Bubble Foundation

Bubble Foundation “Transforming society towards a more colorful radiance of diversity“��

Të premten e fundit të muajit po e mbyllim muajin e verës, përmes një nate që na thëret për tu bashkuar e për të festuar...
25/09/2024

Të premten e fundit të muajit po e mbyllim muajin e verës, përmes një nate që na thëret për tu bashkuar e për të festuar kulturën drag. Nën shoqërinë e mbretëreshave drag, Diva dhe Miss Fenix, po festojmë të gjithë së bashku.

Mbrëmja q***r është e hapur për personat q***r dhe aleatët!

“Flourescent” zbatohet nga Shtatëmbëdhjetë dhe Bubble Foundation, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë-Embassy of the Netherlands in Kosovo në kuadër të fondeve për të drejtat e njeriut.

Ditën e Dukshmërisë së Biseksualëve e festuam bashkë! Zëri i jashtëzakonshëm i Lira Blakajt dhe performanca e saj krahas...
25/09/2024

Ditën e Dukshmërisë së Biseksualëve e festuam bashkë!

Zëri i jashtëzakonshëm i Lira Blakajt dhe performanca e saj krahas bendit muzikor na mahnitën të gjithëve. Jehonë na mbetën këngët e saj. Po ashtu, duhet të jehojë edhe prezenca e biseksualëve në mesin tonë dhe të angazhohemi për t’i pëkrahur, pranuar dhe respektuar pa kushte!

Muzika e përzgjedhur nga Dj Njomza po na mban në disponim të mirë deri në aktivitetin e ardhshëm.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi i mirënjohur, Jetmir Idrizi.

“Flourescent” zbatohet nga Shtatëmbëdhjetë dhe Bubble Foundation, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë-Embassy of the Netherlands in Kosovo në kuadër të fondeve për të drejtat e njeriut.

Muzika gjithmonë ka qenë thirrje për festë dhe për manifestim. Përmes zërit fantastik të këngëtares dhe tekstshkrueses s...
20/09/2024

Muzika gjithmonë ka qenë thirrje për festë dhe për manifestim. Përmes zërit fantastik të këngëtares dhe tekstshkrueses së suksesshme, Lira Blakaj, të hënën po festojmë Ditën e Dukshmërisë së Biseksualëve.

Manifestojmë me gëzim, nën shoqërinë e atmosferës së pranimit, muzikës dhe të njëri-tjetrit. Festa fillon nga ora 20:00 deri në mesnatë, ndërsa manifestimi i biseksualitetit zgjatë gjithmonë. Na u bashkoni për një natë të paharrueshme me muzikë live nga ylli në ardhje, Lira Blakaj, dhe muzikë të përzgjedhur nga Dj Njomza.

“Fluorescent” zbatohet nga Shtatëmbëdhjetë dhe Bubble Foundation, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, në kuadër të fondeve për të drejtat e njeriut.

Asgjë nuk na bashkon më shumë se sa të flasim me njëri-tjetrin; të njihemi, të punojmë bashkë, të ndajmë përvojat dhe hi...
11/09/2024

Asgjë nuk na bashkon më shumë se sa të flasim me njëri-tjetrin; të njihemi, të punojmë bashkë, të ndajmë përvojat dhe historitë tona. Prandaj, jeni të ftuar/a në Q***r MeetUp të rradhës për të kaluar kohë bashkë!

Takimi është i hapur për të gjithë qytetarët q***r. Nuk ka agjendë apo fjalime. Thjeshtë atmosferë mikpritëse, pije dhe shumë dashuri.

Ju mirëpresim të enjten në Bubble, datë 12 shtator, nga ora 18:00!

“Fluorescent” zbatohet nga Shtatëmbëdhjetë dhe Bubble Foundation, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, në kuadër të fondeve për të drejtat e njeriut.

Udhëtim shpirtëror përmes poezisëVargjet poetike gjithmonë ndërtojnë një urë lidhëse mes emocioneve, përjetimeve, ndjenj...
10/09/2024

Udhëtim shpirtëror përmes poezisë

Vargjet poetike gjithmonë ndërtojnë një urë lidhëse mes emocioneve, përjetimeve, ndjenjave për të cilat flasim dhe për ato që nuk flasim, dhe mes njerëzve. Udhëtimi shpirtëror përmes poezisë gjithmonë na bashkon.

Këtë të mërkurë po udhëtojmë në përjetimet dhe vargjet e poetes së jashtëzakonshme, Uresa Ahmeti.

Uresa është një artiste feministe dhe autore e disa krijimeve artistike si shfaqje, performanca dhe libra me poezi. Ajo ka botuar librat “How the Hell Do I Abort a Demon” dhe “Woman Warmth Woman Wrath”.

Vargjeve le t’i bëjnë shoqëri gotave; ndjenjat le t’i bëjnë shoqëri njëra-tjetrës.

Ju mirëpresim!

