05/10/2026
Vazhdon trajnimi në rrobaqepësi
Nga aftësimi profesional drejt punësimit dhe vetëpunësimit.
Me përkushtim dhe interesim të madh, pjesëmarrëset po zhvillojnë aftësitë e tyre në përdorimin e makinave të qepjes, marrjen e masave, përgatitjen e patronëve dhe qepjen e veshjeve.
Përmes mësimit teorik dhe punës praktike, ky trajnim i përgatit ato për mundësi të reja punësimi dhe vetëpunësimi.
Trajnimi realizohet nga Fondacioni FRESKIA, me mbështetjen financiare të Komunës së Prishtinës.
Falënderojmë pjesëmarrëset për përkushtimin, trajneren për punën profesionale dhe Komunën e Prishtinës për mbështetjen.