02/10/2026
KADC dhe institucionet shëndetësore bëjnë thirrje për mbrojtjen e të rinjve nga duhani dhe nikotina
Në tryezën e mbajtur sot në Prishtinë nga KADC me pjesëmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Zyrës së OBSH-së në Kosovë, institucioneve të mbikëqyrjes dhe ekspertëve, u theksuan të dhënat mbi përhapjen e konsumit tek nxënësit: ▪️ 23% e nxënësve konsumojnë rregullisht duhan dhe nikotinë. ▪️ 27% përdorin cigare elektronike (v**es). ▪️ 47% kanë eksperimentuar me to të paktën një herë.
Për t'i dhënë fund sh*tjes së lirshme të këtyre produkteve pranë shkollave, KADC prezantoi para institucioneve dhe deputetëve 8 amendamentet thelbësore të Briefing-ut Parlamentar për lexim të dytë në Kuvend:
1️⃣ Ndalim i plotë i reklamimit digjital (TikTok, Instagram, influencues);
2️⃣ Ndalim i aromave mashtruese me fruta e karamele;
3️⃣ Perimetër mbrojtës i sigurisë rreth shkollave;
4️⃣ Ndalim 100% në ambiente të mbyllura i duhanit me ngrohje & vërejtje me foto 65%;
5️⃣ Rregullim rigoroz i qeseve me nikotinë (pouches - tavan 12 mg);
6️⃣ Paketim i standardizuar neutral (Plain Packaging - Pantone 448 C);
7️⃣ Tregtim vetëm në pika të posaçme të licencuara;
8️⃣ Revokim automatik i lejes së sh*tjes në shkeljen e dytë.
Ekspertët rikujtuan: cigaret elektronike dhe produktet me ngrohje nuk lirojnë avull uji, por aerosol kimik me nikotinë dhe toksina. Shëndeti i fëmijëve tanë mbrohet me ligj! 🛑
Instituti i Evropës Juglindore për Shëndetësi dhe Politika Sociale -HSP