Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Call Directions Website

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë - Chamber of Trade and Industry Kosova
Zëri i biznesit tuaj! / The voice of your business! Zëri i biznesit tuaj!

LUX Skele L.L.C. - sjell përvojën dhe standardet zvicerane në ekonominë e KosovësDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ...
20/10/2026

LUX Skele L.L.C. - sjell përvojën dhe standardet zvicerane në ekonominë e Kosovës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret në familjen e saj të madhe kompaninë LUX Skele L.L.C., një investim i biznesmenit nga diaspora, Zeqir Muçaj, i cili ka sjellë në tregun kosovar përvojën e tij shumëvjeçare të punës në Zvicër.

Me seli në Prizren, LUX Skele L.L.C. është e specializuar në dhënien me qira të elementeve, pajisjeve dhe makinerive ndërtimore, duke ofruar shërbimet e saj në të gjithë vendin.

Kompania synon të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë, duke ndërthurur përvojën e fituar në tregun zviceran me nevojat e bizneseve vendore. Përmes profesionalizmit dhe zbatimit të standardeve të punës të fituara gjatë veprimtarisë në Zvicër, LUX Skele L.L.C. synon të krijojë partneritete të qëndrueshme me kompanitë ndërtimore.

Kompania ofron pajisje dhe zgjidhje praktike që ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe sigurisë gjatë realizimit të punimeve ndërtimore, duke synuar të jetë një partner i besueshëm për bizneset e këtij sektori.

DHTIK e vlerëson kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës, veçanërisht përmes investimeve që sjellin përvojë ndërkombëtare, njohuri profesionale dhe standarde të reja të punës në tregun vendor.

Përmes anëtarësimit të kompanive si LUX Skele L.L.C., DHTIK synon të forcojë rrjetin e bizneseve anëtare, të nxisë bashkëpunimin ndërmjet kompanive dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

UNI PROJECT, anëtarja më e re e DHTIK-sëDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret kompaninë UNI PROJECT Sh.P.K. si...
19/10/2026

UNI PROJECT, anëtarja më e re e DHTIK-së

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret kompaninë UNI PROJECT Sh.P.K. si anëtaren më të re të saj, duke zgjeruar më tej rrjetin e bizneseve që synojnë bashkëpunimin, përfaqësimin e interesave të sektorit privat dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

E themeluar në vitin 2001, UNI PROJECT është kompani me përvojë të dëshmuar, e specializuar në pastrimin profesional, mirëmbajtjen teknike dhe menaxhimin e objekteve për sektorin publik dhe privat.

Kompania ofron shërbime të organizuara sipas standardeve ndërkombëtare, duke u fokusuar në cilësi, siguri, profesionalizëm dhe efikasitet operacional.

Me mbi dy dekada përvojë, ekip të trajnuar dhe sisteme të certifikuara të menaxhimit, UNI PROJECT kontribuon në ofrimin e shërbimeve profesionale për institucione dhe biznese të sektorëve të ndryshëm.

Çdo biznes ka një histori që ia vlen të dëgjohet!Nga 24 m²: Historia e tre inxhinierëve që themeluan Install Engineering...
17/10/2026

Çdo biznes ka një histori që ia vlen të dëgjohet!

Nga 24 m²: Historia e tre inxhinierëve që themeluan Install Engineering

Tre inxhinierë që ushtronin profesionin e tyre në Ferronikel u larguan nga puna dhe u hodhën në rrugë nga pushtuesi ne vitin 1990, ashtu si qindra mijëra punëtorë të fabrikave dhe ndërmarrjeve të Kosovës.

Punën ta marrin, por mendjen nuk ta merr askush.

Ibrahim Jakupaj, Ridvan Shabani dhe Ahmet Osmani, të cilët kishin punuar së bashku, nisën një histori të re. Në një hapësirë prej vetëm 24 m², ata hodhën themelet e kompanisë Install Engineering.

