Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës Oda Ekonomike Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i RKS

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vititn 1962 nga Kuvendi i Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. OEK-u është organizatë profesionale, e pavarur, jopolitike dhe jo-fitimprurëse. Është përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit në Kosovë.Oda Ekonomike e Kosovës ka një histori të bujshme si dhe gëzon identitetin e një institucioni modern i cili me fleksibilitetin e tij kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjeve, dhe me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribuon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqerisë kosovare me vlerat evropiane. Oda Ekonomike e Kosovës është burim i besueshëm i informatave për ndërmarrjet kosovare si dhe për ndërlidhjen me partner ndërkombetar, analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bën ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Ka shtrirje ne te gjitha rajonet kryesore te Kosoves.Ne baze te ligjit mbi OEK-un, anetaresimi ne OEK eshte vullnetar.

“GREE Versati IV 16 kW – Lider absolut në tregun e Kosovës.”
09/10/2026

“GREE Versati IV 16 kW – Lider absolut në tregun e Kosovës.”

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit i OEK-ut pjesë e sesionit rajonal në StambollTribunali i Përhershëm i Arbitrazhit i...
09/10/2026

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit i OEK-ut pjesë e sesionit rajonal në Stamboll

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit i Odës Ekonomike të Kosovës mori pjesë në sesionin rajonal “ADR Center: Business Development & Financial Sustainability”, të mbajtur në Stamboll, me organizimin e Programit për Zhvillimin e së Drejtës Tregtare (CLDP) të Departamentit Amerikan të Tregtisë.

Sesioni mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe profesionistë nga vende të ndryshme për të shkëmbyer përvoja dhe praktika në fushën e arbitrazhit dhe zgjidhjes alternative të kontesteve.

Pjesëmarrja kontribuoi në shkëmbimin e përvojave për forcimin e kapaciteteve të arbitrazhit dhe zhvillimin e mekanizmave më efikasë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve afariste.

OEK vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të CLDP-së në avancimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale në këtë fushë.

Faleminderit komunave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës për kontributin në Anamorava Economic Forum 2026!Oda Ekonomike e...
09/10/2026

Faleminderit komunave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës për kontributin në Anamorava Economic Forum 2026!

Oda Ekonomike e Kosovës falënderon komunat e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës për bashkëpunimin dhe kontributin në organizimin e Anamorava Economic Forum 2026, të mbajtur më 8 tetor në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, prezantuan potencialin ekonomik, mundësitë zhvillimore dhe përparësitë e komunave që përfaqësojnë.

Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Drejtoritë për Zhvillim Ekonomik të tri komunave, përmes pjesëmarrjes në panelin e diskutimit, ku u trajtuan mundësitë për investime, projektet konkrete dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale, bizneseve dhe investitorëve.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat është i rëndësishëm për shfrytëzimin e potencialit ekonomik të Anamoravës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.

ANAMORAVA ECONOMIC FORUM 2026 | Kapitali i diasporës, potenciali i Anamoravës 🤝Në Gjilan u mbajt Forumi Ekonomik Anamora...
08/10/2026

ANAMORAVA ECONOMIC FORUM 2026 | Kapitali i diasporës, potenciali i Anamoravës 🤝

Në Gjilan u mbajt Forumi Ekonomik Anamorava 2026, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, me mbështetjen e Caritas Switzerland dhe Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, si dhe me sponsorizimin e Vali Ranch Resort dhe PriBank.

Forumi solli bashkë institucione, biznese, akademinë, investitorë dhe përfaqësues të diasporës, me një qëllim të përbashkët: të identifikohen mundësi konkrete për investime dhe partneritete të reja në Anamoravë.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, theksoi se diaspora duhet parë jo vetëm si burim i remitencave, por si investitor dhe partner biznesi, që sjell kapital, përvojë, teknologji dhe lidhje me tregjet evropiane.

Në fokus ishte edhe Platforma B2B Kosovë–Diasporë, përmes së cilës u zhvilluan takime mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës, duke krijuar hapësirë për bashkëpunime dhe investime konkrete.

Në forum morën pjesë edhe rektore e Universitetit “Kadri Zeka”, Fitore Malaj, ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, zëvendësministri Jeton Mehmeti, si dhe kryetarët e komunave të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.

Kapitali i diasporës është jashtë, potenciali i Anamoravës është këtu. Detyra jonë është t’i bashkojmë këto dy forca. – Lulzim Rafuna

📌 Bëhuni pjesë e Platformës B2B Kosovë–Diasporë:
b2b.oek-kcc.org

FORUMI EKONOMIK ANAMORAVA 2026 | Bizneset, investimet dhe partneritetet e rejaËshtë mbajtur Forumi Ekonomik Anamorava 20...
08/10/2026

FORUMI EKONOMIK ANAMORAVA 2026 | Bizneset, investimet dhe partneritetet e reja

Është mbajtur Forumi Ekonomik Anamorava 2026, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, me mbështetjen e Caritas Switzerland dhe Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, si dhe me sponsorizimin e Vali Ranch Resort dhe PriBank.

