17/09/2026
Kanë mbetur edhe disa hapësira të lira për ekspozim në Panairin Mjekësor të Kongresit VIII të Mjekësisë
Oda e Mjekëve të Kosovës njofton kompanitë dhe partnerët e sektorit shëndetësor se, në kuadër të Kongresit VIII të Mjekësisë, i cili do të mbahet më 23–24 tetor 2026 në Hotel Emerald, Prishtinë, do të organizohet edhe Panairi Mjekësor, ndërsa aktualisht kanë mbetur edhe disa hapësira të lira për ekspozim.
Panairi Mjekësor përbën një mundësi të rëndësishme për kompanitë që dëshirojnë të prezantojnë dhe promovojnë pajisjet, produktet, teknologjitë dhe shërbimet e tyre shëndetësore para një audience të gjerë të profesionistëve të shëndetësisë, studiuesve, akademikëve dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe sektorit shëndetësor.
Në Kongres pritet të marrin pjesë mbi 2,000 mjekë dhe profesionistë shëndetësorë nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera, duke e bërë panairin një hapësirë të përshtatshme për prezantimin e risive dhe zgjidhjeve bashkëkohore në fushën e shëndetësisë.
Hapësirat ekspozuese janë të limituara
Kompanitë e interesuara mund të rezervojnë hapësira ekspozuese me sipërfaqe:
• 8 m²
• 10 m²
• 15 m²
Çmimi i hapësirës ekspozuese është 100 € për m².
Për shkak të numrit të limituar të hapësirave, rezervimi do të bëhet sipas renditjes së konfirmimit të rezervimit dhe pagesës.
Oda e Mjekëve të Kosovës fton kompanitë farmaceutike, distributorët e pajisjeve dhe teknologjisë mjekësore, laboratorët, institucionet shëndetësore private, kompanitë e sigurimeve, institucionet financiare dhe partnerët e tjerë të sektorit shëndetësor që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë pjesë e Kongresit VIII të Mjekësisë dhe Panairit Mjekësor.
Pjesëmarrja në panair u mundëson ekspozuesve të rrisin dukshmërinë e markës së tyre, të prezantojnë produktet dhe shërbimet e reja, si dhe të krijojnë kontakte dhe mundësi të reja bashkëpunimi me profesionistë dhe institucione të sektorit shëndetësor.
Për më tepër, përvoja e panaireve mjekësore të organizuara nga Oda e Mjekëve të Kosovës ka qenë shumë pozitive. Mbi 61 kompani pjesëmarrëse kanë dhënë vlerësimet më të larta për pjesëmarrjen në panair, duke dëshmuar interesin dhe rëndësinë e këtij organizimi për kompanitë që veprojnë në sektorin shëndetësor.
Për informata shtesë lidhur me rezervimin e hapësirës ekspozuese dhe procedurën e aplikimit, mund të kontaktoni në numrin: 049 872 305
ose të vizitoni zyrat e Odës së Mjekëve të Kosovës në: QKUK, Instituti A, Kati III, 10 000 – Prishtinë.
Hapësirat janë të limituara – rezervoni hapësirën tuaj dhe bëhuni pjesë e Kongresit dhe Panairit Mjekësor 2026.
Oda e Mjekëve të Kosovës ju mirëpret në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon të promovojë shkencën, inovacionin dhe bashkëpunimin profesional në shërbim të zhvillimit të sektorit shëndetësor.