LËVIZJA

LËVIZJA Kjo faqe është në zotërim të shoqërisë "Lëvizja"

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VETERANIN E LËVIZJES E TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TAHIR HANIN    Në Tetovën shqiptare Shoqëria LËVIZJ...
12/10/2026

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VETERANIN E LËVIZJES E TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TAHIR HANIN
Në Tetovën shqiptare Shoqëria LËVIZJA pati një takim me Këshillin Organizues për Akademinë Përkujtimore, me të cilën do të kujtohet e nderohet jeta dhe veprimtaria e luftëtarit të shquar për liri e bashkim kombëtar dhe për përparim e emancipim të kombit shqiptar, Veteranit të Lëvizjes e të Luftës Çlirimtare, TAHIR HANI.
Njeriu që me jetën, veprimtarinë dhe luftën e Tij u bë shembull i atdhedashurisë, i njeriut të edukuar, i njeriut të ditur e të kulturuar, i politikanit dhe qeveritarit të ndershëm e korrekt, TAHIR HANI, ishte edhe një nga themeluesit e Shoqërisë LËVIZJA dhe anëtar i Kryesisë së saj.
Prandaj, në takimin e sotëm u mor vendim që, më 8 nëntor 2026, në orën 14, në Universitetin "Nënë Tereza", - SHKUP, - të mbahet AKADEMI PËRKUJTIMORE.
Shokë, miq, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë e kolegë të TAHIR HANIT jeni të ftuar të organizoheni - të vini e të bëheni pjesë e kujtimit dhe nderimit të emrit, veprimtarisë politike, liridashëse, intelektuale dhe emancipuese të kësaj figure të veçantë e me peshë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare!
PËRJETËSISHT NDERIM E LAVDI VETERANIT TË LËVIZJES E TË LUFTËS ÇLIRIMTARE, TAHIR HANI!

09/10/2026

NJOFTIM MORTOR
Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të RAMUSH KRASNIQIT, - Veteranë të Lëvizjes e të Luftës Çlirimtare! Të dashur bashkëkombës, shokë e miq!
Ju njoftojmë se MBLEDHJA PËRKUJTIMORE për veprimtarin e dalluar të Lëvizjes Popullore të Kosovës, - Veteranin e Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare, - RAMUSH A. KRASNIQI, do të mbahet në sallën e Këshillit komunal, në Rahovec, më 9 tetor 2026, në orën 11:30.

Kurse, VARRIMI do të bëhet në orën 13:30, në në fshatin e lindjes, në Brestoc (Rahovec).
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi për Veteranin e Lëvizjes e të Luftës Çlirimtare, RAMUSH KRASNIQI!
I qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore, për lirinë dhe bashkimin e së cilës jetoi, veproi e luftoi!

22/09/2026

NJOFTIM PËR VARRIM!
Të dashur bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të MEHMET RASH*TIT! Veteranë të dashur të Lëvizjes e të Luftës Çlirimtare! Miq e shokë të shumtë të Veteranit të Lëvizjes Popullore të Kosovës e të Lëvizjes sonë Çlirimtare, MEHMET RASH*TI!

Me dhimbje e pikëllim Ju njoftojmë se varrimi i Luftëtarit për liri e bashkim kombëtar, MEHMET RASH*TI, do të bëhet sot, më 22 shtator 2026, në orën 16H00, në Livoç të Poshtëm (Gjilan).
NGUSHËLLIME JUVE QË VEPRUAT, QËNDRUAT E LUFTUAT PËRKRAH TIJ PËR LIRI E BASHKIM KOMBËTAR! I QOFTË I LEHTË DHEU I TOKËS ARBËRORE!

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LËVIZJA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LËVIZJA:

Shortcuts

Share