11/07/2026
Mirënjohje e veçantë për 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗿𝘁 𝗟𝘂𝗯𝗲𝗻𝗶𝗾𝗶𝗻
𝗦𝗵𝗼𝗾𝗮𝘁𝗮 𝗛𝗮𝗻𝗱𝗶𝗰𝗮𝗽 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮 shpreh falënderimin më të sinqertë për z. 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗿𝘁 𝗟𝘂𝗯𝗲𝗻𝗶𝗾𝗶, i cili edhe këtë herë iu gjend pranë personave me aftësi të kufizuara, duke dhuruar karroca dhe pajisje të tjera ortopedike për nevojat e tyre.
Kjo ndihmë nuk është vetëm donacion material, por mbështetje, lehtësim dhe shpresë për shumë persona dhe familje që çdo ditë përballen me sfida të ndryshme.
Humanizmi dhe përkushtimi i tij janë shembull i mirë i solidaritetit dhe kujdesit ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për përkrahje.
Në emër të 𝗦𝗵𝗼𝗾𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗛𝗮𝗻𝗱𝗶𝗰𝗮𝗽 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮 dhe përfituesve të këtyre pajisjeve, faleminderit nga zemra për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme.