. Ai flet për punën në kushte të rrezikshme, përballjen me ato ngjarje, si dhe përgjegjësinë që ndiente për t’ia treguar botës atë që po ndodhte në Kosovë.

Përmes përvojave të tij, Kryeziu reflekton mbi fuqinë e fotografisë si dëshmi historike dhe rolin e gazetarëve në pasqyrimin e së vërtetës.

Për më shumë, dëgjoni rrëfimin e plotë këtu: https://youtu.be/rxZzLJVF4Sc
Mbështetur nga: National Endowment for Democracy (NED)

------------
Visar Kryeziu je bio sledeći gost u serijalu usmene historije pod nazivom „Suočavanje s prošlošću – Istorije“.

U ovom intervjuu, fotoreporter govori o svom ličnom i profesionalnom putu, od studija na Akademiji umetnosti i početaka u novinama Koha Ditore do dokumentovanja nekih od najznačajnijih događaja tokom rata na Kosovu. Govori o radu u opasnim uslovima, neposrednom suočavanju s tim događajima i odgovornosti koju je osećao da svjetu pokaže šta se dešava na Kosovu.

Oslanjajući se na svoja iskustva, Kryeziu razmatra moć fotografije kao istorijskog dokaza i ulogu novinara u izveštavanju o istini.

Za više, poslušajte celu ispovest ovde: https://youtu.be/80e2nVvM9ZU
Podržano od: National Endowment for Democracy (NED)
------------
Visar Kryeziu was the next guest in the oral history series “Dealing with the Past – Histories.”

In this interview, the photojournalist recounts his personal and professional journey, from his studies at the Academy of Arts and his early work at the newspaper Koha Ditore to documenting some of the most significant events of the war in Kosovo. He speaks about working under dangerous conditions, confronting these events firsthand, and the responsibility he felt to show the world what was happening in Kosovo.

Drawing on his experiences, Kryeziu reflects on the power of photography as historical evidence and the role of journalists in reporting the truth.

For more, listen to the full story here: https://youtu.be/rxZzLJVF4Sc
Supported by: National Endowment for Democracy (NED)

Visar Kryeziu ishte i ftuari i radhës në serinë e historive gojore ...

THIRRJA E PESTË PËR PROJEKTE ARTISTIKE – DwP CreationsAfati i fundit për aplikim: 12.10.2026Fondi për të Drejtën Humanit...
11/09/2026

THIRRJA E PESTË PËR PROJEKTE ARTISTIKE – DwP Creations

Afati i fundit për aplikim: 12.10.2026

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka kënaqësinë të ftojë artistët e rinj të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të artit që të aplikojnë në thirrjen e pestë për mbështetje të veprave artistike.

Artistët të cilët dëshirojnë të zhvillojnë vepra që përkujtojnë viktimat/ngjarjet e kohës së luftës dhe adresojnë një çështje të veçantë në drejtësinë tranzicionale, i inkurajojmë të aplikojnë në këtë thirrje me qëllim zhvillimin e formave të ndryshme dhe të reja artistike duke u fokusuar në ballafaqimin me të kaluarën.

Plotësojeni formularin për të aplikuar: https://forms.gle/rmNS5tCyrtExGFSq6

Për çfarëdo pyetje apo informacioni shtesë, ju lutem na kontaktoni në [email protected].
----------------------------------------
PETI POZIV ZA UMETNIČKE PROJEKTE – DwP Creations

Krajnji rok za prijavljivanje: 12.10.2026

Fond za humanitarno pravo Kosovo sa zadovoljstvom poziva mlade umetnike koji se bave različitim oblastima umetnosti da se prijave na peti poziv za podršku u umetničkom stvaralaštvu.

Sve one umetnike koji žele da stvaraju dela u znak sećanja na žrtve/događaje iz doba rata i da se tim putem pozabave određenim pitanjem tranzicione pravde, podstičemo da se prijave na ovaj poziv kako bi razvili različite i nove umetničke forme, sa posebnim osvrtom na suočavanje sa prošlošću.

