Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese - IAPK

Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese - IAPK Avokimi për reformim të politikave penale dhe korrektuese

Prononcim i IAPK:Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në institucione korrektuese
26/06/2026

Prononcim i IAPK:

Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në institucione korrektuese

Shumë persona me çrregullime mendore në Kosovë, që bien ndesh me ligjin, shpesh përfundojnë në burgje dhe qendra të paraburgimit në mungesë të kapaciteteve për

I motivuar të kontribuoj në Konferencën Rajonale të Këshillit të Evropës (Durres, Shqiperi 16-17 qershor 2026) nga përsp...
16/06/2026

I motivuar të kontribuoj në Konferencën Rajonale të Këshillit të Evropës (Durres, Shqiperi 16-17 qershor 2026) nga përspektiva e shoqërisë civile (Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese), duke marrë pjesë në diskutimet mbi rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm dhe personave në rrezik nga radikalizimi - rrugët për kthim të qëndrueshëm në komunitet.

Motivated to contribute to the Council of Europe Regional Conference (Durres, Albania 16-17 June 2026) from the perspective of civil society (Institute for Correctional Policy Advocacy), by engaging in discussions on the rehabilitation and reintegration of violent extremist offenders and individuals at risk of radicalisation, with a focus on pathways towards sustainable reintegration into the community.

Konkluzionet e Konferencës:

1. Bashkëpunimi efektiv ndër-institucional dhe brenda institucionit dhe shkëmbimi sistematik i informacionit është thelbësor. Modeli i departamenteve të integruara të inteligjencës në burgje sjell përfitime të shumta dhe forcon shkëmbimin e informacionit ndërmjet aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe mbështet analizën e bazuar në prova. Kjo është thelbësore për t’i mundësuar më tej administrimit të burgjeve të marrë vendime dhe vlerësime të informuara për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm (BEDh) dhe të burgosurit e radikalizuar, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e personave të burgosur, dhe për të vlerësuar dhe përshtatur siç duhet planin e rehabilitimit dhe trajtimit të të burgosurit.

2. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor (BP), sistemet e drejtësisë penale kanë përdorur qasje më pak të rrepta ndaj grave të kthyera nga fushëbetejat e huaja, edhe pse gratë mund të marrin role të ndryshme në organizatat ekstremiste. Kjo nxjerr në pah nevojën për edukim dhe ndërgjegjësim të profesionistëve gjyqësorë dhe të prokurorisë në rajonin e BP-së.

3. Punonjësit e burgjeve dhe të Shërbimit Sprovues duhet të sensibilizohen për qasjet ndaj rehabilitimit të grave të kthyera në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë zbatimin e modeleve dhe metodave të rehabilitimit dhe riintegrimit të ndjeshme ndaj gjinisë për të adresuar nevojat specifike të grave të burgosura, veçanërisht të atyre me fëmijë. Profili i grave të LHT-ve, të kthyera, është heterogjen, prandaj qasja në punën me to dhe fëmijët e tyre duhet të përshtatet sipas nevojave të tyre individuale.

4. Punonjësit dhe ofruesit e shërbimeve të përfshirë në mbështetjen e këtyre kategorive, duhet të aftësohen për të zbatuar qasje të informuara nga trauma dhe duhet të zhvillohen programe të specializuara për punën me këto kategori. Qasjet e ndjeshme ndaj gjinisë janë po aq të rëndësishme për burrat dhe për gratë.

5. Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) mund të luajnë rol të rëndësishëm si partner i qeverive në mbështetjen e procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit. Megjithatë, qeveritë duhet të krijojnë mekanizma për të siguruar që ky partneritet, me kalimin e kohës, të jetë i qëndrueshëm, stabil dhe efektiv. Sigurimi i financimit dhe burimeve të tjera financiare për të mundësuar angazhimin operacional të OSHC-ve është një nga parakushtet kryesore që duhet të përmbushen.

