Kuvendi Rinor i Prishtinës

Kuvendi Rinor i Prishtinës Organizatë Joqeveritare

07/09/2026
📣 THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIME FALASKuvendi Rinor i Prishtinës, në kuadër të projektit "Të rinjtë në biznesin dixhita...
07/08/2026

📣 THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIME FALAS

Kuvendi Rinor i Prishtinës, në kuadër të projektit "Të rinjtë në biznesin dixhital", në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, hap thirrjen për aplikim në trajnime falas për të rinjtë.

✅ Kush mund të aplikojë?

•Të rinjtë e moshës 16–28 vjeç
•Të gatshëm për të ndjekur ligjëratat
•Në fund të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

🗓️ Afati i aplikimit: 07 Gusht – 03 Shtator 2026

📍 Trajnimet do të fillojnë në Shtator dhe do të mbahen vetëm gjatë vikendeve. Të përzgjedhurit do të njoftohen me telefon për orarin, lokacionin dhe detajet e tjera.

🎯 Nëse dëshironi të fitoni njohuri të reja, të mësoni nga profesionistë të fushës dhe të krijoni kontakte të reja, ju ftojmë të aplikoni!

✔️ Apliko në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/Vyg28hAQuSBG9tcF8

👉🏻 Ose na kontaktoni përmes Facebook Messenger ose Instagram DM, dhe do t’ju kontaktojmë me detajet e nevojshme.

Na kontaktoni në numrin e kontaktit: +383 49 888 525.

Me datë 09.11.2024 Kuvendi Rinor i Prishtinës realizoi një aktivitet me një grup të rinjsh të cilët morën pjesë në një t...
10/11/2024

Me datë 09.11.2024 Kuvendi Rinor i Prishtinës realizoi një aktivitet me një grup të rinjsh të cilët morën pjesë në një trajnim në fushën e prokurimit publik ku u theksua rëndësia e njohurive mbi prokurimin publik dhe procedurat e prokurimit. Trajnimi ofroi mundësi për të mësuar mbi proceset dhe praktikat më të mira që sigurojnë transparencë dhe efikasitet në përdorimin e fondeve publike.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë gjithashtu në workshope interaktive, ku diskutuan dhe zbatuan njohuritë e fituara në situata reale. Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për t'u përgatitur për sfidat e ardhshme dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe aktive.

Faleminderit të gjithëve që u angazhuan me qëllim që të mësojnë dhe të bëjnë ndryshimet pozitive në vend! 💡

Falenderojme sponzorin për shujtat e ofruara për të gjithë pjesëmarrësit:
AGORA food & coffee



On November 9, 2024, the Youth Parliament of Pristina organized an activity with a group of young people who participated in a training on public procurement, emphasizing the importance of knowledge in public procurement and procurement procedures. The training provided an opportunity to learn about the processes and best practices that ensure transparency and efficiency in the use of public funds.

Participants also had the chance to engage in interactive workshops, where they discussed and applied the knowledge gained in real-life situations. This activity was a great opportunity to prepare for future challenges and contribute to building a more informed and active society.

Thanks to everyone who engaged with the goal of learning and making positive changes in the country! 💡

✳️ Kuvendi Rinor i Prishtinës përmbylli me sukses projektin “Të rinjtë në biznesin dixhital”.Përmes trajnimeve profesion...
14/10/2024

✳️ Kuvendi Rinor i Prishtinës përmbylli me sukses projektin “Të rinjtë në biznesin dixhital”.

Përmes trajnimeve profesionale, të rinjët përfituan dhe zgjeruan njohuritë në fushat :
•Programimit,
•Social Media dhe Marketingu Dixhital,
•Kontabilitet dhe Plani Biznesit.💻📈📑

Pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me njohuritë e fituara, socializimin gjatë kësaj përvoje nga trajnimet që i ndjekën dhe u shprehën entuziastë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre të rritjes profesionale dhe kontributin e tyre në shoqëri. ✔️

🤩Stafi organizativ i KRP, shprehu mirënjohjen për besimin dhe bashkëpunimet që patën gjatë implementimit të projektit, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e projekteve të dobishme për rininë e vendit!

Ky projekt u mbështet nga Drejtoria për Rini dhe Sport-Komuna e Prishtinës.

Falenderojmë sponzorët e projektit:
AGORA food & coffee, Golden Eagle Energy Drink, Artizan, Rc Cola Kosova, Red Rain, Pasta Fasta Kosova, Pepperific, HYLA - Gatime Tradicionale,Zhuzuff Kitchen / Finger Food Catering, Drita's Heaven/ Finger Food,Tai Sweets

📣THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIM PROFESIONAL FALAS: Të nderuar,Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Kuvendi Rinor i Prishti...
14/10/2024

📣THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIM PROFESIONAL FALAS:

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Kuvendi Rinor i Prishtinës hap thirrjen për aplikim të gjithë të interesuarve për të qenë pjesë e trajnimeve falas në fushën e Prokurimit.

