Kosova Education Center - KEC

Kosova Education Center - KEC Qendra për Arsim e Kosovës është organizatë lokale joqeveritare dhe jopërfituese që mbështet avancimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Organizatë lokale jo-qeveritare dhe jopërfituese e themeluar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS). KEC përqendrohet kryesisht në trajnimin e personelit të shkollave, në lidhje me metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të udhëheqjes. Përveç kësaj KEC është aktive në fusha të tjera që mbështesin avancimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. KEC udhëheq rreth 50 programe të trajnimit të mësimdhënësve të zhvilluara për të kontribuar në reformat aktuale në sistemin arsimor. Mjetet financiare sigurohen nga donacionet, fushatat bëmirëse ose përfitimi nga aktivitetet ekonomike të ndërmarra me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve jopërfituese të KEC.

📣 VAZHDOJNË TRAJNIMET NË KUADËR TË PROGRAMIT TË QENDRËS SË TRAJNIMEVENë kuadër të programit të Qendrës së Trajnimeve, dy...
13/10/2026

📣 VAZHDOJNË TRAJNIMET NË KUADËR TË PROGRAMIT TË QENDRËS SË TRAJNIMEVE

Në kuadër të programit të Qendrës së Trajnimeve, dy javët e para të tetorit kanë vazhduar aktivitetet e zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

🗣 Më 3-4 tetor 2026, në bashkëpunim me komunën e Drenasit, është organizuar programi i trajnimit “Komunikimi jo i dhunshëm”. Ky trajnim u organizua në shkollën “Halil Bajraktari” në Drenas dhe në të morën pjesë mbi 30 mësimdhënës të kësaj komune.

📖 Më 10 tetor, në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, u mbajt dita e tretë e programit të trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”, si pjesë e organizimit të përbashkët me komunën e Vushtrrisë. Ndërkaq, më 11 tetor, i njëjti program trajnimi u kurorëzua me ditën e tretë në Qendrën Didaktike në Gjakovë, si pjesë e organizimit të përbashkët me komunën e Gjakovës.

🤝 KEC, përmes programit të Qendrës së Trajnimeve, është i hapur për bashkëpunim me të gjitha komunat në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

💚 🧠 Mirëqenia e fëmijëve ndërtohet edhe duke mbështetur të rriturit që kujdesen për ta.Sot, në Ditën Botërore të Shëndet...
10/10/2026

💚 🧠 Mirëqenia e fëmijëve ndërtohet edhe duke mbështetur të rriturit që kujdesen për ta.

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, KEC ndan përvoja nga pilotimi i projektit CHAVORE në Kosovë, i cili mbështet mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe familjeve rome përmes punës me fëmijët, prindërit dhe praktikuesit.

Në vlerësimet e pilotimit në Prizren dhe Dubravë u përfshinë 26 fëmijë të moshës 3–6 vjeç, 19 prindër/kujdestarë dhe praktikues që punojnë me fëmijët dhe familjet. Përvojat e tyre nxorën në pah tri mesazhe:

• Mbështetja fillon edhe nga vetja. Për praktikuesit, projekti ndërthur forcimin e njohurive dhe aftësive për mbështetjen emocionale me kujdesin për mirëqenien e tyre. Të mbështetur dhe të përgatitur, ata mund të mbështesin më mirë prindërit dhe fëmijët.

• Prindërit kanë nevojë për mbështetje dhe mundësi për afërsi. Ata përshkruan se Kutia e Mirëqenies Familjare, me lodra dhe mjete për aktivitete të përbashkëta, i ndihmoi të kuptonin më mirë ndjenjat e fëmijëve, t’i mbështesnin në shprehjen e tyre dhe të kalonin kohë së bashku përmes lojës, larg telefonave dhe ekraneve. U theksua edhe nevoja për aktivitete të thjeshta dhe kujdes për mirëqenien e vetë prindërve.

• Fëmijët shprehen në mënyra të ndryshme. Vizatimi, muzika dhe loja i ndihmuan të komunikonin ndjenjat, edhe kur shprehja me fjalë ishte e vështirë.

🙌🏼 Le të kujdesemi për mirëqenien e fëmijëve, prindërve dhe praktikuesve, duke krijuar hapësirë për dëgjim, të nxënë dhe mbështetje të ndërsjellë çdo ditë.
______________________

CHAVORE financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga anëtarët e ISSA - International Step by Step Association, i udhëhequr nga Pedagoški inštitut/Educational Research Institute dhe përfshin Open Academy Step by Step, Partners Hungary Alapítvány, Skoladokoran - Wideopenschool, Kosova Education Center - KEC dhe ISSA Hub.

📣 Në kuadër të projektit Value-based Education Project, këtë javë, në Qendrën e Trajnimeve mirëpritëm 6 ekipe shkollore,...
08/10/2026

📣 Në kuadër të projektit Value-based Education Project, këtë javë, në Qendrën e Trajnimeve mirëpritëm 6 ekipe shkollore, në një grup të ri të programit të trajnimit "Kultura demokratike e shkollave: planifikimi me pjesëmarrje i zhvillimit demokratik të shkollave".

_______________________

🇪🇺 Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit Value-based Education Project, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.

02/10/2026

📣 Video përmbyllëse e projektit trevjeçar “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe arsimin fillor cilësor”

📣 Closing Video of the Three-Year Project “Expanding Access to Quality Early Childhood Development (ECD) and Primary School Education”

________________

Projekti u mundësua me mbështetjen e Bashkimit Evropian (DG ENEST) dhe Roma Education Fund, në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe arsimin fillor”, zbatuar nga Kosova Education Center – KEC dhe Nevo Koncepti.