“Flourescent” zbatohet nga Shtatëmbëdhjetë dhe Bubble Foundation, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, në kuadër të fondeve për të drejtat e njeriut.

Thirrje për regjistrim dhe pjesëmarrje në punëtoriShtatori filloi e bashkë me të edhe rikthimi në jetën akademike dhe në...
02/09/2024

Thirrje për regjistrim dhe pjesëmarrje në punëtori

Shtatori filloi e bashkë me të edhe rikthimi në jetën akademike dhe në përpjekjen për zhvillim personal e profesional te të gjithë ne.

Bubble Foundation dhe Shtatëmbëdhjetë, në kuadër të projektit “Fluorescent” do të organizojnë disa punëtori me synim zhvillim e kapaciteteve ndërdisiplinare të personave q***r përmes trajnimeve të ndryshme.

Gjatë muajit shtator do të organizojmë dy punëtori të cilat do të mbahen në Rezidenca 17:

📷🎥Punëtoria për Media dhe Video / 18-19-20.09.2024 / 17:30 – 19:30h
Punëtoria e medias dhe videos do të eksplorojë aspektet krijuese dhe teknike, duke ofruar njohuri dhe shkathtësi për procesin e prodhimit të videove dhe prodhimeve të tjera mediale.

🧘‍♀️🧘‍♂️Punëtoria për Joga / 25.09.2024 / 17:30h
E dizajnuar për ata/ato që janë të rinj/reja në joga ose që kërkojnë të rifreskojnë praktikën e tyre, kjo punëtori e fokusuar në rritjen e mirëqenies, prezanton pozat bazë, teknikat e frymëmarrjes dhe të tjera.

Inkurajojmë të gjithë/a personat quuer që kanë interesim në këto fusha të aplikojnë, pa marrë parasysh nivelin e informimit apo përvojës mbi fushat përkatëse.

Për pjesëmarrje regjistrohu në link: https://forms.gle/kcikVHqoMehYAAfX9

----
“Fluorescent” zbatohet nga Shtatëmbëdhjetë dhe Bubble Foundation , me mbështetjen e of the Netherlands in Kosovo, në kuadër të fondeve për të drejtat e njeriut.

Our first collaboration with Fondacioni17, with a great number of activities to enhance the capacities of LGBTIQ+ throug...
31/05/2024

Our first collaboration with Fondacioni17, with a great number of activities to enhance the capacities of LGBTIQ+ through arts, culture and more.

We are excited to announce more in the upcoming months.

We proudly present our upcoming Fluorescent project, to be implemented by Shtatëmbëdhjetë and Bubble Foundation with support from our Human Rights funds.
With multiple public awareness campaigns and various activities, Fluorescent aims empowering the Q***r community in 🇽🇰.

Të martën, Fondacioni Bubble, së bashku me përfaqësuesen e Youth Initiative for Human Rights Rina Kadiri, u takua me Ole...
11/01/2024

Të martën, Fondacioni Bubble, së bashku me përfaqësuesen e Youth Initiative for Human Rights Rina Kadiri, u takua me Oleksandr Martynenko nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë. Fokusi i takimit ishte diskutimi i sfidave të personave LGBTQ+ në sektorin e shëndetësisë.

Theksi kryesor ishte në nevojën urgjente për qasje të lehtë në terapinë e zëvendësimit hormonal dhe zhvillimin e një protokolli gjithëpërfshirës dhe të përditësuar në Departamentin e Endokrinologjisë. Për më tepër, u ngritën shqetësime për rregulloren e dhurimit të gjakut që aktualisht ndalon partnerët e të njëjtit seks në dhurim gjaku, duke përforcuar stigmën e IST-ve karrshi personave q***r. Vlen për t’u theksua se anëtarët e stafit mjekësor kanë treguar se ky protokoll fillimisht është miratuar nga qeveria gjermane, por që e cila sot ka pësuar ndryshime duke lejuar çdo individ të dhurojë gjak.

Këto diskutime, të iniciuara më parë dhe të adresuara me kujdes nga CEL Kosova dhe CSGD, paraqesin një hap premtues përpara për komunitetet tona.

ENG: On Tuesday, Bubble Foundation, alongside YIHR representative Rina Kadiri, convened with Oleksandr Martynenko from the World Health Organization office in Kosovo. The focus of the meeting was the discussion of LGBTQ+ challenges within the health sector.

Our primary emphasis was on the pressing need for improved access to Hormonal Replacement Therapy and the development of an inclusive and updated protocol in the Endocrinology department. Additionally, concerns were raised about the blood donation protocol, which currently restricts same-sex partners, reinforcing stigma of STIs within the q***r people. Of note, medical staff members indicated that this protocol has been adopted by the German government, which, as per today, has evolved into allowing every individual to donate blood.

These discussions, previously initiated and thoughtfully addressed by and , represent a promising step forward for our communities.

Address

Str. Sylejman Vokshi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349414434

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bubble Foundation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bubble Foundation:

Share