6. Roli i Qendrave të Mirëqenies Sociale dhe punonjësit social duhet të forcohet më tej. Shërbimi i Mirëqenies Sociale në mbarë rajonin vijon të përballet me kufizime të kapaciteteve dhe politikëbërësit përkatës në juridiksionet përfituese respektive duhet të hartojnë dhe zbatojnë politika që synojnë rritjen e efektivitetit të këtyre shërbimeve. Kjo duhet të përfshijë forcimin e kapaciteteve institucionale të Qendrave të Mirëqenies Sociale, si dhe investimin në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve socialë duke përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre për të punuar në mënyrë efektive me grupet vulnerabël dhe kategori të tjera përfituesish.

7. Këshilltarët fetarë mund të luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e punonjësve të burgjeve që punojnë dhe komunikojnë me të burgosurit e radikalizuar dhe ekstremistë të dhunshëm. Ata mund të mbështesin punonjësit në identifikimin e hershëm të praktikave të pazakonta fetare të lidhura me interpretime radikale ose ekstremiste të besimeve fetare, të kontribuojnë në procesin e rehabilitimit dhe trajtimit të një individi dhe të ndihmojnë në krijimin e një aleance pune si parakusht për komunikim dhe angazhim efektiv me këtë kategori të burgosurish.

8. Planifikimi i koordinimit dhe mbështetjes para dhe pas lirimit duhet të jenë procese të njëkohshme. Agjencitë dhe ofruesit e shërbimeve të mbështetjes përkatëse për riintegrimin pas vuajtjes së dënimit në komunitetet vendore duhet të informohen në kohë nga autoritetet e burgjeve dhe të shërbimit sprovues për përgatitjen për lirimin/kthimin në komunitet të një shkelësi dhe duhet të jenë të përgatitur të ofrojnë mbështetje për rastin individual që në fazën para lirimit.

9. Angazhimi në kohë, komunikimi, shkëmbimi i informacionit dhe Procedurat Standarde të Operimit (PSO) të qarta, në të gjitha agjencitë përkatëse të përfshira në procesin e Rehabilitimit, Risocializimit dhe Riintegrimit (RRR), janë thelbësore për të siguruar një kuadër mbështetës koherent, sistematik dhe gjithëpërfshirës për individët që riintegrohen në komunitet pas burgimit.

10. Nxitja e ndryshimit te BEDh-të mbështetet në ndërtimin e besimit përmes angazhimit të qëndrueshëm dhe respektues dhe ndërhyrjeve të strukturuara, të bazuara në marrëdhënie. Kjo ndihmon në nxitjen e motivimit të brendshëm, duke u mundësuar individëve të rishqyrtojnë bindjet e mëparshme dhe të angazhohen në mënyrë kuptimplotë në proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit. Krijimi i kuadrove koherente të mbështetjes forcon më tej efektivitetin dhe vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve. Me kalimin e kohës, këto qasje rrisin gjasat për ndryshim të qëndrueshëm të sjelljes dhe riintegrim të suksesshëm në shoqëri.

11. Administratat e burgjeve në rajon duhet të përmirësojnë politikat që do të ndikonin pozitivisht në motivimin e BEDh-ve për t’u angazhuar në rehabilitim dhe trajtim dhe të sigurojnë që përpjekjet e investuara në rehabilitim të njihen formalisht dhe të pasqyrohen në vlerësimet zyrtare të burgjeve. Përveç kësaj, në këtë drejtim duhet të ofrohet trajnim i vazhdueshëm i stafit të burgjeve për intervistimin motivues.

12. Në sistemet në rajon nevojiten metodologji dhe tregues të strukturuar, që do t’i ndihmonin punonjësit të vlerësojnë dhe ndjekin progresin e rehabilitimit në mënyrë objektive, duke përfshirë mekanizma për gjurmimin e ndryshimit të sjelljes dhe atij njohës në rehabilitimin para dhe pas lirimit të BEDh-ve dhe të burgosurve të tjerë në rrezik nga radikalizimi.

13. Vetëm koordinimi i fortë, i përkushtuar dhe i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve të përfshirë në fushën e P/KEDh-së mund të sigurojë një qasje efektive të “mbarë shoqërisë” në adresimin e rehabilitimit të përfituesve fundorë brenda mjedisit të burgut dhe pas kthimit të tyre në komunitet. Një qasje e balancuar nga të gjithë aktorët e interesit të përfshirë në rehabilitim, përgatitjen për lirimin, përgatitjen pas vuajtjes së dënimit dhe mbështetjen për riintegrim është thelbësore.

