INSID - Institute for Security, Integration and Deradicalization

INSID - Institute for Security, Integration and Deradicalization INSID addresses violent extremism, islamophobia and other intolerant views; while intervening in supporting affected individuals and communities.

THIRRJE QEVERISË SË KOSOVËSSHBA-ja dje hoqi shtetin e Sirisë përfundimisht nga lista e shteteve sponsorizuese të terrori...
25/08/2026

THIRRJE QEVERISË SË KOSOVËS

SHBA-ja dje hoqi shtetin e Sirisë përfundimisht nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, duke i dhënë kështu shtysën vendimtare në përmirësimin e raporteve të shtetit të Sirisë me SHBA-në dhe Perëndimin.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Brendshme, duhet të ndërmarrë hapin tjetër urgjent për të pasuar SHBA-në në këtë vendim dhe për të treguar orientimin tonë gjeopolitik.

Kosova duhet urgjentisht ta delistojë nga lista e zezë e organizatave terroriste organizatën e HTSH-së, përkatësisht ish-Al-Nusra, dhe të gjithë pjesëtarët shqiptarë të saj që kanë operuar në kuadër të Xhematit Alban.

1. Historia ka dëshmuar që populli sirian dhe HTSH-ja, përkatësisht Xhemati Alban, kanë bërë luftë të drejtë çlirimtare.
2. Shteti i Sirisë e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran.
3. SHBA-ja dhe e gjithë bota perëndimore e kanë delistuar HTSH-në dhe i kanë hequr sanksionet Sirisë, dhe njëjtë duhet të rreshtohet edhe Kosova.

Today, I authorized the formal rescission of Syria’s designation as a State Sponsor of Terrorism (SST), following the conclusion of the mandatory 45-day Congressional notification period. I have also delisted Hay’at Tahrir al-Sham’s (HTS) designation as a Specially Designated Global Terrorist ...

U.S. Immigration and Customs Enforcement has detained a 55-year-old Staten Island cab driver and father of three who spe...
21/08/2026

U.S. Immigration and Customs Enforcement has detained a 55-year-old Staten Island cab driver and father of three who spent two years operating undercover inside al Qaeda for American intelligence, apprehending him right at the front desk of a New Jersey immigration facility while he was updating his documents.
Blerim Skoro arrived at the Elizabeth immigration office alongside his spouse, Susan, on August 3. According to her account, agents swarmed him, pulled him into a private room, and transported him away.
"I never thought they were going to betray me like this," Skoro stated during a phone conversation from the Elizabeth Detention Center. "Please, if I die, I should die in this country so my kids can bury me."
Declassified and heavily censored FBI documentation from 2004 identifies Skoro as a confidential source in a probe focused on Osama bin Laden, characterizing portions of his intelligence as "reliable" and "actionable," which featured specifics regarding a Syrian militant camp. He initiated his cooperation while completing a narcotics sentence, after extremists in the facility befriended him and the CIA, according to his account, leveraged that connection post-9/11.
He anticipated a shortened prison term. Instead, he faced deportation to Kosovo in 2007, at which point he claims the CIA instructed him to pe*****te al Qaeda networks throughout the Balkans. His clandestine operations spanned from 2007 to 2009 across Lebanon, Jordan, Pakistan, and Egypt.
During 2009, he reports welcoming Brooklyn terror suspect Betim Kaziu into his Kosovo residence and covertly notifying his contact with the location. Authorities apprehended Kaziu carrying a fi***rm, bullets, and explosives, leading to a 27-year prison sentence. An email from September 2009, originating from the individual Skoro designates as his CIA handler, states: "I was very glad to see our friend Kaziu is now back in the States."
His identity was compromised. Following an assassination attempt where he sustained a gunshot wound to the leg, he returned to the United States unlawfully in 2014.
During November 2022, a federal magistrate prohibited authorities from expelling him back to Kosovo under the Convention Against Torture, highlighting the severe danger that he would face capture, torture, and ex*****on. Legal counsel asserts that ICE was legally required to secure judicial authorization prior to any removal effort, which they failed to do.
"They betrayed him. He's done his time. He almost lost his life, and nobody gives a s**t," Susan Skoro expressed.

=================================

Përforcuesi i amerikan ndaj imigrimit dhe doganës "ICE" sapo ka arrestuar një burrë i cili kaloi dy vjet i fshehur brenda al Kaedës për llogari të qeverisë amerikane — ndërsa qëndronte në tavolinën e pritjes të një zyre imigracioni në Nju Xhersi duke ripërtërirë dokumentet e tij.

