Federata e Shenjetarise Sportive e Kosoves

Federata e Shenjetarise Sportive e Kosoves Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Federata e Shenjetarise Sportive e Kosoves, Non-Governmental Organization (NGO), Pristina.

Federata e Shenjëtarisë Sportive, e Kosovës është pjesë e lëvizjes olimpike në Kosovë, si organizatë gjithëpërfshirëse dhe e pandashme e sportit të shenjëtarisë.

🏆 KAMPIONATI I KOSOVËS 2026 – REZULTATETFederata e Shënjetarisë Sportive e Kosovës, në kuadër të kalendarit zyrtar të ga...
01/10/2026

🏆 KAMPIONATI I KOSOVËS 2026 – REZULTATET

Federata e Shënjetarisë Sportive e Kosovës, në kuadër të kalendarit zyrtar të garave, organizoi Kampionatin e Kosovës 2026, ku sportistët nga klubet pjesëmarrëse garuan në disiplinat me pushkë serike, pushkë standarde dhe pistoletë standarde.

Pas përfundimit të garave, u arritën këto rezultate:

🎯 PUSHKË SERIKE – PIONIER FEMRA

Feroza Ismajli – Hajvalia – Vendi i dytë – 149 rrathë
Flodina Ismajli – Hajvalia – Vendi i tretë – 118 rrathë

🎯 PUSHKË SERIKE – PIONIER MESHKUJ

Hamëz Berisha – 16 Qershori – Vendi i dytë – 134 rrathë
Ermir Shaqiri – Laffa HBM – Vendi i tretë – 49 rrathë

🎯 PUSHKË SERIKE – JUNIOR/ Senior FEMRA

Melisa Vehapi – Dardania – Vendi i parë – 139 rrathë
Mihane Kosumi – Dardania – Vendi i dytë – 132 rrathë
Dina Ibrahimi – Dardania – Vendi i tretë – 57 rrathë

🎯 PUSHKË SERIKE – JUNIOR MESHKUJ

Mustafa Shaqiri – Laffa HBM – Vendi i parë – 111 rrathë
Haris Shaqiri – Laffa HBM – Vendi i dytë – 73 rrathë
Bahtiar Shaqiri – Laffa HBM – Vendi i tretë – 45 rrathë

🎯 PUSHKË SERIKE – SENIOR MESHKUJ

Zijadin Bunjaku – Zenel Hajdini – Vendi i parë – 170 rrathë
Lekë Nela – Zenel Hajdini – Vendi i dytë – 149 rrathë
Habib Ademi – Trigger – Vendi i tretë – 137 rrathë

🎯 PUSHKË STANDARDE – PIONIER MESHKUJ

Dielli Avdiu – Katana – Vendi i dytë – 531,3 rrathë
Leon Sopjani – Katana – Vendi i tretë – 514,1 rrathë

🎯 PISTOLETË STANDARDE – FEMRA

Mirsade Kuliqi – Policia e Kosovës – Vendi i dytë – 516 rrathë
Mrika Kllokoqi-Rama – Dardania – Vendi i tretë – 454 rrathë

🎯 PISTOLETË STANDARDE – MESHKUJ

Nexhat Sahiti – Katana – Vendi i parë – 561 rrathë
Haki Rraci – Katana – Vendi i dytë – 521 rrathë
Sabri Krasniqi – Dardania – Vendi i tretë – 519 rrathë

🎯 PUSHKË STANDARDE – FEMRA- Junior/ Senior

Dhurata Ibrahimi – Katana – Vendi i parë – 613,4 rrathë
Urata Rama – Anamorava – Vendi i dytë – 602,6 rrathë
Diellza Lluga – Dardania – Vendi i tretë – 602 rrathë

🎯 PUSHKË STANDARDE – MESHKUJ

Drilon Ibrahimi – Polici – Vendi i parë – 613,6 rrathë
Petrit Abdyli – Zenel Hajdini – Vendi i dytë – 613,4 rrathë
Ndriçim Rraci – Katana – Vendi i tretë – 606,5 rrathë

Pas përfundimit të garave dhe shpalljes së rezultateve, Kryetari i FShSK-së, z. Hazrolli, mbajti një fjalë rasti, ku foli për rëndësinë e Kampionatit të Kosovës, duke vlerësuar sportistët për pjesëmarrjen, angazhimin dhe rezultatet e arritura. Ai falënderoi gjithashtu klubet, trajnerët dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e Kampionatit.

🏅 Në fund, për sportistët më të mirë u ndanë certifikata dhe shpërblime, në shenjë vlerësimi për rezultatet e arritura.