14. Riintegrimi i BEDh-ve mbetet sfidë. Një nga faktorët kryesorë kontribues është stigmatizimi nga komunitetet vendore, si dhe kuptimi i kufizuar nga qytetarët i rëndësisë së riintegrimit të suksesshëm të këtyre individëve. Në këtë kontekst, është thelbësore të zbatohen veprimtari ndërgjegjësuese dhe edukative që synojnë komunitetet vendore. Këto përpjekje duhet të synojnë përmirësimin e kuptimit nga publiku të arsyes pse qeveritë i japin përparësi dhe ofrojnë mbështetje për BEDh-të, si dhe nxitjen e një mjedisi më mbështetës që favorizon riintegrimin e tyre të suksesshëm.

15. Komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe familjeve të BEDh-ve është i një rëndësie jetike për përgatitjen e suksesshme për lirimin, si dhe për riintegrimin e BEDh-ve dhe përshtatjen e tyre të mëvonshme me jetën në komunitet.

16. Puna që përfshin ofrimin e mbështetjes për përfituesit fundorë është komplekse dhe kërkon staf të burgjeve dhe/ose të Shërbimit Sprovues të trajnuar mirë, por gjithashtu duhet të hartohen dhe të vihen në zbatim politika të qarta të menaxhimit të stafit. Për më tepër, të gjithë aktorët, duke përfshirë partnerët në komunitetet vendore, të përfshirë në zbatimin e programeve të vazhdimësisë së daljes nga burgu, duhet të kenë akses në programe specifike trajnimi për profesionistët e vijës së parë dhe të përfitojnë prej tyre.

******

Një delegacioni i Komitetit për Parandalim të Torturës (CPT/KPT) i Këshillit të Evropës vizitoi Kosovën në fillim të mua...
26/02/2026

Një delegacioni i Komitetit për Parandalim të Torturës (CPT/KPT) i Këshillit të Evropës vizitoi Kosovën në fillim të muajit shkurt 2026.

IAPK me 09 shkurt 2026 takoi anëtarët e delegacionit dhe i informoi për reformat ligjore, zhvillimet dhe arritjet e SHKK-së në përspektivën e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese dhe sfidat aktuale.

Në bazë të zhvillimeve në pesë vitet e fundit nga vzita e KTP në Kosovë (2020), IAPK pret një vlerësim pozitiv të gjendjes së përgjithshme në vendet e privimit të lirisë e veçmas në burgjet e Kosovës.

--

A delegation of the Committee for the Prevention of Torture (CPT) of the Council of Europe visited Kosovo at the beginning of February 2026.

On 9 February 2026, the Institute for Correctional Policy Advocacy (IAPK) met the delegation and informed them about the legal reforms, developments, and achievements of the KCS from a human rights perspective in correctional institutions, as well as the current challenges.

Based on the developments over the past five years since the CPT’s visit to Kosovo in 2020, the IAPK expects a positive assessment of the overall situation in places of deprivation of liberty, particularly in Kosovo’s prisons

A delegation of the Council of Europe's Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) carried out a visit to Kosovo* from 10 to 19 February...

CPT delegation visited Kosovo in February 2026
26/02/2026

CPT delegation visited Kosovo in February 2026

New monitoring visit to Kosovo* ➡️ prisons and police. A delegation of the Council of Europe anti-torture Committee (CPT) carried out a visit to Kosovo* from 10 to 19 February 2026. It was the CPT’s fifth visit on the basis of an agreement signed in 2004 between the Council of Europe and the U...

Mbrojtja e jetës në burgje është detyrim ligjor/institucional Një hulumtim i vlefshëm mbi shkaqet e vetëvrasjeve, veçanë...
13/01/2026

Mbrojtja e jetës në burgje është detyrim ligjor/institucional

Një hulumtim i vlefshëm mbi shkaqet e vetëvrasjeve, veçanërisht ato në institucionet korrektuese, në të cilin kontribuoj edhe IAPK, tregon qartë nevojën për një qasje urgjente dhe të koordinuar institucionale për parandalimin e vetëvrasjeve në burgje.