Blerim Skoro, 55 vjeç, taksist nga Staten Island dhe baba i tre fëmijëve, u paraqit në zyrën e imigracioni në Elizabeth më 3 gusht me bashkëshorten e tij, Susan, në krah. Ajo thotë se agjentët u vërsulen atij, e futën me dhunë në një dhomë dhe më pas e dërguan me makinë.

"Nuk e mendova kurrë se do të më tradhtonin kështu" u shpreh Skoro gjatë një telefonate nga Qendra e Paraburgimit në Elizabeth. "Ju lutem, nëse vdes, duhet të vdes në këtë vend që fëmijët e mi të mund të më varrosin"

Dosjet e FBI-së të vitit 2004, të redaktuara rëndë, e renditin Skoron si informator në një hetim që kishte në shënjestër Osama bin Laden, duke përshkruar disa nga informacionet që ai u dha si të "zbatueshme" dhe "të besueshme", përfshirë detaje për një kamp stërvitor sirian. Ai filloi bashkëpunimin ndërsa po vuante një dënim për trafik droge, pasi radikalët islamikë në burg e pranuan atë dhe CIA, siç thotë ai, iu afrua pas 11 Shtatorit për të përdorur atë qasje.

Ai priste një dënim të reduktuar. Në vend të kësaj, u dëbua në Kosovë në vitin 2007, dhe thotë se CIA më pas i tha të infiltronte al Kaedën nga Ballkani. Ai punoi në fshehtësi nga viti 2007 deri në 2009 përmes Libanit, Jordanisë, Pakistanit dhe Egjiptit.

Në vitin 2009, thotë ai, ai priti në apartamentin e tij në Kosovë të dyshuarin për terrorizëm nga Bruklini, Betim Kaziu, dhe telefonoi fshehurazi kontaktin e tij me adresën. Kaziu u arrestua me një pushkë, municione dhe granata, dhe u dënua me 27 vjet burg. Një email i shtatorit 2009 nga njeriu që Skoro e identifikon si drejtuesin e tij të CIA-s shkruan: "U gëzova shumë kur pashë se miku ynë Kaziu është kthyer tani në Shtetet e Bashkuara."

Mbulesa e tij u zbulua. Ai u qëllua në këmbë gjatë një tentative atentati dhe rihyri në SHBA në vitin 2014.

Në nëntor të vitit 2022, një gjykatës federal ndaloi qeverinë ta kthente atë në Kosovë sipas Konventës Kundër Torturës, duke përmendur rrezikun se ai do të kapej, torturohej dhe vritej. Avokatët e tij thonë se ICE kishte nevojë për lejen e një gjykatësi përpara se ta dëbonte dhe nuk e mori kurrë atë.

"Ata e tradhtuan. Ai e ka shlyer dënimin e tij. Ai gati humbi jetën e tij, dhe askujt nuk i plas" tha Susan Skoro.

Nëse i vlerësoni postimet e mia, do të dohej shumë nëse do të ndiqni faqen time. Faleminderit që jeni këtu.

The Trump administration is trying to deport a self-described CIA spy who won permission to live in the U.S. by helping convict terrorists.

20/08/2026

Thirrje për qytetarët

Të nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar bashkëkombës shqiptarë, kudo që jetoni,

Ju lusim përzemërsisht që të na e dërgoni çdo material që përmban çfarëdo lloj fjalori fyes, që nxit urrejtje, që bën thirrje për dhunë dhe vrasje, e që vjen nga cilido grupacion, qofshin këta Lëvizja e Deçanit, Ajo për Rikthim, apo cilido individ a grupacion tjetër.

Ju lutemi që materialet të na i dërgoni si screenshot, mundësisht edhe përmes mesazheve private, dhe, nëse është e mundur, t’ua bashkëngjitni edhe linkun përkatës.

Mendojmë se duhet, si shoqëri, të bëjmë çmos që të mos t’u jepet hapësirë grupeve dhe individëve që kanë agjendë për cenimin e sigurisë nacionale.

Send a message to learn more

Thirrje Publike për Institucionet e SigurisëINSID qëndron fuqishëm në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të nj...
27/07/2026

Thirrje Publike për Institucionet e Sigurisë

INSID qëndron fuqishëm në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë lirinë e besimit dhe ushtrimit të fesë, si dhe në promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në Republikën e Kosovës.