👏 Federata e Shënjetarisë Sportive e Kosovës uron të gjithë sportistët për rezultatet dhe i falënderon për pjesëmarrjen dhe paraqitjen e tyre në Kampionatin e Kosovës 2026.

🇽🇰🎯 Federata e Shënjetarisë Sportive e Kosovës – FShSK

KUPA “DITA E POLICISË SË KOSOVËS” 🇽🇰Federata e Shenjëtarisë së Kosovës, në kuadër të kalendarit të saj të garave për vit...
12/09/2026

KUPA “DITA E POLICISË SË KOSOVËS” 🇽🇰

Federata e Shenjëtarisë së Kosovës, në kuadër të kalendarit të saj të garave për vitin 2026, organizoi garën tashmë tradicionale Kupa “Dita e Policisë së Kosovës”, e cila mbahet për nder dhe në kujtim të policëve të rënë në krye të detyrës.

Kryetari i Federatës, Gëzim Hazrolli, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj gare, vazhdimin e traditës së saj, si dhe respektin dhe mirënjohjen për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.

Në emër të Policisë së Kosovës, të pranishmëve iu drejtua Togere Lavdije Raci, e cila përshëndeti organizimin e garës dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Pas përfundimit të garës u arritën këto rezultate:

PUSHKË SERIKE

Pionier – Meshkuj

1. Anuar Rama – Dardania – Rrathë: 114
2. Hamëz Berisha – 16 Qershori – Rrathë: 101
3. Emir Shaqiri – Laffa HBM – Rrathë: 69

Pionier – Femra

2. Feroza Ismajli – Hajvalia – Rrathë: 152
3. Flodina Ismajli – Hajvalia – Rrathë: 117

Junior – Meshkuj

1. Haris Shaqiri – Laffa HBM – Rrathë: 97
2. Batiar Shaqiri – Laffa HBM – Rrathë: 92
3. Mustafa Shaqiri – Laffa HBM – Rrathë: 85

Senior – Meshkuj

1. Besim Paçarizi – Policia e Kosovës – Rrathë: 164
2. Jeton Hasani – Policia e Kosovës – Rrathë: 156
3. Zijadin Bunjaku – Zenel Hajdini – Rrathë: 154

Senior – Femra

1. Armela Lahu – Anamorava – Rrathë: 126
2. Mihane Kosumi – Dardania – Rrathë: 106
3. Dina Ibrahimi (Junior) – Dardania – Rrathë: 47

PUSHKË STANDARDE

Pionier – Meshkuj

2. Dielli Avdiu – Katana – Rrathë: 553.6
3. Leon Sopjani – Katana – Rrathë: 544.1

Senior – Femra

1. Dhurata Ibrahimi (Junior) – Katana – Rrathë: 606.7
2. Urata Rama – Anamorava – Rrathë: 603.10
3. Diellza Lluga – Dardania – Rrathë: 589

Senior – Meshkuj

1. Drilon Ibrahimi – Polici – Rrathë: 617
2. Petrit Abdyli – Zenel Hajdini – Rrathë: 614.3
3. Ndriçim Raci – Katana – Rrathë: 598.7

PISTOLETË STANDARDE

Senior – Meshkuj

1. Nexhat Sahiti – Katana – Rrathë: 564
2. Haki Rraci – Katana – Rrathë: 526
3. Safet Vehapi – Polici – Rrathë: 516

Në përfundim të garës u bë ndarja e shpërblimeve për sportistët më të mirë, sipas rezultateve të arritura në disiplinat dhe kategoritë përkatëse.

Federata e Shenjëtarisë së Kosovës falënderon Policinë e Kosovës, klubet, sportistët, gjyqtarët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj gare tradicionale.

Lavdi dhe respekt i përjetshëm për policët e rënë në krye të detyrës! 🇽🇰

27/08/2026
🇽🇰 Nexhat Sahiti përfundon garën në vendin e 12-të në Taranto 2026Shenjëtari ynë Nexhat Sahiti përfaqësoi Kosovën në dis...
27/08/2026

🇽🇰 Nexhat Sahiti përfundon garën në vendin e 12-të në Taranto 2026

Shenjëtari ynë Nexhat Sahiti përfaqësoi Kosovën në disiplinën 10m Pistoletë Ajrore, në kuadër të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Sahiti e përfundoi garën në vendin e 12-të nga gjithsej 21 garues, duke grumbulluar 568 pikë. Rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për kualifikim në finale, ku avancuan tetë garuesit më të mirë.

