08/10/2026
Kryetari i BSPK-së, Prof. dr. Atdhe Hykolli, e uron akademike Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës
Komunikatë për medie e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
Prishtinë, 8 tetor 2026
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në emër të anëtarësisë së vet dhe të punëtorëve të Kosovës, e uron akademike Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Kryetari i BSPK-së, i ka shprehur Presidentes së re urimet më të mira dhe i ka dëshiruar shëndet e suksese në ushtrimin e detyrës më të lartë shtetërore. BSPK-ja e sheh zgjedhjen e saj si hap të rëndësishëm për stabilitetin institucional të vendit dhe për kthimin e vëmendjes te çështjet që e prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
Përvoja e gjatë e akademike Shiroka-Pulës në Universitetin e Prishtinës, në jetën publike dhe në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është një besim më shumë se institucioni i Presidentit do të udhëhiqet me dije, me maturi dhe me ndjenjë përgjegjësie ndaj të gjithë qytetarëve.
BSPK-ja shpreh bindjen se Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, do të jetë zë mbështetës për dinjitetin e punëtorëve, për drejtësinë sociale dhe për forcimin e dialogut social në Republikën e Kosovës. Punëtorët e Kosovës presin që çështjet e tyre, nga siguria në punë e zbatimi i ligjit deri te Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, të kenë vendin që u takon në vëmendjen e institucioneve më të larta të shtetit.
Si partner social, BSPK-ja shpreh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me institucionin e Presidentes në të mirë të punëtorëve dhe të vendit.
Zyra e Kryetarit të BSPK-së