Njëkohësisht, ne kundërshtojmë pa kompromis çdo formë të ekstremizmit, radikalizmit, gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës, pavarësisht nga përkatësia ideologjike, politike apo fetare.

Me shqetësim të thellë kemi vërejtur se gjatë muajve të fundit është intensifikuar gjuha fyese, denigruese, përçarëse dhe ekstremiste e drejtuar kundër komunitetit mysliman në Kosovë. Konsiderojmë se deklarimet publike që përbëjnë nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit mbi baza fetare duhet të hetohen nga Prokuroria dhe, aty ku ekzistojnë elementet e veprës penale, të ndiqen në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, kërkojmë nga organet kompetente të drejtësisë dhe sigurisë që të zhvillojnë hetime të plota dhe të pavarura lidhur me aktivitetin, deklaratat dhe veprimtarinë e Lëvizjes për Rikthim, Lëvizjes Shqiptaria, Lëvizjes së “Deçani”, si dhe të individëve, analistëve dhe mediave që kanë kontribuar në përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe cenimin e tolerancës ndërfetare, me qëllim të përcaktimit të përgjegjësisë së tyre ligjore.

Qëndrimi ynë është se, nëse gjatë hetimeve dhe procedurave ligjore vërtetohet se Lëvizja për Rikthim, Lëvizja Shqiptaria dhe Lëvizja e “Deçani” kanë zhvilluar veprimtari që përmbush kriteret ligjore për organizata terroriste ose organizata që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, atëherë autoritetet kompetente duhet të kërkojnë shpalljen e tyre si organizata terroriste dhe ndalimin e veprimtarisë së tyre, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

15/03/2026

Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, po përballet me akuza të reja se ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave në vitet 1980, pasi n

11/11/2025

Meqenëse SHBA-ja hoqi dënimin prej 10 milionësh për ish-komandantin e Al Nusra-s, më vonë të njohur si HTS, tashmë president i zgjedhur i Sirisë së Lirë;
meqenëse HTS dhe të gjithë pjesëtarët e saj u hoqën nga listat e zeza si organizatë dhe si individë të një organizate që më parë cilësohej terroriste — duke filluar nga vendimi pothuajse unanim në OKB, me nismën e SHBA-së;
meqenëse SHBA-ja, OKB-ja, Britania e Madhe dhe, së shpejti, e gjithë Bashkimi Europian i kanë hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe udhëheqësve kryesorë sirianë;
meqenëse Siria, zyrtarisht, është anëtari më i ri i koalicionit global kundër DAESH.

Kosova, si shtet i vogël dhe i orientuar kah SHBA-ja dhe Perëndimi, duhet patjetër të ndërmarrë të njëjtët hapa ndaj HTS-së si organizatë dhe të heqë nga listat e kërkimit të gjithë anëtarët shqiptarë të saj, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që nga fillimet e revolucionit sirian. Po ashtu, ata kanë merita të pakontestueshme për shkak të rolit që kanë pasur gjatë revolucionit dhe pozitës së tyre aktuale brenda pushtetit të ri në Siri, përfshirë kontributin e tyre në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria.

Shumica e pjesëtarëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e Al Nusra-s dhe HTS-së kanë udhëtuar në Siri shumë kohë përpara se të miratohej ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, prandaj si të tillë duhet të përjashtohen nga ndjekja penale.

Gjithashtu, pjesëtarët e HTS-së kanë pasur gjithmonë përballje të drejtpërdrejta luftarake me IS-in, prandaj gjykimet, dënimet, listimet, ndjekjet penale dhe akuzat e përbashkëta me këtë organizatë janë padrejtësi e thellë dhe gabim që tashmë e ka dëshmuar si historia, ashtu edhe aktualiteti politik. Ndjekja penale ndaj tyre është e pakuptimtë dhe në kundërshtim të plotë me orientimin gjeopolitik të Kosovës.

Për këtë arsye, dekriminalizimi i pjesëtarëve të HTS-së është një domosdoshmëri politike, një hap drejt forcimit të sigurisë dhe riintegrimit të plotë të këtyre individëve, të cilët për një dekadë të tërë janë akuzuar, ndjekur, paragjykuar e gjykuar padrejtësisht.
Është koha që shteti dhe shoqëria jonë të korrigjojnë gabimet e bëra ndaj tyre.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when INSID - Institute for Security, Integration and Deradicalization posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share