Në të njëjtën disiplinë, dje Kosovën e përfaqësoi edhe Diellza Lluga, e cila gjithashtu përfundoi paraqitjen e saj pa arritur të sigurojë kualifikimin në finale.

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës 🇽🇰 uron sportistët tanë për përfaqësimin dhe angazhimin në Taranto 2026.

🇽🇰🎯 LOJËRAT MESDHETARE – TARANTO 2026Kosova po përfaqësohet në shenjëtari sportive në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 ng...
27/08/2026

🇽🇰🎯 LOJËRAT MESDHETARE – TARANTO 2026

Kosova po përfaqësohet në shenjëtari sportive në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 nga sportistët tanë Diellza Lluga dhe Nexhat Sahiti, nën kujdesin e Kryetarit të Federatës dhe trajnerit të ekipit, z. Gëzim Hazrolli.

Pas paraqitjes së Diellza Llugës në garën e Pushkës Ajrore 10 m, në poligon u paraqit Nexhat Sahiti.

🎯 Nexhat Sahiti – Pistoletë Ajrore 10 m
📅 27 gusht 2026
🕙 Ora 10:15
📍 Torricella F. Albano

Nexhatit i dëshirojmë shumë sukses dhe rezultat sa më të mirë në përfaqësimin e Kosovës! 🇽🇰

Forca Kosovë! 🇽🇰🎯

PËRMBYLLET ME SUKSES KAMPI PËRGATITOR PËR LOJËRAT MESDHETARE – TARANTO 2026Me përfundimin e ditës së shtatë, Federata e ...
12/08/2026

PËRMBYLLET ME SUKSES KAMPI PËRGATITOR PËR LOJËRAT MESDHETARE – TARANTO 2026

Me përfundimin e ditës së shtatë, Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës përmbylli me sukses Kampin Përgatitor për Lojërat Mesdhetare – Taranto 2026, të realizuar me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Gjatë shtatë ditëve të kampit, Nexhat Sahiti – Pistoletë 10 m dhe Djellza Lluga – Pushkë 10 m zhvilluan një program intensiv përgatitor, me fokus në ngritjen e nivelit teknik, përqendrimin, stabilitetin dhe qitjet kontrolluese në kushte të përafërta me ato të garës.

Nën drejtimin e Gëzim Hazrollit, Kryetar i FSHSK-së dhe njëherazi trajner i ekipit kombëtar, programi u përcoll në vazhdimësi përmes analizave individuale dhe vlerësimit të rezultateve. Në përmbyllje, Hazrolli shprehu kënaqësinë me punën dhe progresin e arritur, duke falënderuar sportistët për seriozitetin, disiplinën dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë kampit.

Në aktivitetin përmbyllës ishin të pranishëm edhe Sekretari i FSHSK-së, Baki Azemi, si dhe zyrtari i Poligonit të Shenjtarisë Sportive, Safet Vehapi, të cilët përgëzuan sportistët për punën e bërë dhe u dëshiruan suksese në sfidën e tyre të radhës.

Me rastin e përfundimit të kampit, Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës ndau certifikata për sportistët Nexhat Sahiti dhe Djellza Lluga, ndërsa certifikatë mirënjohjeje iu nda trajnerit Gëzim Hazrolli për angazhimin dhe kontributin profesional gjatë programit përgatitor.

Federata falënderon Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen në realizimin e kampit dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e tij.
Tashmë fokusi është te Taranto 2026, me besim në punën e bërë dhe me synimin për një përfaqësim sa më të denjë të Republikës së Kosovës.

Suksese Nexhatit dhe Djellzës!

PËRMBYLLET ME SUKSES KAMPI PËR ZHVILLIMIN DHE PËRGATITJEN E TALENTEVE TË RINJ PËR GARA NDËRKOMBËTAREMe përfundimin e dit...
12/08/2026

PËRMBYLLET ME SUKSES KAMPI PËR ZHVILLIMIN DHE PËRGATITJEN E TALENTEVE TË RINJ PËR GARA NDËRKOMBËTARE

Me përfundimin e ditës së shtatë, Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës përmbylli me sukses Kampin për Zhvillimin dhe Përgatitjen e Talenteve të Rinj për Gara Ndërkombëtare, të realizuar me mbështetjen e TEB Bank.

Gjatë shtatë ditëve, sportistët zhvilluan një program intensiv stërvitor, me fokus në përmirësimin e teknikës, stabilitetit, përqendrimit dhe qitjeve kontrolluese. Rezultatet përfundimtare dëshmuan progres të dukshëm, ku secili sportist shënoi rritje personale në performancën e qitjes krahasuar me fillimin e kampit.

