17/06/2026
☀️ The application deadline has been extended!
Looking to gain practical skills in one of the fastest-growing sectors? Apply for the "Installation and Maintenance of Solar Systems" training and develop the knowledge and hands-on experience in the renewable energy sector.
📍 Pristina
📅 Application deadline: 21 June 2026
🚍 Transportation costs covered throughout the training
This activity is implemented by the Employment Agency of the Republic of Kosovo (EARK) in cooperation with K-W4W and supported by the German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) through GIZ Kosovo.
🔗 Apply here: https://ee-eu.kobotoolbox.org/x/a8f1eMTP
𝐙𝐆𝐉𝐀𝐓𝐄𝐓 𝐀𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐏𝐄̈𝐑 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐍𝐈𝐌𝐈𝐍 “𝐈𝐍𝐒𝐓𝐀𝐋𝐈𝐌𝐈 𝐃𝐇𝐄 𝐌𝐈𝐑𝐄̈𝐌𝐁𝐀𝐉𝐓𝐉𝐀 𝐄 𝐒𝐈𝐒𝐓𝐄𝐌𝐄𝐕𝐄 𝐒𝐎𝐋𝐀𝐑𝐄”
𝐇𝐘𝐑𝐉𝐄
Projekti “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme përmes Zhvillimit të Aftësive në Agrobiznes dhe Energjinë Diellore” ka për qëllim të mbështesë personat e papunë dhe anëtarët e grupeve të cenueshme në Kosovë, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi teorike dhe praktike në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare. Përmes trajnimeve të përshtatura dhe udhëzimit praktik, kjo iniciativë synon të promovojë vetëpunësimin dhe të forcojë mundësitë për gjenerim të të ardhurave, duke ndihmuar pjesëmarrësit të transformojnë idetë e tyre në mundësi të qëndrueshme jetese.
Brenda kuadrit të këtij projekti, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Kosova – Women 4 Women (K-W4W) dhe me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), përmes GIZ Kosova, shpall thirrje publike për personat e papunë, të punësuar apo persona nga grupet e cenueshme, përfshirë gra, burra, të rinj, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, banorë të zonave rurale, si dhe personat e kthyer nga vendet perëndimore.
Të gjithë personat e interesuar që dëshirojnë të fitojnë aftësi në instalimin e sistemeve solare ftohen të aplikojnë për trajnimin “Instalimi dhe Mirëmbajtja e Sistemeve Solare”. Trajnimi përmban gjithsej 300 orë mësimore, të zhvilluara me 5 orë në ditë. Transporti për gjithë periudhën e trajnimit do të mbulohet plotësisht.
𝐂̧𝐅𝐀𝐑𝐄̈ 𝐃𝐎 𝐓𝐄̈ 𝐌𝐄̈𝐒𝐎𝐍𝐈?
Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri të thelluara teorike dhe praktike mbi instalimin, testimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve fotovoltaike solare, përfshirë rregullat e sigurisë në vendin e punës dhe kornizën ligjore në Kosovë. Ata do të zhvillojnë aftësi praktike në montimin elektrik dhe mekanik të sistemeve solare, diagnostikimin e defekteve dhe përdorimin e pajisjeve profesionale. Ky trajnim rrit ndjeshëm mundësitë për punësim ose vetëpunësim në një sektor në rritje, me perspektiva afatgjata.
𝐊𝐔𝐒𝐇 𝐌𝐔𝐍𝐃 𝐓𝐄̈ 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐎𝐉𝐄̈?
• Persona që janë të papunë;
• Persona që janë të punësuar dhe synojnë rikualifikim ose avancim profesional;
• Persona mbi moshën 18 vjeç;
• Persona që kanë të përfunduar së paku shkollimin fillor.
* Përparësi do t’u jepet kandidatëve që kanë përfunduar trajnime në instalime elektrike ose kanë përfunduar arsimin e mesëm profesional në fusha të ngjashme.
𝐒𝐈 𝐓𝐄̈ 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐎𝐍𝐈?
Aplikimet bëhen online deri më 21 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔, përmes linkut: https://ee-eu.kobotoolbox.org/x/a8f1eMTP
𝐏𝐞̈𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞:
• Deklarata e papunësisë
Ky dokument mund të merret në Zyrën e Punësimit në secilën komunë.
• Referimi për Aftësim Profesional, kodi 7411
Ky dokument mund të merret në Zyrën e Punësimit në secilën komunë dhe duhet të kërkohet për Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë
𝐏𝐞̈𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞:
• Referimin për Aftësim Profesional, kodi 7411
Ky dokument mund të merret në Zyrën e Punësimit në secilën komunë dhe duhet të kërkohet për Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë
𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈 𝐊𝐔 𝐃𝐎 𝐓𝐄 𝐌𝐁𝐀𝐇𝐄𝐓 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐍𝐈𝐌𝐈:
Qendra e Aftësimit Profesional, Prishtinë
𝐊𝐎𝐇𝐀 𝐊𝐔𝐑 𝐃𝐎 𝐓𝐄 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐉 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐍𝐈𝐌𝐈:
Planifikohet që grupi i ri të filloj nga muaji Korrik
𝐂𝐄𝐑𝐓𝐈𝐅𝐈𝐊𝐈𝐌𝐈:
Pjesëmarrësit që përfundojnë me sukses programin do të marrin Certifikatë të lëshuar nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.
Për informacion shtesë, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected] ose [email protected]