13/10/2026
Kryqi i Kuq i Kosovës pjesëmarrës në REAS 2026 në Itali 🇽🇰🇮🇹
Përfaqësues të Kryqit të Kuq të Kosovës morën pjesë në REAS 2026 – Panairin Ndërkombëtar të Emergjencave, i cili u mbajt nga 8 deri më 10 tetor 2026, në Montichiari të Italisë.
Ky aktivitet ndërkombëtar, që shënoi edicionin e 25-të, mblodhi 311 ekspozues nga 25 vende, duke prezantuar pajisje, teknologji dhe praktika bashkëkohore në fushën e menaxhimit të emergjencave, mbrojtjes civile dhe reagimit ndaj fatkeqësive.
Pjesëmarrja e Kryqit të Kuq të Kosovës në këtë ngjarje ishte një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, njohjen me praktikat ndërkombëtare dhe forcimin e kapaciteteve për përgatitje dhe reagim ndaj emergjencave.
🤝 Së bashku për komunitete më të sigurta dhe më të përgatitura!