Association of Women in Energy Sector of Kosovo

Association of Women in Energy Sector of Kosovo Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Association of Women in Energy Sector of Kosovo, Non-Governmental Organization (NGO), Pristina.

AWESK is responding directly to challenges women face, including under-representation in professional and academic settings, and lack of institutional support in order to create and inclusive energy sector.

03/08/2026

Me kënaqësi e ndajmë paraqitjen e anëtares sonë Zanfina Kabashi në podcastin e Institute for Development Policy (INDEP).

Me përvojën e saj shumëvjeçare në sektorin e energjisë, Zanfina sjell një këndvështrim profesional dhe të argumentuar mbi zhvillimet, sfidat dhe perspektivat e këtij sektori me rëndësi të veçantë për vendin.

Jemi krenare që zëri, përvoja dhe ekspertiza e grave profesioniste po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në dialogun publik dhe në formësimin e së ardhmes së energjisë. ⚡️

Gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formësimin e së ardhmes së sektorit të energjisë. ⚡Jemi krenarë ...
17/07/2026

Gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formësimin e së ardhmes së sektorit të energjisë. ⚡

Jemi krenarë që anëtarja jonë, Blerina Bylykbashi mori pjesë në punëtorinë për finalizimin e programit të trajnimeve të Center for Energy Skills and Innovation (CESI), iniciativë kjo nga Projekti JETA i MCA Kosovo, duke dhënë kontributin e saj në zhvillimin e aftësive të brezave të rinj të profesionistëve të energjisë.
Në angazhimin e saj profesional, Blerina shërben si profesoreshë në FIM - Fakulteti i Inxhinierise Mekanike duke ndarë njohuritë dhe përvojëne saj me studentët dhe duke frymëzuar më shumë vajza e gra të ndjekin karrierën në fushat STEM dhe energji.

Ky është një shembull i fuqisë së grave që udhëheqin, edukojnë dhe kontribuojnë në një sektor energjetik më të qëndrueshëm dhe më inovativ.

Një moment krenarie për AWESK!Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) i uron suksese anëtares së Kryes...
17/07/2026

Një moment krenarie për AWESK!

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) i uron suksese anëtares së Kryesisë sonë, Besiana Qorraj-Berisha, për kontributin e saj në një nga projektet më të rëndësishme të energjisë së ripërtëritshme në vend.
Ajo ishte pjesë e rrugëtimit që nga hapat e parë e deri te fillimi i punimeve të një projekti fotovoltaik prej 100 MW gjë që është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe vizionit për një të ardhme më të qëndrueshme.Si Udhëheqëse e Njësisë për Burime të Ripërtëritshme në Ministria e Ekonomisë , Besiana ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e këtij projekti strategjik për Kosovën.
Ky sukses tregon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të grave në transformimin e sektorit të energjisë dhe në ndërtimin e një Kosove më të gjelbër.

Urime, Besiana! Të urojmë suksese të mëtejshme dhe mezi presim të shohim realizimin e plotë të këtij projekti me ndikim të madh për vendin. ⚡


AWESK është krenare me anëtaren e kryesisë sonë, Besiana Qorraj-Berisha , Drejtoreshë e Njësisë për Burime të Ripërtërit...
08/05/2026

AWESK është krenare me anëtaren e kryesisë sonë, Besiana Qorraj-Berisha , Drejtoreshë e Njësisë për Burime të Ripërtëritshme në Ministria e Ekonomisë, e cila në shënimin e 2-vjetorit të MCA Kosovo ishte pjesë e panelit diskutues, duke ndarë ekspertizën dhe vizionin e saj për zhvillimin e sektorit energjetik dhe avancimin e burimeve të ripërtëritshme në Kosovë.

Këto ditë shënuam një moment të veçantë – pensionimin e koleges sonë të dashur në Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tre...
06/05/2026

Këto ditë shënuam një moment të veçantë – pensionimin e koleges sonë të dashur në Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-Kostt sh.a, Shukrije Fetahaj. Për vite me radhë, Shukrija jo vetëm që e ka ushtruar detyrën e saj si inxhiniere dhe menaxhere me përkushtim e profesionalizëm të lartë, por ajo ka qenë edhe pionierja – dispeçerja e parë nacionale femër në vend dhe në rajon.
Gjithmonë e qetë dhe fjalëpakë, me guxim, vendosmëri dhe pasion, ajo hapi rrugën për shumë gra të tjera, duke dëshmuar se asnjë profesion nuk ka kufij kur ka vullnet dhe përkushtim.
Faleminderit Shukrije për gjithçka që ke dhënë: për shembullin, mbështetjen dhe frymëzimin. Trashëgimia jote do të jetojë gjatë në çdo hap të atyre që ndjekin rrugën që ti e hape.
Të urojmë shëndet, lumturi dhe një kapitull të ri, të mbushur me gëzim e qetësi. 💐

Suksesi i rradhës i anëtares së kryesisë së Association of Women in Energy Sector of Kosovo -AWESK Bukurije Hoxha, prode...
04/05/2026

Suksesi i rradhës i anëtares së kryesisë së Association of Women in Energy Sector of Kosovo -AWESK Bukurije Hoxha, prodekane në Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike- Faqja zyrtare!

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

Në Association of Women in Energy Sector of Kosovo - AWESK shtohet një anëtare ndërkombëtare nga SHBAKemi kënaqësinë të ...
26/04/2026

Në Association of Women in Energy Sector of Kosovo - AWESK shtohet një anëtare ndërkombëtare nga SHBA
Kemi kënaqësinë të mirëpresim Remy Pangle, Drejtoreshë e Arsimit dhe Ndërlidhjes me Publikun në CASE – Qendra për Avancimin e Energjisë së Qëndrueshme pranë James Madison University, si dhe Ndërmjetësuese Shtetërore për programin e energjisë së erës për shkolla në Virxhinia.
Remy punon ngushtë me edukatorë dhe administratorë shkollash për të sjellë edukim cilësor dhe domethënës mbi energjinë e erës dhe burimet e tjera të energjisë së ripërtëritshme. Ajo gjithashtu ka interes të veçantë për energjinë e erës në det të hapur dhe zhvillimet e fundit në sektorin e energjive të ripërtëritshme. Formimi i saj akademik përfshin Shkencën dhe Teknologjinë e Integruar, si dhe Oqeanografinë.
I urojmë mirëseardhje të ngrohtë në AWESK dhe shpresojmë për një bashkëpunim të frytshëm dhe afatgjatë në të ardhmen!

03/04/2026

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë në UBT, Prof. Dr. Armend Ymeri, ka marrë pjesë si panelist në konferencën e organizuar nga Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), me temë: “Gratë që Formësojnë Tranzicionin Energjetik të Kosovës: Nga Vizioni në Lidership dhe Transformim Sektori”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për sektorin energjetik në vend, Prof. Dr. Ymeri prezantoi perspektivën e UBT-së lidhur me përfshirjen dhe fuqizimin e vajzave në studimet e Inxhinierisë së Energjisë, duke theksuar se vitet e fundit është vërejtur një trend pozitiv i rritjes së interesimit të vajzave për këtë fushë, si në nivelin bachelor (BSc), ashtu edhe në master (MSc).

Lexo më shumë: https://ubtnews.com/ubt-pjese-e-konferences-se-awesk-mbi-rolin-e-grave-ne-sektorin-e-energjise/

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38345285758

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Association of Women in Energy Sector of Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Association of Women in Energy Sector of Kosovo:

Shortcuts

Share