25/03/2025
Edhe pse jemi vonë, duhet aktivizim urgjent i gjithë mekanizmave shtetror dhe joshtetror, me një trup multiprofesionale për trajtimin e dukurisë së vrasjeve në Kosovë.
-Duhet strategji konkrete dhe të aplikushëme lehtë, e cila paralelisht me masat vepruese, duhet të identifikoj shkaktarët, njëherit përgjegjësit direkt, nga lartë poshtë, me këto adresa fajësie direkte dhe indirekte:
*Ndryshimin e skenave socio-ekonomike në përmisim të mirëqenjës qyetetare;
*Trajtimin pa vonesë dhe aplikimin e paanshëm të ligjeve nga gjykatatë në lëndët kontestimore, në të kundërtën qytetarët zgjedhin vetëgjyqësin si rezultat i humbjës së besimit në drejtësi dhe shtimit të agresivitetit;
*Veprim pa vonesë të prokurorisë dhe hetim të paanshëm;
*Trajnim të shtuar policëve për identifikim me kohë të zonave dhe personave problematik/e, qasje profesionale ndaj tyre; prezencë më të madhe të uniformuar dhe civile (jo formale patrullime me vetura); shpërndarje të tyre sipas nevojave territoriale;
*Mbikqyrje permanente dhe strikte e zonave kufitare me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me armë;
*Aplikimin e mbikqyrjës elektronike (me kamera) në sa më shumë hapsira publike;
*Aktivitete vetëdijësuese nëpërmes mediave për distancim nga vetëgjyqësia dhe për bashkëpunim qytetar-polici; krijimit të favoreve për dorëzuesit e armëve paleje;
*Aksione të rrepta dhe patolerim në mbledhjen e armëve ilegale;
*Ligjerata në shkolla nga policë, psikolog me grupmoshat e adoleshencës, mbi vetëdijësimin e pasojave ligjore dhe sociale të aktiviteve kriminale;
*Takime të shpeshta konstruktive në shkolla të këshillit të prindërve për të ditur me kohë gjendjen e secilit nxënës;
*Identifikimit dhe kapjës së shpejt të personave që tregojnë potencial dhune nëpërmes promovimit në rrjete sociale;
*Trajtim grupor dhe individual instutcionale dhe ambulantiv të shëndetit mendor;
Strategjia duhet ndërtuar nga këshilla profesionale, dhe përbëhet për veq me përcaktimin e aktereve dhe masave, edhe me rishikim afatëshkurt në mënyrë të rifreskimit për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave dhe qëllimit të saj.!
——-
ndryshe, projektet si të deritanishëme të financuara për ojq që dijnë të organizojnë neja nëpër hotele e pye, duhet ndalur për arsye të 0 produktivitetit.!