Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo
Call Directions Website

Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo Mision i RROGRAEK është përkrahja, integrimi dhe promovimi i të drejtave të grave dhe vajzave të komu

The Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo (RROGRAEK) strives to amplify the voices of Roma, Ashkali and Egyptian women of Kosovo, supporting them in organizing themselves and providing programs that help women from these communities to claim their social, political and economic rights and improve their situation. By working with its member organizations and the Kosovo Gender Studies Center RROGRAEK seeks to raise rights awareness among women and girls of the three communities; to improve their health conditions; and to provide them with the tools to better their economic conditions. Currently RROGRAEK focuses its activities on supporting its Roma, Ashkali and Egyptian women-run member organizations with capacity-building trainings; conducting research on the current situation of women from these three communities in Kosovo; and, in response to the urgent need of women in these three communities, plans to launch education initiatives in the coming year. RROGRAEK is led by Executive Director Shpresa Agushi, a well-known Roma activist originally from Prizren, Kosovo. RROGRAEK functions with the support of the Kosovo Gender Studies Center and UN Women.

08/10/2026

🌻 10 VJET FORUMI EKONOMIK I GRAVE

10 vite angazhim të përbashkët për një ekonomi ku gratë kanë më shumë mundësi, më shumë zë dhe më shumë fuqi vendimmarrëse.
Më 16 nëntor 2016, u hodh një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një zëri të përbashkët për avokim dhe fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë – u nënshkrua Akti i Themelimit të Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Që nga ajo ditë, FEG është zhvilluar si një platformë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile, duke bashkuar zërat, ekspertizën dhe përvojën rreth një qëllimi të përbashkët: avancimin e pozitës së grave në ekonomi dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, FEG dhe organizatat anëtare kanë kontribuar në një rrugëtim të rëndësishëm ndryshimi.

📌 Kemi hulumtuar dhe sjellë në vëmendje të publikut barrierat me të cilat përballen gratë në tregun e punës, diskriminimin gjinor, punësimin joformal dhe potencialin e pashfrytëzuar ekonomik të grave.

📌 Kemi hartuar rekomandime dhe agjenda të politikave publike për fuqizimin ekonomik të grave, përfshirë Agjendën Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave.

📌 Kemi avokuar për politika më të drejta të punësimit, lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, zgjerimin e shërbimeve të kujdesit dhe shpërndarjen më të barabartë të përgjegjësive familjare.

📌 Kemi promovuar ndërmarrësinë e grave, përmirësimin e qasjes në financa, teknologji dhe tregje, si dhe pjesëmarrjen e tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

📌 Kemi krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve publike, bizneseve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në dialogun dhe proceset e politikëbërjes për një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

Sot, dhjetë vite më vonë, Forumi Ekonomik i Grave bashkon 9 organizata të shoqërisë civile dhe një rrjet prej qindra anëtarësh, duke vazhduar të jetë një hapësirë ku bashkohen idetë, ekspertiza dhe veprimi për fuqizimin ekonomik të grave.
Por 10-vjetori nuk është vetëm një moment për të kujtuar atë që kemi bërë.

Është edhe një moment për të parë përpara.
Sepse edhe sot, gratë vazhdojnë të përballen me barriera në tregun e punës, në pronësi dhe ndërmarrësi, në ndarjen e përgjegjësive të kujdesit dhe në pjesëmarrjen në vendimmarrje.
Prandaj, misioni i FEG mbetet po aq i rëndësishëm sa ditën kur u themelua.

10 vite punë.
10 vite bashkëpunim.
10 vite avokim.
10 vite zë për gratë në ekonomi.
Dhe mbi të gjitha, 10 vite besim se një Kosovë më e zhvilluar ekonomikisht nuk mund të ndërtohet pa pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave.

🙏 Falënderojmë të gjitha organizatat themeluese dhe anëtare, gratë dhe burrat që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, partnerët, donatorët, institucionet, bizneset, ekspertët, aktivistët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në punën e Forumit gjatë këtyre dhjetë viteve.

🌻 Gëzuar 10-vjetorin, Forumi Ekonomik i Grave!

Bashkë për më shumë mundësi.
Bashkë për më shumë barazi.
Bashkë për një ekonomi ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin.




**************************************************************

🌻 10 YEARS OF THE WOMEN’S ECONOMIC FORUM
10 years of collective commitment to an economy where women have more opportunities, a stronger voice, and greater decision-making power.

On 16 November 2016, an important step was taken towards establishing a united voice for advocacy and women's economic empowerment in Kosovo – the Founding Act of the Women's Economic Forum (WEF) was signed.

Since then, WEF has grown into a joint platform of civil society organisations, bringing together voices, expertise and experience around a shared goal: advancing women's position in the economy and creating equal opportunities for their participation in Kosovo's economic development.

Over the past decade, WEF and its member organisations have contributed to meaningful efforts to advance women's economic empowerment.

📌 We have conducted research and raised public awareness of the barriers women face in the labour market, gender-based discrimination, informal employment and the economic cost of women's untapped potential.

📌 We have developed policy recommendations and agendas to advance women's economic empowerment, including the National Agenda for Women's Economic Empowerment.

📌 We have advocated for fairer employment policies, maternity and parental leave, expanded care services and a more equitable distribution of family and care responsibilities.

📌 We have promoted women's entrepreneurship, improved access to finance, technology and markets, and greater representation of women in leadership and decision-making positions.

📌 We have built bridges between civil society, public institutions, businesses and international partners, contributing to policy dialogue and decision-making processes that support a more inclusive economy.

Today, ten years later, the Women's Economic Forum brings together nine civil society organisations and a network of hundreds of members, continuing to serve as a platform where ideas, expertise and collective action come together to advance women's economic empowerment.