Në fokus të forumit ishte Platforma B2B Kosovë–Diasporë, e cila u prezantua si një mundësi për të afruar bizneset vendore me kompanitë e diasporës.

Gjatë forumit u zhvilluan edhe takime B2B mes bizneseve, me synim krijimin e partneriteteve të reja, rritjen e bashkëpunimit dhe nxitjen e investimeve në Kosovë.

📌 Regjistrohuni në Platformën B2B Kosovë–Diasporë dhe gjeni mundësi të reja bashkëpunimi:
b2b.oek-kcc.org

PO NDODH TANI 📍 | Përlepnicë, Gjilan – Vali RanchKa nisur “Anamorava Economic Forum 2026”, një takim që sjell bashkë biz...
08/10/2026

PO NDODH TANI 📍 | Përlepnicë, Gjilan – Vali Ranch

Ka nisur “Anamorava Economic Forum 2026”, një takim që sjell bashkë bizneset, investitorët dhe përfaqësuesit institucionalë për të diskutuar mundësitë e reja për investime dhe zhvillim ekonomik të Anamoravës.

53 EKZAMINUES NË KOMPANI CERTIFIKOHEN SIPAS STANDARDEVE TË DIHK-sëOda Ekonomike e Kosovës organizoi ceremoninë e ndarjes...
07/10/2026

53 EKZAMINUES NË KOMPANI CERTIFIKOHEN SIPAS STANDARDEVE TË DIHK-së

Oda Ekonomike e Kosovës organizoi ceremoninë e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit që përfunduan me sukses trajnimin dhe certifikimin “Trajner i Trajnerëve” për Ekzaminues në Kompani.

Programi u realizua me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, përmes GIZ Kosova, dhe në bashkëpunim me AHK, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale të mentorëve dhe ekzaminuesve në kompani.

Në kuadër të programit, 53 kandidatë nga kompani dhe institucione të ndryshme u certifikuan sipas standardeve të DIHK-së, duke dëshmuar kompetencat e tyre për mentorim dhe vlerësim praktik të nxënësve në vendin e punës.

Ky certifikim kontribuon në rritjen e cilësisë së vlerësimit praktik dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës, në kuadër të sistemit dual të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

OEK falënderon Qeverinë Gjermane, GIZ Kosova, AHK-në, kompanitë pjesëmarrëse dhe të gjithë kandidatët për kontributin në zhvillimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe në avancimin e arsimit profesional në Kosovë.

RAFUNA URON PRESIDENTEN SHIROKA-PULA🇽🇰Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka uruar Presidenten e Republ...
06/10/2026

RAFUNA URON PRESIDENTEN SHIROKA-PULA🇽🇰

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, për detyrën e re.

“Urimet më të përzemërta për një zonjë të nderuar, me bagazh të çmuar intelektual. Me Presidenten Shiroka-Pula kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë edhe gjatë kohës sa ajo drejtonte Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe interesit të vendit”.

Ju priftë e mbara, Presidente!

DY DITË PARA KONFERENCËS PËR INVESTIME NË ANAMORAVË📍 Përlepnicë, Gjilan | Vali Ranch
06/10/2026

DY DITË PARA KONFERENCËS PËR INVESTIME NË ANAMORAVË
📍 Përlepnicë, Gjilan | Vali Ranch

BËHU INSTRUKTOR I SHOFERËVE!Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, organizon ...
06/10/2026

BËHU INSTRUKTOR I SHOFERËVE!

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, organizon trajnim profesional për “INSTRUKTOR I SHOFERËVE”
Kushtet për pjesëmarrje në trajnim:

Kandidati duhet të jetë së paku 25 vjeç;
Të ketë të përfunduar arsimin e mesëm;
Të posedojë patentë shofer të kategorisë B së paku 5 vite;
Të mos jetë i dënuar për vepra penale me më shumë se 6 muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
Të posedojë certifikatë mjekësore.

📍 Vendi i trajnimit: Oda Ekonomike e Kosovës, kati 1, Salla A2
📅 Fillimi i trajnimit: Me formimin e grupit
👥 Numri i pjesëmarrësve: i limituar

Aplikoni tani:
Formulari online: https://forms.cloud.microsoft/e/36kVKU32s4?origin=lprLink

Dokumentet e kërkuara mund t’i dërgoni edhe në email: [email protected]

Address

Nenë Tereza, Nr. 20 Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda Ekonomike e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Oda Ekonomike e Kosovës:

Shortcuts

Share