Da biste se prijavili, popunite prijavni obrazac: https://forms.gle/AuWDqaAgML2dGXoi7

Molimo vas da nas kontaktirate za sva dodatna pitanja ili informacije na [email protected].
----------------------------------------
FIFTH CALL FOR ARTISTIC PROJECTS – DwP Creations

Application deadline: 12.10.2026

The Humanitarian Law Center Kosovo is pleased to invite young artists active in various fields of art to apply to the fifth call for support of artistic works.

For all those artists who wish to create works that commemorate the victims/events of the war and address a particular issue in transitional justice, we encourage you all to apply to this call, in order to develop different and new artistic forms, by focusing on dealing with the past.

To apply, complete the application form: https://forms.gle/pWfUukgxJzTPbs95A

For any questions or additional information, please contact us at [email protected] See less

Thirrje PublikeEkspert/e për Strategji të KomunikimitHartimi i Strategjisë së Komunikimit për FDH KosovëFondi për të Dre...
04/09/2026

Thirrje Publike
Ekspert/e për Strategji të Komunikimit
Hartimi i Strategjisë së Komunikimit për FDH Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) është organizatë jo-qeveritare që kontribuon në forcimin e kapaciteteve të Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit dhe zbatimin e mekanizmave të drejtësisë tranzicionale, me synim zhvillimin e një shoqërie të drejtë që ballafaqohet me të kaluarën dhe respekton të drejtat e çdo qytetari. Përmes dokumentimit të fakteve, monitorimit të gjykimeve për krime lufte, mbështetjes së viktimave dhe familjeve të tyre, memorializimit gjithëpërfshirës dhe edukimit mbi drejtësinë tranzicionale, FDH Kosovë synon të mbeshtesë ndërtimin e një shoqërie demokratike që ballafaqohet me të kaluarën dhe angazhohet për një të ardhme të përbashkët, demokratike dhe të bazuar në të drejta.
FDH Kosovë do të zhvillojë një Strategji të Komunikimit, e cila do të shërbej si udhëzues i qartë sesi projektet do të komunikojnë me audiencën, me viktimat dhe të mbijetuarit nga të gjitha komunitetet, të rinjtë, profesionistët ligjorë, përfaqësuesit institucionalë, punonjësit e arsimit, mediat dhe publikun e gjerë.
Strategjia duhet të përcaktojë zërin e projekteve, audiencat prioritare, mesazhet, platformat dhe metodat e angazhimit, duke siguruar që puna për memorializimin dhe drejtësinë tranzicionale të arrijë përtej qarqeve tradicionale.
Ky angazhim është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e polarizuar pas konfliktit në Kosovë, ku dezinformimi, narrativat përjashtuese dhe kujtesa selektive ndikojnë në hapësirën publike. Për këtë arsye, komunikimi duhet të jetë i ndjeshëm ndaj konfliktit dhe traumës, i përqendruar te viktimat dhe të mbijetuarit, gjithëpërfshirës dhe i kujdesshëm ndaj rrezikut të stigmatizimit ose ritraumatizimit.

Qëllimi i angazhimit
Qëllimi është angazhimi i një eksperti/eje me përvojë për hartimin e një Plani Strategjik të Komunikimit që është i kohës, lehtë i zbatueshëm dhe i matshëm. Pas vitit të parë të zbatimit, eksperti/ja do të rishikojë procesin e planit strategjik dhe do të paraqesë rekomandime për përmirësimin dhe zhvillim të mëtutjeshëm.

Detyrat

Faza I – Hartimi i Strategjisë së Komunikimit

• Të shqyrtojë dokumentacionin relevant dhe të vlerësojë nevojat e organizatës, si dhe kapacitetet dhe praktikat ekzistuese të komunikimit të projekteve.
• Të hartëzojë dhe segmentojë audiencat dhe palët kryesore të interesit, duke identifikuar nevojat e tyre informative dhe kanalet më të përshtatshme të komunikimit.
• Të zhvillojë kornizën e mesazheve, tonin dhe qasjen e komunikimit për audienca të ndryshme, në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut, ndjeshmërisë ndaj konfliktit dhe qasjes së përqendruar te viktimat.
• Të përcaktojë kanalet, platformat dhe formatet e komunikimit, përfshirë angazhimin me mediat, rrjetet sociale, si dhe me grupet dhe komunitetet me qasje të kufizuar në informacion dhe në proceset publike.
• Të hartojë Strategjinë e Komunikimit dhe planin e zbatimit, me aktivitete, afate, përgjegjësi, tregues të performancës dhe masa për menaxhimin e rreziqeve të komunikimit.
• Të prezantojë draft-strategjinë, të përfshijë komentet e FDH Kosovë dhe të dorëzojë verzionin përfundimtar.