Institucionet përgjegjëse – Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, SHKK dhe DSHB, duhet të forcojnë vlerësimin (screening) e shëndetit mendor që në fazën e paraburgimit; rrisin kapacitetet për trajtim të detyrueshëm jashtë sistemit korrektues dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të urdhrave gjyqësorë për dërgimin e personave me çrregullime të rënda mendore në institucione specialistike, përfshirë IPFK-në.

Mbajtja e këtyre personave në qendra paraburgimi, për shkak të mungesës së kapaciteteve, jo vetëm rrit rrezikun për vetëvrasje, por përbën edhe shqetësim serioz nga perspektiva e të drejtave të njeriut.

Po ashtu, kërkohet investim i qëndrueshëm në burime njerëzore dhe shërbime psikosociale brenda burgjeve, përfshirë rritjen e stafit psikiatrik, mbështetjen psikologjike të vazhdueshme dhe mekanizma efektivë monitorimi për personat me rrezik të shtuar. Funksionalizimi dhe zgjerimi i kapaciteteve të institucioneve si Pavioni D në Dubravë, si dhe bashkëpunimi me shërbime mbështetëse në komunitet, janë hapa konkretë drejt uljes së vetëvrasjeve dhe garantimit të dinjitetit dhe jetës së personave të privuar nga liria.
---
Protecting Life in Prisons is a Legal and Institutional Obligation

A valuable study on the causes of su***de-particularly within correctional institutions, to which IAPK has also contributed, clearly demonstrates the need for an urgent and coordinated institutional approach to preventing su***des in prisons.

The responsible institutions: the Ministry of Justice, the Ministry of Health, the Kosovo Correctional Service (KCS), and the Prison Health Department (PHD) must strengthen mental health screening at the pre-trial detention stage; increase capacities for compulsory treatment outside the correctional system; and ensure the full implementation of court orders requiring the transfer of persons with severe mental disorders to specialized institutions, including the Institute of Forensic Psychiatry of Kosova (IFPK).

The continued detention of such individuals in pre-trial detention centers due to capacity constraints not only increases the risk of su***de but also raises serious concerns from a human rights perspective.

Moreover, sustained investment is needed in human resources and psychosocial services within prisons, including the expansion of psychiatric staff, continuous psychological support, and effective monitoring mechanisms for persons at heightened risk. The full operationalization and expansion of capacities of facilities such as Pavilion D in Dubrava, as well as cooperation with community-based support services, represent concrete steps toward reducing su***des and safeguarding the dignity and lives of persons deprived of their liberty.

Autore: Diana Basholli Vetëvrasja është një çështje kolektive dhe jo individuale; si e tillë është urgjente ndërhyrja e shtetit në të gjitha politikat. Albani*, 38-vjeç nga Prishtina, nuk e mbante mend saktë vitin kur bota përreth tij filloi të lëkundej dhe të ndryshonte. Ai shihte...

IAPK pjesëmarrës dhe kontribues në këtë aktivitet!
08/12/2025

IAPK pjesëmarrës dhe kontribues në këtë aktivitet!

04/12/2025

Ky Hulumtim, pjesë e të ciit është edhe IAPK, sjell në vemëndje përvojat e të dënuarve dhe sfidat reale që i përcjellin ata edhe pasi mbarojnë dënimin. Historitë e dokumentuara tregojnë se pa mbështetje pas lirimit, në kushte të stigmës dhe mungesës së mundësive, gjasat për rikthim në shoqëri dobësohen ndjeshëm!

IAPK e konsideron këtë temë thelbësore për nxitjen e reformave që sigurojnë trajtim të dinjitetshëm, qasje individuale në rehabilitim dhe krijimin e mekanizmave funksionalë të mbështetjes pas lirimit.

--

This research, in which IAPK has also participated, brings to attention the experiences of convicted persons and the real challenges that follow them even after they have completed their sentence. The documented stories show that without post-release support, and under conditions of stigma and lack of opportunities, the chances of successful reintegration into society are significantly weakened.

IAPK considers this issue essential for promoting reforms that ensure treatment with dignity, individualized approach to rehabilitation, and the establishment of functional post-release support mechanisms.

Send a message to learn more

Address

Muharrem Fejza P. N
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese - IAPK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share