Si nisi gjithçka dhe çfarë mësimesh sjell rrugëtimi i tyre për sipërmarrësit e rinj?

▶️ Ndiqeni të plotë: https://youtu.be/Ryqi0cd9IVk

Agjencia e Lajmeve KosovaPress, një nga themelueset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ka filluar me një seri podkastesh kushtuar historive të bizneseve: fillimeve modeste, sfidave, vendimeve të vështira dhe përkushtimit të njerëzve që i ndërtuan ato.

iu ofron shërbimin e p...

Seraphine Plaza - zgjedhja juaj për qëndrim në PejëPeja, me bukuritë e saj natyrore dhe potencialin e madh turistik, vaz...
16/10/2026

Seraphine Plaza - zgjedhja juaj për qëndrim në Pejë

Peja, me bukuritë e saj natyrore dhe potencialin e madh turistik, vazhdon të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe shërbimeve të hotelerisë dhe hotel Seraphine Plaza ofron një përvojë të veçantë për vizitorët, duke ndërthurur komoditetin, shërbimin cilësor dhe mikpritjen.

Hoteli ofron dhoma moderne, suita, restorant, hapësira për takime dhe organizime, si dhe tarracë ku vizitorët mund të shijojnë ushqime dhe shije të frymëzuara nga tradita e rajonit.

Me lokacionin e tij të përshtatshëm dhe afërsinë me bukuritë natyrore të Grykës së Rugovës, Seraphine Plaza përbën një mundësi tërheqëse për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë, si për qëndrime turistike, ashtu edhe për udhëtime biznesi.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e promovimit të bizneseve vendore, të cilat përmes investimeve, zhvillimit të shërbimeve dhe përkushtimit ndaj klientëve kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e potencialit turistik të Kosovës.

Swiss Storen, investimi nga diaspora që po i jep vlerë ekonomisë së KosovësDrejtori Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe I...
15/10/2026

Swiss Storen, investimi nga diaspora që po i jep vlerë ekonomisë së Kosovës

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, ka vizituar kompaninë Swiss Storen, një biznes i themeluar përmes investimeve nga diaspora, i cili ushtron veprimtari në fushën e prodhimit të sistemeve të mbrojtjes nga dielli dhe roletave të jashtme.

Gjatë takimit me drejtorin e kompanisë, Rifat Aliaj, u diskutua për sfidat e të bërit biznes në Kosovë, aktivitetet e kompanisë brenda dhe jashtë vendit, si dhe mundësitë për zgjerimin e veprimtarisë ekonomike dhe rritjen e eksporteve.

Swiss Storen zhvillon aktivitetin e saj në Kosovë dhe Zvicër, duke dëshmuar potencialin e investimeve nga diaspora për zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe krijimin e lidhjeve me tregjet ndërkombëtare.

Një ndër çështjet e rëndësishme të diskutuara ishte edhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, e cila po paraqet sfidë për shumë biznese në Kosovë. U theksua nevoja për përgatitjen e kuadrove profesionale dhe përafrimin e aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës, në mënyrë që bizneset të kenë mundësi të zhvillohen dhe të rrisin kapacitetet e tyre.

Drejtori Ahmeti ka thënë se DHTIK mbetet e përkushtuar në adresimin e sfidave me të cilat përballen bizneset dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, me fokus në zhvillimin e prodhimit vendor, rritjen e eksporteve dhe shfrytëzimin e potencialit të investimeve nga diaspora.

DHTIK vizitoi biznesin anëtar Ideal GroupDrejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan biznesin anëtar ...
14/10/2026

DHTIK vizitoi biznesin anëtar Ideal Group

Drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan biznesin anëtar Ideal Group, në Pejë, ku me drejtuesit e kompanisë u bisedua mbi veprimtarinë e saj, kontributin në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e vazhdueshme për fermerët.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat me të cilat përballen bizneset në Kosovë, ndikimi i zgjatur i krizës politike, si dhe faktorët e tjerë të jashtëm që po ndikojnë në operimin dhe zhvillimin e sektorit privat.

