KosovaLajm.net

KosovaLajm.net Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KosovaLajm.net, Non-Governmental Organization (NGO), Luan Haradniaj, Pristina.

18/09/2026

🟡Protestuesit ngjiten tek shtatorja e Skënderbeut

18/09/2026

flak zemër Kosove

18/09/2026

🟡Endriti dhe Klestori bashkë - “Jo në emrin tim”

🟡Edhe për Ish-të dërguarin e SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill, Hashim Thaçi nuk ka bërë krime. Ai e vlerësoi lartë ...
18/09/2026

🟡Edhe për Ish-të dërguarin e SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill, Hashim Thaçi nuk ka bërë krime. Ai e vlerësoi lartë si personalitet ndërsa sa i përket vendimit në Hagë, ai tha se nuk duhet pritur me mllef, por të ketë shpresë për rrëzimin e vendimit në Apel.

Kështu u deklarua ai për Klan News.
Thaçi për të ishte shumë i pjekur për moshën që kishte.

“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi e kuptoi se Kosova duhet të ishtë në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, tha Hill.

“Unë do të apeloja që mos të ketë mllef për këtë vendim. Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, nënvizoi ai.

Sot pati protestë në orën 12:00 në Prishtinë, të organizuar nga OVL-UÇK, për të shprehur mbështetjen për të dënuarit në Hagë. Ndërsa në orën 21:00, është paralajmëruar një protestë tjetër. Prej 16 shtatorit, ka protesta gjatë ditës dhe natës në Prishtinë.

🟡Dy komandantët e luftës ritakohen - Ramush Haradinaj e Sami Lushtaku📸 Paparaci
18/09/2026

🟡Dy komandantët e luftës ritakohen - Ramush Haradinaj e Sami Lushtaku

📸 Paparaci

18/09/2026

🟡”Liria ka emër”🟡

🟡Ajo nuk ka reaguar ende për vendimin famëkeq në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
18/09/2026

🟡Ajo nuk ka reaguar ende për vendimin famëkeq në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

🟡LAJMI I FUNDIT🟡Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mišetić, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim,...
18/09/2026

🟡LAJMI I FUNDIT🟡

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mišetić, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cilësoi Dhomat e Specializuara të Kosovës si organ “të pavarur dhe të paanshëm”, duke theksuar se vendimet e tyre duhet të respektohen.

Mišetić ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e Kos-it, duke thënë se çështja e paanshmërisë së Dhomave të Specializuara në rastin e Thaçit ende mbetet për t’u vlerësuar.

“Ende mbetet për t’u përcaktuar nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e z. Thaçi. Nuk i takon Marta Kos-it ta paragjykojë këtë çështje”, ka shkruar Mišetić.

Në reagimin e tij, avokati i Thaçit i është referuar edhe një raporti të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Shoqatës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i publikuar në maj të vitit 2026.

Në këtë dokument ishin ngritur çështje që lidhen me pavarësinë gjyqësore, barazinë ndërmjet palëve, pranueshmërinë e provave dhe funksionimin praktik të Dhomave të Specializuara.

Megjithatë, organizata britanike e kishte përshkruar raportin si një rishikim paraprak, duke sqaruar se dokumenti nuk synonte të nxirrte përfundime përfundimtare lidhur me këto çështje.

Edhe Dhomat e Specializuara kanë kundërshtuar disa prej interpretimeve të raportit, duke theksuar se në të nuk ishte konstatuar se vendimet e gjyqtarëve kishin cenuar të drejtat e të akuzuarve.

Reagimi i Mišetić-it vjen kështu në mes të debatit për mënyrën se si duhet të vlerësohet puna e Dhomave të Specializuara, ndërsa ai këmbëngul se paanshmëria e gjykatës nuk duhet të konsiderohet çështje e përfunduar.

🟡Protesta madheshtore sot në Prishtinë
18/09/2026

🟡Protesta madheshtore sot në Prishtinë

🙏 APEL PËR NDIHMË – TA NDIHMOJMË BLERONDIN! 🙏Blerondi është një fëmijë që vuan nga epilepsia e rëndë (refraktare). Për s...
18/09/2026

🙏 APEL PËR NDIHMË – TA NDIHMOJMË BLERONDIN! 🙏

Blerondi është një fëmijë që vuan nga epilepsia e rëndë (refraktare). Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai ka të vendosur edhe aparatin VNS, i cili ndihmon në kontrollimin e krizave epileptike.

Mjekët kanë rekomanduar që Blerondi të dërgohet sa më shpejt në Turqi, për kontroll të specializuar, verifikimin e funksionimit të aparatit VNS dhe vazhdimin e trajtimit.

Familja ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë për t'i përballuar shpenzimet e trajtimit dhe udhëtimit. ❤️

🙏 Çdo ndihmë, sado e vogël, ka shumë vlerë për Blerondin.
Edhe nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, ju lutemi shpërndajeni këtë postim, që apeli të arrijë te sa më shumë njerëz.

📞 Për kontakt dhe informata: 049 291 108

🏦 Të dhënat për ndihmë financiare:
Emri: Blerond Astrit Maraj
Banka: Banka Kombëtare Tregtare – Kosova
IBAN: XK051920991516021178
SWIFT: NCBAXKPR

Address

Luan Haradniaj
Pristina
10000

Telephone

+38345156157

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KosovaLajm.net posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share