09/06/2026
Pa mbështetje të mjaftueshme nga shteti, pacientët me kancer paguajnë deri në 600 euro në muaj nga xhepi i tyre.
Por barra financiare nuk ndalet te barnat dhe trajtimi. Ajo vazhdon edhe në vendin e punës.
Në , pacientët kanë rrëfyer se si gjatë përballjes me kancerin u janë ulur pagat, janë përballur me presion në punë, me pushime mjekësore të pamjaftueshme dhe me mungesë të lehtësirave që do t’u mundësonin trajtim e rikuperim me dinjitet.
Për këto sfida, për nevojën e ndryshimit të Ligjit të Punës dhe për krahasimin me vendet evropiane, sot në Ora e Pasdites në Klan Kosova flet Saranda Ramaj, gazetare dhe hulumtuese e politikave shëndetësore, autore e raportit të Institutit Columbus:
“Politikat e Pushimit me Pagesë dhe Lehtësirave në Punë për Punonjësit e Diagnostikuar me Kancer në Kosovë dhe Krahasimi me Evropën.”