08/10/2026
Takimi i parë me eTwinning Ambasadorët e përzgjedhur në Kosovë! 🇪🇺 🇽🇰
Sot u zhvillua takimi i parë me eTwinning Ambasadorët e rinj në Kosovë, duke shënuar fillimin e një angazhimi të ri në mbështetje të komunitetit eTwinning në vend.
Gjatë takimit, znj. Mimika Dobroshi, Zyra Erasmus+ në Kosovë, e cila menaxhon projektin eTwinning në Kosovë, dhe znj. Habibe Buzuku, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si bashkëfinancuese e projektit eTwinning në Kosovë, theksuan rëndësinë e angazhimit aktiv të ambasadorëve në promovimin e eTwinning, mbështetjen e mësimdhënësve dhe zhvillimin e komunitetit eTwinning në Kosovë.
Gjatë takimit u prezantua edhe Tema Vjetore e eTwinning për vitin 2026–2027 “Shkollat e Përgatitura për të Ardhmen”, si dhe aktivitetet e planifikuara nga Zyra Kombëtare Mbështetëse për eTwinning në Kosovë deri në fund të vitit.
Ju urojmë shumë suksese të gjithë eTwinning Ambasadorëve në angazhimin e tyre të ri në komunitetin eTwinning.
***
First Meeting with the Newly Selected eTwinning Ambassadors in Kosovo! 🇪🇺 🇽🇰
Today, the first meeting with the newly selected eTwinning Ambassadors in Kosovo was organized, marking the beginning of a new commitment to supporting and strengthening the eTwinning community in the country.
During the meeting, Ms Mimika Dobroshi from the Kosovo Erasmus+ Office, which manages the eTwinning project in Kosovo, and Ms Habibe Buzuku, representative from the Ministry of Education and Science as co-founder of the eTwinning project in Kosovo, highlighted the importance of the ambassadors’ active engagement in promoting eTwinning, supporting teachers, and further developing the eTwinning community in Kosovo.
The meeting also included a presentation of the eTwinning Annual Theme for 2026–2027, “Future Ready Schools”, as well as the activities planned by the National Support Organization for eTwinning in Kosovo through the end of the year.
We wish all eTwinning Ambassadors great success in their new role and engagement within the eTwinning community!