✔️Aplikuesit duhet të jenë të moshës 21-26 vjeç, në vitin e fundit të studimeve Bachelor apo të kenë mbaruar studimet, e preferueshme të jeni në drejtimin e Ekonomikut apo të Juridikut, të gatshëm për të qenë pjesë e ligjëratave.
Në fund të programit pjesëmarrësit do të ҫertifikohen. ✅

🗓️Afati i aplikimit dhe regjistrimit është deri me 28 Tetor, 2024.

➡️Trajnimi mbahet në vikend.
🔹Aplikuesit do njoftohen përmes emailit ose telefonit për përzgjedhjen dhe do informohen rreth orarit dhe detajeve shtesë rreth lokacionit dhe orarit të plotë.

✔️Apliko ne linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/1BCzwGrwyY3KZZ684Hi_ok_ECRTN5cba2V3UAM9T-lWo/edit

👉🏻Ose na shkruaj përmes interesimit në FB messenger, pastaj do të kontaktoheni nga ne për detaje.

Duke pasur në fokus rëndësinë e trajnimit në fushën e Prokurimit, organizohen trajnime profesionale, Kuvendi Rinor i Prishtinës hap thirrjen për aplikime. Pjesëmarrësit do të përgatien dhe trajnohen profesionalisht në menaxhimin e fondeve, të sigurohen që mallrat dhe shërbimet e nevo...

📣THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIME PROFESIONALE FALAS: Të nderuar,Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Kuvendi Rinor i Prish...
02/09/2024

📣THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIME PROFESIONALE FALAS:

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Kuvendi Rinor i Prishtinës në kuadër të projektit "Të rinjtë në biznesin dixhital" në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës për vitin 2024, hap thirrjen për aplikim të gjithë të interesuarve për të qenë pjesë e trajnimeve falas!
Temat e përzgjedhura me kujdes do trajtohen nga profesionistë të fushës, të cilët do ndajnë përvojat dhe ekspertizat e tyre për të rinjtë e interesuar.

✔️Aplikuesit duhet të jenë të moshës 16-28 vjeç dhe të gatshëm për të qenë pjesë e ligjëratave. Në fund të programit pjesëmarrësit do të ҫertifikohen. ✅

🗓️Afati i aplikimit dhe regjistrimit për trajnime fillon nga data 22 Gusht deri me 15 Shtator, 2024.

➡️Trajnimi parashihet të fillojë me 21 Shtator dhe nga kjo datë do mbahet vetem ne vikende rradhazi me grupin e të interesuarve që do formohet.
🔹Aplikuesit do njoftohen përmes emailit për përzgjedhjen dhe do informohen rreth orarit dhe detajeve shtesë rreth lokacionit dhe orarit të plotë.
🔸Ftoheni te aplikoni të gjithë ju që keni interesim për këtë fushë të trajnimeve, për të përfituar mësimee njohuri të reja, socializim, atraktivitet dhe një përvojë që do mbahet mend gjatë:)

✔️Apliko ne linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf_E2FfmuNeuRSDhoAaOU6430qLR-ak9xtOMHnCQ2M_fmbJWQ/viewform

👉🏻Ose përmes interesimit në FB messenger, pastaj do të kontaktoheni nga ne për detaje.

Video e intervistes së Menaxherit të projektit, ku mund të kuptoni edhe më shumë detaje nga minuta 1:08:09

https://www.youtube.com/live/XO9IogExdM8?si=1ShdVmDrP-seyKwz

📣 Kuvendi Rinor i Prishtinës hap konkursin për pranimin e anëtarëve të rinjë. ✳️ Ftojmë dhe inkurajojmë të rinjtë (nga m...
26/02/2024

📣 Kuvendi Rinor i Prishtinës hap konkursin për pranimin e anëtarëve të rinjë.

✳️ Ftojmë dhe inkurajojmë të rinjtë (nga mosha 16-26 vjeç)
•Që janë entuziastë për tu përfshirë në organizatën tonë, për të dhënë kontirubutin e tyre në punë grupore & implementim të projekteve të dobishme për rininë dhe shoqërinë.
•Konkursi do të jetë i hapur nga data 26 Shkurt deri më 31 Mars 2024.

✔️Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë dhe detajet tjera përcjellëse.

Linku i aplikimit ⤵️
https://forms.gle/D2qfeBFPQNNJ6zss5

Mirëpresim meritorët!

Access Google Forms with a personal Google account or Google Workspace account (for business use).

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kuvendi Rinor i Prishtinës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kuvendi Rinor i Prishtinës:

Shortcuts

Share