The project was made possible with the support of the European Union (DG ENEST) and the Roma Education Fund, within the framework of the project “Increasing Inclusion in Preschool Education and Primary Education”, implemented by Kosova Education Center – KEC and Nevo Koncepti.

📣 Ftesë: Eventi ndërkombëtar online “CHAVORE” mbi mirëqenien mendore të fëmijëve të vegjël romëKy event u drejtohet eduk...
01/10/2026

📣 Ftesë: Eventi ndërkombëtar online “CHAVORE” mbi mirëqenien mendore të fëmijëve të vegjël romë

Ky event u drejtohet edukatorëve, mësimdhënësve, profesionistëve të fëmijërisë së hershme, përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave, prindërve dhe të gjithë të interesuarve për mirëqenien dhe përfshirjen e fëmijëve të vegjël romë.

Eventi do të sjellë së bashku ekspertë, studiues dhe partnerë të ‘CHAVORE” nga e gjithë Evropa për të ndarë njohuri nga hulumtimi, përvojat e komuniteteve rome dhe reflektimet mbi zbatimin e projektit në pesë vende. Do të diskutohet rëndësia e mirëqenies mendore në fëmijërinë e hershme dhe mënyrat se si profesionistët dhe familjet mund ta mbështesin atë në praktikën e përditshme.

Sesioni do të ofrojë gjithashtu mundësi për reflektim dhe shkëmbim idesh me pjesëmarrës nga vende dhe fusha të ndryshme.

🗓 Data: 7 tetor 2026
⏰ Ora: 14:00–15:30
💻 Vendi: Online në platformën ECOS
🗣 Gjuha: Anglisht

Titrat e përkthyer automatikisht nga Zoom do të jenë të disponueshëm në disa gjuhë.

✅ Regjistrohuni këtu: https://us06web.zoom.us/meeting/register/hknpSmutTau9ttH-54LAxA #/registration

🙌 Ju mirëpresim dhe ju ftojmë ta ndani këtë ftesë me kolegë dhe persona të tjerë që mund të jenë të interesuar.

______________________

CHAVORE financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga anëtarët e ISSA - International Step by Step Association, i udhëhequr nga Pedagoški inštitut/Educational Research Institute dhe përfshin Open Academy Step by Step, Partners Hungary Alapítvány, Skoladokoran - Wideopenschool, Kosova Education Center - KEC dhe ISSA Hub.

👉 Mësoni më shumë në: https://issa.nl/chavore/home

📣 Këtë fundjavë, në Shkolla e Mesme Teknike "Nexhmedin Nixha" në Gjakovë, janë zhvilluar dy ditët e para të programit të...
28/09/2026

📣 Këtë fundjavë, në Shkolla e Mesme Teknike "Nexhmedin Nixha" në Gjakovë, janë zhvilluar dy ditët e para të programit të trajnimit "Ngritja e Kapaciteteve të Anëtarëve të Këshillave të Nxënësve”, në kuadër të projektit “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor”.

📊 Programi synon të fuqizojë anëtarët e këshillave të nxënësve dhe t’i mbështesë ata në zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive që u nevojiten për të qenë pjesëmarrës aktivë, të informuar dhe të përgjegjshëm në proceset demokratike brenda shkollave dhe komuniteteve të tyre.

🗣️ Gjatë trajnimit, nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth të drejtave të njeriut dhe demokracisë, si dhe të zhvillojnë shkathtësi praktike në pjesëmarrje, avokim dhe inicimin e veprimeve konkrete. Përmes diskutimeve, aktiviteteve praktike dhe punës në grup, dy ditët e para krijuan një hapësirë për shkëmbim të ideve, bashkëpunim dhe zhvillim të aftësive të nxënësve për të luajtur një rol më aktiv në shkollat dhe komunitetet e tyre.

✅ Trajnimet do të vazhdojnë edhe në shkollat tjera përfituese të projektit.
_____________________

Projekti BELI zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me organizata nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të programit Erasmus+ “Ndërtimi i Kapaciteteve në fushën e Rinisë”.

📣 Më 26–27 shtator 2026, në Fakulteti i Edukimit / Faculty of Education- UP dhe në Kosova Education Center - KEC u mbajt...
28/09/2026

📣 Më 26–27 shtator 2026, në Fakulteti i Edukimit / Faculty of Education- UP dhe në Kosova Education Center - KEC u mbajt moduli i parë dyditor i programit të trajnimit “Kultura Demokratike e Shkollës”, në kuadër të projektit Value-based Education Project.

🤝 Si pjesë e projektit tonë MÖBIUS, iu bashkuam partnerëve tanë në Košice, Sllovaki, për "MÖBIUS Ideathon" – një aktivit...
26/09/2026

🤝 Si pjesë e projektit tonë MÖBIUS, iu bashkuam partnerëve tanë në Košice, Sllovaki, për "MÖBIUS Ideathon" – një aktivitet i fokusuar te bashkëpunimi ndër-rajonal dhe inovacioni në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (VET).
________________

Projekti MÖBIUS financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërrajonal në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) në Evropën Qendrore, vendet e Partneritetit Lindor dhe Ballkanin Perëndimor.

Address

Str. Qëndresa, No. 48
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova Education Center - KEC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kosova Education Center - KEC:

Shortcuts

Share