Qëllimi kryesor i Projektit ‘Diaspora për Zhvillim’ është të lehtësoj komunikimin në mes të diasporës dhe Kosovës, në mënyrë që diaspora t’i investoj: njohuritë, përvojën dhe financat në nismat socio-ekonomike në Kosovë. Projekti parasheh 3 objektiva kryesore, të cilat janë:
1.Të krijojë marrëdhënie më të mira ndërmjet diasporës dhe autoriteteve kosovare,
2.Të krijoj politikat favorizuese për mig
rim dhe investime për Diasporën, dhe
3. Diaspora të jetë mirë e informuar mbi shërbimet dhe opsionet për tranferin e burimeve (njohurive, përvojës dhe financave). Parimet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe pjesëmarrjes së gruas në diasporë, kanë rëndësi të madhe në zbatimin e projektit DpZh. Në këtë pikëpamje, projekti DpZh do të mbështesë Zyrat Komunale ndërlidhëse për diasporën (ZKND), që ato të bëhen struktura transparente dhe të përgjegjshme, në mënyrë të barabartë, të arritshme për të gjitha grupet etnike dhe të dy gjinitë. Për më tepër, DpZH në bashkëpunim me zyrat ndërlidhëse komunale për diasporën dhe akterët tjerë do të hulumtojnë mundësinë dhe potencialet e angazhimit të grave në diasporë, me fokus të veçantë përfshirjen e gjeneratës së 3-të në zhvillim social të vendit. Partnerët tanë janë:
• Zyrat komunale ndërlidhëse me Diasporën
• Ministria e Diasporës
• Diaspora
• Institucionet akademike
• Shoqërisë civile
• Sektorit privat
• Asociacioni i Komunave të Kosovës
• Asosacionet e diasporës (përfshirë AlbInfo-n)
• Ambasadat e Kosovës
etj.