21/06/2026
“Një verë veneciane” që tashmë flet edhe në shqip, e ka sjellë në Kosovë shkrimtarin italian, Francesco Rapazzinin, si mysafir nderi të edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit. Në romanin e tij nuk është Venecia e turistëve, por qyteti i banorëve të saj, i lojërave të rinisë, i sekreteve të vogla dhe i një kohe që sot duket e largët. Kësisoj, shndërrohet edhe në elegji për të kaluarën që po zhduket. Rapazzini ringjall Venecian e humbur, por këtë di ta bëjë me tis humori
Midis zhurmës së stendave dhe ritmit të edicionit të 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, një copëz e Venecias së viteve ’70 ka zbarkuar në kryeqytet. Shkrimtari Francesco Rapazzini, i lindur në Itali dhe që punon e vepron në Francë, është takuar me lexues e shkrimtarë vendorë për ta promovuar romanin e tij “Një verë veneciane”, të përkthyer në shqip. Rrëfimi është i ndërtuar mbi kujtesën, miqësinë dhe periudhën e brishtë të jetës kur njeriu nis të zbulojë veten. Rapazzini është mysafir nderi i Panairit të sivjetmë.
Midis zhurmës së stendave dhe ritmit të edicionit të 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, një copëz e Venecias së viteve ’70 ka zbarkuar në kryeqytet. Shkr