Faza II – Rishikimi pas vitit të parë

• Të shqyrtojë zbatimin e Strategjisë dhe rezultatet e komunikimit gjatë vitit të parë.
• Të vlerësojë efektivitetin e mesazheve, kanaleve dhe treguesve të përcaktuar, si dhe të identifikojë arritjet dhe boshllëqet kryesore.
• Të dorëzojë raportin e rishikimit me rekomandime konkrete për përditësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Strategjisë.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar

• Diplomë universitare në komunikim, marrëdhënie me publikun, gazetari, shkenca politike, të drejta të njeriut, studime të paqes ose fushë të përafërt; diploma e avancuar konsiderohet përparësi.
• Së paku pesë (5) vjet përvojë profesionale në komunikim strategjik, zhvillim strategjish komunikimi, avokim ose angazhim publik.
• Përvojë e dëshmuar në së paku dy angazhime të ngjashme për organizata të shoqërisë civile, institucione publike ose organizata ndërkombëtare.
• Njohuritë në fushën e drejtësisë tranzicionale, ballafaqimit me të kaluarën, memorializimit dhe ndërtimit të paqes, si dhe përvoja në punë me viktimat dhe të mbijetuarit, do të jenë vlerë e shtuar.
• Njohuri të kontekstit shoqëror, politik dhe mediatik të Kosovës dhe rajonit.
• Aftësi të shkëlqyera analitike, konsultuese dhe të shkrimit.
• Njohje e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe/ose angleze; njohja e gjuhës serbe konsiderohet përparësi.


Dokumentet për aplikim

• Letër motivimi, deri në dy faqe, që shpjegon përshtatshmërinë dhe qasjen e propozuar;
• CV e përditësuar dhe portfolio e punës;
• Propozim i shkurtër teknik/metodologjik, deri në pesë faqe, duke përfshirë planin indikativ të punës dhe ofertën financiare;
• Kontaktet e së paku dy referencave profesionale;

Aplikimet e pakompletuara ose të pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Dokumentet duhet të dërgohen në format PDF në emailin [email protected] me titullin: “Aplikim për Ekspert/e për Strategji të Komunikimit – (emri dhe mbiemri)”.

Afati i fundit për aplikim është 21 shtator 2026. Pyetjet për sqarim mund të dërgohen në [email protected] deri më 14 shtator 2026.

-----

Javni poziv
Stručnjak/stručnjakinja za strategiju komunikacije
Razvoj Strategije komunikacije za FHP Kosovo

Fond za humanitarno pravo Kosovo (FHP Kosovo) je nevladina organizacija koja doprinosi jačanju kapaciteta Kosova za uspostavljanje vladavine prava i primenu mehanizama tranzicione pravde, sa ciljem razvoja pravednog društva koje se suočava s prošlošću i poštuje prava svakog građanina. Kroz utvrđivanje činjenica i dokumentovanje, praćenje suđenja za ratne zločine, podršku žrtvama i njihovim porodicama, inkluzivnu memorijalizaciju i edukaciju o tranzicionoj pravdi, FHP Kosovo nastoji da podrži izgradnju demokratskog društva koje se suočava sa svojom prošlošću i zalaže se za zajedničku, demokratsku budućnost zasnovanu na pravima.
FHP Kosovo će razviti Strategiju komunikacije koja će poslužiti kao jasan vodič za način na koji projekti komuniciraju sa svojom publikom, uključujući žrtvama i preživelima iz svih zajednica, mladima, pravnim stručnjacima, predstavnicima institucija, prosvetnim radnicima, medijima i širom javnošću.
Strategija treba da definiše glas projekata, prioritetne ciljne grupe, poruke, platforme i metode angažmana, obezbeđujući da rad na memorijalizaciji i tranzicionoj pravdi doseže izvan tradicionalnih krugova.
Ovaj angažman je posebno važan u polarizovanom postkonfliktnom kontekstu na Kosovu, gdje dezinformacije, isključivi narativi i selektivno sećanje utiču na javni prostor. Komunikacija zato mora biti osetljiva na konflikt i traumu, usmjerena na žrtve i preživjele, inkluzivna i pažljiva u pogledu rizika od stigmatizacije ili retraumatizacije.