🎯 Sportistët pjesëmarrës:
• Dielli Avdiu
• Leon Sopjani
• Odiar Azemi
• Feroza Ismajli
• Flodina Ismajli
• Orik Feka

Në ceremoninë përmbyllëse, krahas sportistëve dhe trajnerit, të pranishëm ishin edhe Sekretari i FSHSK-së, Baki Azemi, zyrtarja administrative Greta Vokrri dhe punëtori teknik i Poligonit, Safet Vehapi.

Gjatë fjalës përmbyllëse, Kryetari i FSHSK-së dhe njëherazi trajneri i kampit, Gëzim Hazrolli, falënderoi sportistët për disiplinën, angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë programit, si dhe të gjithë akterët që kontribuuan në realizimin e kampit.

Hazrolli theksoi se është jashtëzakonisht i kënaqur me performancën dhe progresin e arritur, duke veçuar faktin se secili sportist ka treguar avancim individual dhe rritje të rezultateve në qitje gjatë shtatë ditëve të punës.

Në përfundim, FSHSK ndau certifikata për të gjithë sportistët pjesëmarrës, në vlerësim të përfundimit me sukses të programit, ndërsa certifikatë mirënjohjeje iu nda edhe trajnerit Gëzim Hazrolli për kontributin profesional dhe udhëheqjen e kampit.

Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës shpreh mirënjohjen për TEB Bank për mbështetjen e këtij projekti dhe kontributin në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e talenteve të rinj.

Shtatë ditë punë, progres individual dhe një hap tjetër drejt së ardhmes së shenjtarisë sportive të Kosovës.

DITA E GJASHTË E KAMPIT PËRGATITOR – TARANTO 2026Vazhdon puna intensive në kuadër të Kampit Përgatitor për Lojërat Mesdh...
10/08/2026

DITA E GJASHTË E KAMPIT PËRGATITOR – TARANTO 2026

Vazhdon puna intensive në kuadër të Kampit Përgatitor për Lojërat Mesdhetare – Taranto 2026, organizuar nga Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës, me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në ditën e gjashtë, Nexhat Sahiti – Pistoletë 10 m dhe Djellza Lluga – Pushkë 10 m, zhvilluan seanca në kushte të simuluara të garës, me fokus në qëndrueshmërinë, përqendrimin dhe kontrollin e performancës.

Nën drejtimin e trajnerit të ekipit kombëtar dhe njëherazi Kryetarit të FSHSK-së, Gëzim Hazrolli, po bëhen analizat dhe përmirësimet e fundit teknike, me synim arritjen e formës sa më të mirë para sfidës së Taranto 2026.

Çdo stërvitje, çdo analizë dhe çdo rezultat është një hap më afër përfaqësimit sa më dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Falënderojmë Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen në realizimin e këtij kampi përgatitor.

DITA E GJASHTË E KAMPIT PËR ZHVILLIMIN DHE PËRGATITJEN E TALENTEVE TË RINJPas pesë ditëve intensive të punës, sot ka vaz...
10/08/2026

DITA E GJASHTË E KAMPIT PËR ZHVILLIMIN DHE PËRGATITJEN E TALENTEVE TË RINJ

Pas pesë ditëve intensive të punës, sot ka vazhduar dita e gjashtë e Kampit për Zhvillimin dhe Përgatitjen e Talenteve të Rinj për Gara Ndërkombëtare, organizuar nga Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës, me mbështetjen e TEB Bank.

Në këtë fazë të kampit, fokusi është vendosur në simulimin e kushteve të garës, qitjet kontrolluese dhe vlerësimin e progresit të arritur nga secili sportist. Të rinjtë po tregojnë përkushtim dhe avancim të vazhdueshëm nga dita në ditë.

Nën drejtimin e trajnerit dhe njëherazi Kryetarit të FSHSK-së, Gëzim Hazrolli, puna po vazhdon me analiza individuale dhe udhëzime profesionale për secilin sportist.

🎯 Dielli Avdiu
🎯 Leon Sopjani
🎯 Odiar Azemi
🎯 Feroza Ismajli
🎯 Flodina Ismajli
🎯 Orik Feka

Investimi në talentet e rinj është investim në të ardhmen e shenjtarisë sportive të Kosovës.

Falënderojmë TEB Bank për mbështetjen e këtij programi dhe kontributin në zhvillimin e brezit të ri të sportistëve.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Shenjetarise Sportive e Kosoves posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata e Shenjetarise Sportive e Kosoves:

Shortcuts

Share