Drejtori ekzekutiv i DHTIK-së, Kushtrim Ahmeti, theksoi se Dhoma po vazhdon angazhimin e saj për të mbështetur bizneset anëtare, për të adresuar sfidat me të cilat ato përballen dhe për të përcjellë te institucionet përgjegjëse rekomandime konkrete për masa që ndihmojnë ekonominë e vendit.

“DHTIK mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave të bizneseve dhe në adresimin e sfidave që po ndikojnë në zhvillimin e tyre. Në këtë periudhë sfiduese, është e rëndësishme që institucionet dhe komuniteti i biznesit të bashkëpunojnë ngushtë për të gjetur zgjidhje konkrete dhe për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik”, u shpreh Ahmeti.

Ideal Group, me seli në Pejë, ushtron veprimtari në disa fusha, përfshirë rrjetin e supermarketeve, projektet e ndërtimit rezidencial dhe afarist, si dhe sektorin e automobilizmit.

E nderuar familje Berisha,Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ymer Berishës, sipërmarrësit të përk...
12/10/2026

E nderuar familje Berisha,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ymer Berishës, sipërmarrësit të përkushtuar dhe themeluesit të kompanisë “Bylmeti”.

Në emrin tim dhe të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe punonjësve të kompanisë.

Ymer Berisha ishte ndër pionierët e sektorit privat në përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të bulmetit në Kosovë. Me punë, këmbëngulje dhe përkushtim, ai ndërtoi një biznes që kontribuoi në fuqizimin e prodhimit vendor, mbështetjen e fermerëve, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Si një ndër anëtarët e parë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ai ishte pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të mbështetur sipërmarrjen dhe për të forcuar zërin e komunitetit të biznesit.

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen, bashkëpunëtorët dhe komunitetin e biznesit në Kosovë. Do ta kujtojmë me respekt për kontributin e tij dhe për shembullin e një sipërmarrësi që, edhe në rrethana të vështira, vazhdoi të ndërtonte dhe të kontribuonte për vendin.

Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju.

U prehtë në paqe!

Skënder Krasniqi
Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të afaristit të suksesshëm, Imer ...
12/10/2026

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të afaristit të suksesshëm, Imer Berisha, pronar i qumështores Bylmeti, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së qumështit në Kosovë dhe në fuqizimin e komunitetit të biznesit në vend.

Si një nga pionierët e kësaj industrie me rëndësi për ekonominë e Kosovës, Imer Berisha, me punën, përkushtimin dhe vizionin e tij, kontribuoi në rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e produkteve të qumështit.

Përmes veprimtarisë së tij, ai ndihmoi në krijimin e mundësive ekonomike për shumë familje dhe në zhvillimin e një sektori të rëndësishëm për bujqësinë dhe ekonominë vendore.

I ndjeri ishte gjithashtu anëtar shumëvjeçar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, së cilës i dha kontribut të çmuar ndër vite.

Angazhimi dhe përvoja e tij përbënin një vlerë për komunitetin e biznesit dhe për misionin e Dhomës në përfaqësimin dhe mbështetjen e bizneseve në Kosovë.

Puna dhe kontributi i Imer Berishës do të mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë.

Në këto momente të vështira, DHTIK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, bashkëpunëtorëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan të ndjerin.

Drejtori Ekzekutiv Kushtrim Ahmeti, flet për situatën aktuale në ekonomi dhe masat që duhet të ndërmerren për tejkalimin...
12/10/2026

Drejtori Ekzekutiv Kushtrim Ahmeti, flet për situatën aktuale në ekonomi dhe masat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e problemeve.

| KTV© KOHA. All rights reserved.

Address

"Rr. Bulevardi Bill Clinton, Hyrja 270, Nr. 6"
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+38345200973

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share