But our 10th anniversary is not only a moment to reflect on what we have achieved. It is also a moment to look ahead. Women continue to face significant barriers in the labour market, property ownership and entrepreneurship, the distribution of care responsibilities, and participation in decision-making.
That is why WEF's mission remains just as important today as it was on the day it was founded.

10 years of work.
10 years of cooperation.
10 years of advocacy.
10 years of amplifying women's voices in the economy.
And above all, 10 years of believing that a more prosperous Kosovo cannot be built without the full and equal participation of women.

🙏 We extend our sincere gratitude to all founding and member organisations, the women and men who have been part of this journey, our partners, donors, institutions, businesses, experts, activists and everyone who has contributed to the Forum's work over the past decade.

🌻 Happy 10th Anniversary, Women's Economic Forum!

Together for more opportunities.
Together for greater equality.
Together for an economy where women not only participate, but also lead.



Instituti Riinvest
Democracy for Development (D4D)
Instituti GAP
Kosova - Women 4 Women
Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Kosova Women's Network
Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo
Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS
QIKA

Kosovo Generation Unlimited dhe Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK) kanë në...
31/07/2026

Kosovo Generation Unlimited dhe Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK) kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, duke zyrtarizuar bashkëpunimin për fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillim profesional, punësim dhe përfshirje në biznes.

Përmes këtij partneriteti, të dy palët do të punojnë së bashku për t’i lidhur të rinjtë, veçanërisht ata nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, me mundësi për praktikë, trajnim dhe zhvillim profesional.

Bashkëpunimi do të përfshijë gjithashtu promovimin e programit K-GenU përmes rrjetit të RROGRAEK, identifikimin dhe përfshirjen e të rinjve në mundësitë e ofruara nga programi, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve, organizatave të shoqërisë civile dhe bizneseve.

Duke bashkuar platformën e K-GenU për fuqizimin profesional të të rinjve me përvojën dhe angazhimin e RROGRAEK për përfshirjen dhe avancimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ky Memorandum synon ta shndërrojë potencialin e të rinjve në mundësi konkrete për zhvillim dhe karrierë.
Programi Kosovo Generation Unlimited zbatohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

09/07/2026

Dhuna me bazë gjinore nuk është vetëm fizike. Ajo mund të jetë edhe ekonomike.

📱 Rrjeti i Grave të Kosovës ofron ndihmë juridike falas dhe mbështetje për viktimat: +383(0) 48 105 800

***

Rodno zasnovano nasilje nije isključivo fizičko. Može biti i ekonomsko.

📱 Mreža žena Kosova pruža besplatnu pravnu pomoć i podršku žrtvama: +383(0) 48 105 800

***

Gender-based violence is not only physical. It can also be economic.

📱 The Kosovo Women's Network provides free legal aid and support for victims: +383(0) 48 105 800

07/05/2026
Në datat 4 dhe 5 maj 2026, Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK) organizoi pu...
07/05/2026

Në datat 4 dhe 5 maj 2026, Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK) organizoi punëtorinë dyditore për rishikimin dhe vazhdimin e strategjisë së organizatës.

Kjo punëtori u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapaciteteve përmes mbështetjes organizative dhe ndihmës institucionale”, me mbështetje nga Global Fund for Women dhe OSCE.

Në punëtori morën pjesë anëtarë të bordit këshillues, anëtarë të kuvendit si dhe anëtarë të rrjetit, të cilët kontribuan aktivisht në diskutime dhe në procesin e përbashkët të planifikimit.

Gjatë këtyre dy ditëve, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, u rishikua plani aktual strategjik dhe u hodhën bazat për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të organizatës.

Falënderojmë OSCE për mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti, në veçanti për facilitimin e dy sesioneve të dialogut në të dyja ditët e punëtorisë, si dhe zyrtarët që kontribuan si pjesëmarrës aktivë në diskutime.

On May 4 and 5, 2026, the Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women’s Organizations of Kosovo (RROGRAEK) organized a two-day workshop for the review and continuation of the organization’s strategy.
This workshop was carried out within the framework of the project “Capacity Building through Organizational Support and Institutional Assistance,” with support from Global Fund for Women and the OSCE.
The workshop brought together members of the advisory board, assembly members, and network members, who actively contributed to the discussions and the joint planning process.
During these two days, through an inclusive and collaborative process, the current strategic plan was reviewed and the foundations were laid for the development of the organization’s future strategy.
We thank the OSCE for its support in the implementation of this activity, especially for facilitating two dialogue sessions on both days of the workshop, as well as the officials who contributed as active participants in the discussions.

Global Fund for Women

60 gra e burra morën pjesë në takimet e mbajtura më 20 dhe 22 prill 2026, të organizuara nga Rrjeti i Organizatave të Gr...
24/04/2026

60 gra e burra morën pjesë në takimet e mbajtura më 20 dhe 22 prill 2026, të organizuara nga Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK), në kuadër të projektit “Mos Hesht: Ndërgjegjësim dhe Avokim për Dhunën Gjinore në Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.

Projekti zbatohet nga RROGRAEK dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës.

Falenderojmë përfaqësues të komunës së Prishtinës që ishin pjesë e takimeve duke i shtuar akoma më shumë vlerën diskutimit në grup.

English below

60 women and men participated in the meetings held on April 20 and 22, organized by the Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women’s Organizations of Kosovo (RROGRAEK), as part of the project “Do Not Stay Silent: Awareness Raising and Advocacy on Gender-Based Violence in Roma, Ashkali and Egyptian Communities.”

This project is implemented by RROGRAEK and supported by the Municipality of Pristina.

We thank the representatives of the municipality of Pristina who were part of the meetings, adding even more value to the group discussion.

Address

Rr. Uck 1/A
Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share