12/10/2026
URIME PENSIONIMIN, REXHEP HALITI!
Sot, përcollëm në pension kolegun tonë, aktivistin dhe punëtorin e palodhur, Rexhep Haliti, i cili për shumë vite punoi me përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë, fillimisht në Operime e më pas në Departamentin e Humbjeve.
Së bashku me Kryetarin e SHSPE-së – Prishtinë, Ahmet Mujeci si dhe drejtorët Milazim dhe Shukri, patëm kënaqësinë t’i urojmë pensionimin, duke i shprehur mirënjohjen tonë për kontributin dhe angazhimin e tij ndër vite.
I urojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë, lumturi dhe shumë momente të bukura pranë familjes e njerëzve të dashur. Qoftë pensionimi një kapitull i ri, i mbushur me qetësi, gëzim dhe krenari për punën e bërë!