Cilj angažmana

Cilj je angažovanje iskusnog stručnjaka/stručnjakinje za razvoj ažurnog, lako primenljivog i merljivog Strateškog plana komunikacije. Nakon prve godine sprovođenja, stručnjak/stručnjakinja će razmotriti proces sprovođenja strateškog plana i predstaviti preporuke za njegovo unapređenje i dalji razvoj.

Zadaci

Faza I - Razvoj Strategije komunikacije

• Pregledati relevantnu dokumentaciju i proceniti potrebe organizacije, kao i postojeće kapacitete i prakse projektne komunikacije.
• Mapirati i segmentirati ključne ciljne grupe i zainteresovane strane, identifikujući njihove informativne potrebe i najprikladnije kanale komunikacije.
• Razviti okvir za poruke, ton i pristup komunikaciji za različite ciljne grupe, u skladu sa principima ljudskih prava, osetljivosti na konflikt i pristupa usmerenog na žrtve.
• Definisati komunikacione kanale, platforme i formate, uključujući saradnju sa medijima, društvene mreže, kao i grupe i zajednice sa ograničenim pristupom informacijama i javnim procesima.
• Razviti Strategiju komunikacije i plan sprovođenja, sa aktivnostima, rokovima, odgovornostima, pokazateljima učinka i merama za upravljanje komunikacionim rizicima.
• Predstaviti nacrt Strategije, uključiti komentare FHP Kosovo i dostaviti konačnu verziju.

Faza II - Pregled nakon prve godine

• Razmotriti sprovođenje Strategije i rezultate komunikacije tokom prve godine.
• Proceniti delotvornost definisanih poruka, kanala i pokazatelja, kao i identifikovati ključna dostignuća i nedostatke.
• Dostaviti izveštaj o pregledu sa konkretnim preporukama za ažuriranje i dalji razvoj Strategije.

Potrebne kvalifikacije i iskustvo
• Univerzitetska diploma iz komunikacija, odnosa s javnošću, novinarstva, političkih nauka, ljudskih prava, studija mira ili srodne oblasti; napredni akademski stepen smatraće se prednošću.
• Najmanje pet (5) godina profesionalnog iskustva u strateškim komunikacijama, izradi komunikacionih strategija, zagovaranju ili angažovanju javnosti.
• Dokazano iskustvo u najmanje dva slična angažmana za organizacije civilnog društva, javne institucije ili međunarodne organizacije.
• Poznavanje tranzicione pravde, suočavanja s prošlošću, memorijalizacije i izgradnje mira, kao i iskustvo u radu sa žrtvama i preživelima, smatraće se dodatnom vrednošću.
• Poznavanje društvenog, političkog i medijskog konteksta Kosova i regiona.
• Odlične analitičke, konsultantske i veštine pisanja.
• Odlično znanje albanskog i/ili engleskog jezika; poznavanje srpskog jezika smatraće se prednošću.

Dokumentacija za prijavu

• Motivaciono pismo, do dve stranice, u kojem se objašnjavaju podobnost kandidata i predloženi pristup;
• Ažurirana biografija (CV) i portfolio radova;
• Kratak tehnički/metodološki predlog, do pet stranica, uključujući okvirni plan rada i finansijsku ponudu;
• Kontakt-podaci najmanje dve profesionalne reference;

Nepotpune prijave ili prijave primljene nakon isteka roka neće biti razmatrane.
Dokumentaciju treba poslati u PDF formatu na imejl [email protected], sa naslovom: "Prijava za stručnjaka/stručnjakinju strategiju komunikacije - (ime i prezime)".
Rok za prijavu je 21. septembar 2026. godine. Pitanja za pojašnjenje mogu se poslati na [email protected] do 14. septembra 2026. godine.

