21/10/2026
PO PRA! TANI NË RADHË JANË PUNËTORËT!
Pasi që me qumështin nuk ju “doli”, tani po tentoni ta provoni fatin me punëtorët! Por as kërcënimet, as shantazhet dhe as lojërat e lodhta nuk do t’ju çojnë askund.
Të dashur palmorë, kthehuni te fermat dhe te qumështi i Kosovës, sepse e ardhmja e industrisë së qumështit është te qumështi vendor, jo te vaji i palmës!
Thuhet se rreth 200 punëtorë rrezikojnë të largohen nga puna, gjoja për shkak të ndalimit të vajit të palmës.
Pas “tepricave” të qumështit, tani po flitet edhe për “teprica” punëtorësh!
Por kush po ju ndalon të prodhoni me qumështin e fermave vendore?
Fermerët dhe punëtorët nuk e kanë fajin!
VAJI I PALMES NUK KTHEHET MĒ KURRE NĒ FABRIKAT E PĒRPUNIMIT TĒ QUMĒSHTIT.
Viktimizimi nuk duhet të përdoret si mbulesë për vazhdimin e përpunimit të vajit të palmës në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Shoqata e Qumështoreve ngre shqetësimin se prodhimet me vaj palme po vazhdojënē nē mënyrë të fshehtë,Prodhohen fshehtas ne terr dhe sh*ten në treg.
Prandaj, kërkohet ndërhyrje institucionale dhe zbatim i plotë i vendimit të MB-së.
THIRRJE AUV-it!
Zbatoni vendimin e Ministrisë së Bujqësisë me përpikëri, pa kompromis dhe pa standarde të dyfishta. Siguria ushqimore, mbrojtja e konsumatorëve, mbijetesa e fermave dhe investimet vendore nuk mund të sakrifikohen për interesa të ngushta financiare.
Vendimi ekziston dhe duhet të zbatohet. Rikthimi i vajit të palmës në fabrikat e qumështit nuk duhet të jetë opsion.
Palmorë, lërini anash kërcënimet dhe shantazhet! Askush nuk ju ndalon të punoni me qumështin e Kosovës!
Bashkohuni dhe deklaroni hapur:
HEQIM DORË NGA VAJI I PALMËS PËRGJITHMONË, PËR JETË E MOT!
Ndërsa operatorët që nuk përdorin vaj palme duhet të distancohen publikisht nga kjo praktikë, sepse konsumatorët kanë të drejtë ta dinë se kush qëndron pas produkteve që blejnë.
E ARDHMJA E INDUSTRISË SË QUMËSHTIT NË KOSOVË ËSHTË QUMËSHTI VENDOR, JO VAJI I PALMËS!