-----

Public Call
Communication Strategy Expert
Development of a Communication Strategy for HLC Kosovo

The Humanitarian Law Center Kosovo (HLC Kosovo) is a non-governmental organization that contributes to strengthening Kosovo's capacity to establish the rule of law and implement transitional justice mechanisms, with the aim of developing a just society that deals with the past and respects the rights of every citizen. Through fact-finding and documentation, monitoring war crimes trials, supporting victims and their families, inclusive memorialization, and education on transitional justice, HLC Kosovo seeks to support the development of a democratic society that deals with its past and works toward a shared, democratic and rights-based future.
HLC Kosovo will develop a Communication Strategy that will serve as a clear guide for how the projects communicate with their audiences, including victims and survivors from all communities, young people, legal professionals, institutional representatives, education professionals, the media and the wider public.
The Strategy should define the projects' voice, priority audiences, messages, platforms and engagement methods, ensuring that work on memorialization and transitional justice reaches beyond traditional circles.
This engagement is particularly important in Kosovo's polarized post-conflict context, where disinformation, exclusionary narratives and selective memory influence the public sphere. Communication must therefore be conflict- and trauma-sensitive, victim- and survivor-centered, inclusive, and mindful of the risk of stigmatization or retraumatization.

Purpose of the engagement

The purpose is to engage an experienced expert to develop an up-to-date, practical and measurable Strategic Communication Plan. After the first year of implementation, the expert will review the implementation of the strategic plan and provide recommendations for its improvement and further development.

Tasks

Phase I - Development of the Communication Strategy

• Review relevant documentation and assess the organization's needs, as well as the projects' existing communication capacities and practices.
• Map and segment key audiences and stakeholders, identifying their information needs and the most appropriate communication channels.
• Develop the messaging framework, tone and communication approach for different audiences, in line with the principles of human rights, conflict sensitivity and a victim-centered approach.
• Define communication channels, platforms and formats, including engagement with the media, social media, and groups and communities with limited access to information and public processes.
• Develop the Communication Strategy and implementation plan, including activities, timelines, responsibilities, performance indicators and measures for managing communication risks.
• Present the draft Strategy, incorporate HLC Kosovo's comments and submit the final version.

Phase II - Review after the first year

• Review the implementation of the Strategy and the communication results achieved during the first year.
• Assess the effectiveness of the defined messages, channels and indicators, and identify the key achievements and gaps.
• Submit a review report with concrete recommendations for updating and further developing the Strategy.

Required qualifications and experience

• University degree in communications, public relations, journalism, political science, human rights, peace studies or a related field; an advanced degree will be considered an advantage.
• At least five (5) years of professional experience in strategic communications, communication strategy development, advocacy or public engagement.
• Demonstrated experience in at least two similar engagements for civil society organizations, public institutions or international organizations.
• Knowledge of transitional justice, dealing with the past, memorialization and peacebuilding, as well as experience working with victims and survivors, will be considered an asset.
• Knowledge of the social, political and media context in Kosovo and the region.
• Excellent analytical, consultation and writing skills.
• Excellent command of Albanian and/or English; knowledge of Serbian will be considered an advantage.

Application documents

• Motivation letter, up to two pages, explaining the applicant's suitability and proposed approach;
• Updated CV and portfolio of work;
• Brief technical/methodological proposal, up to five pages, including an indicative work plan and financial offer;
• Contact details of at least two professional references;
Incomplete applications or applications received after the deadline will not be considered.

Documents must be submitted in PDF format to [email protected] with the subject line: "Application for Communication Strategy Expert - (first and last name)".

The application deadline is 21 September 2026. Requests for clarification may be sent to [email protected] by 14 September 2026.

Address

Eqrem Çabej, Nr:7
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Humanitarian Law Center Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share